Temperatura të ulta, reshje shiu e dëbore, kjo javë sjell ‘mot dimri’ në pranverë

J L

Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, java që vjen, duket se do të sjellë me vete mot dimri.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo javë do të ndikohet kryesisht nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të ftohta, të cilat do të sjellin ulje të temperaturave si dhe reshje shiu e bore.

Dita e hënë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet deri mesatar.

Në verilindje- lindje në lartësitë mbi 500-600 metra, në jug-juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra, do të ketë reshje bore me intensitet deri mesatar.

Dita e martë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat, në orët e mesditës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje të izoluara shiu dhe bore.

Dita e mërkurë dhe e enjte parashikohet të ketë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Reshje shiu me intensitet të ulët si dhe në lartësinë mbi 300-400, në pjesën më të madhe të vendit, reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët.

Dita e premte parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira më të përqëndruara në veri dhe përgjatë relieveve malore. Në veri reshje shiu e bore të izoluara.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *