Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar sot qytetarët në Lezhë.
Në një postim në Facebook pas takimeve të zhvilluara në Lezhë, Basha shkruan se sot lezhianët i thanë se kanë zgjedhur shpresën mbi frikën.
Kryedemokrati shprehet se qytatarët e Lezhës janë tashmë të bashkuar për t’ua kthyer Shqipërinë qytetarëve të saj.
“Sot, qindra qytetarë të Lezhës na pritën për të na thënë se ka ardhur koha për ndryshim! Sot, qytetarët lezhjanë na thanë se kanë zgjedhur shpresën mbi frikën, bashkimin mbi përçarjen.
Sot, ata e thanë me plot gojën se ne tashmë jemi bashkuar për t’ua kthyer Shqipërinë qytetarëve të saj. Për të dhënë mesazhin e fuqishëm se ndryshimi po vjen në Shqipëri dhe Shqipëria fiton!”- shkruan Basha.
h.b/dita

Sa te jet gjall Berisha dhe Basha asnje shpres nuk ka PD-ja. Ajo kurre nuk vjen ne pushte me keto zullume qe i mka bere popullit.!
Gjume te embel Lulshalngjiturit….
Leshjanet t’i kemi falur O Lul,
Shkoder , Kukes , Tropoje i ka te sigurta Drakula i Vicidolit.