Nga dita e hënë Italia do të përjetojë një mbyllje në pjesën më të madhe të rajoneve, dhe kjo fundjavë u perceptua nga popullsia si një mundësi lirie që mund të mos përsëritet për disa kohë.
Parqet, sheshet si dhe restorantet në lokalitetet turistike ishin të mbushura, edhe pse deri diku ende në respektin e distancimit social, ashtu si dhe u regjistruan radhë në supermarkete dhe bare, të cilësuara nga ekspertët si të panevojshme dhe të rrezikshme, nga momenti që nuk do të mbyllen edhe në vijim.
Të shumtë përfituan për një shopping edhe në dyqanet e tjera, veçanërisht ato të veshjeve, por edhe të berberëve dhe spa-ve, që do të mbyllen në 10 rajone dhe 2 provinca të cilësuara si zona të kuqe, në karantinë.
h.b/dita
