Britania detyron me ligj prodhuesit të zgjasin jetëgjatësinë e pajisjeve elektroshtëpiake

time

Elektroshtëpiaket prishen shpejt dhe për to nuk ka pjesë këmbimi. Një ankesë që nuk ngjan të jetë vetëm në anët tona, por edhe në një vend të zhvilluar si Britania e Madhe. Aq sa ka shtyrë ligjvënësit të miratojnë me ligj të drejtën e konsumatorëve për të riparuar mallrat që blejnë.

Kështu kompanitë do të detyrohen të prodhojnë pjesë këmbimi me synim që jetëgjatësia e produkteve të rritet deri në 10 vjet duke kursyer 75 stërlina në vit përgjithnjë.

Rregullat e reja parashikohet të reduktojnë me 1.5 milionë tonë të mbetjeve elektrike që gjenerohen çdo vit në Britani, duke shmangur kështu një problem serioz me ndotjen.

Në dukje një problem disi në periferi të vendimmarrjes, por që në tërësinë e vet konstituon një sfidë, për të cilën nuk ka zgjidhje optimale.

Kryetari i Komitetit për Kontrollin Mjedisor në Parlament, Philip Dunne ka folur për një cunami të mbetjeve elektrike, çka na sjell ndërmend se çdo të thotë makina elektrike në këtë kontekst.

 

i.b. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Bravo, si Gjermania shume vite me pare. Shkelqyer sa na mbyten shkencetaret dhe politikanet flliqsira te natyres. I ka zene halli se pervec zhvillimit duhet te gjejne zgjidhje per riciklimin e plehrave pa fund. Na mbyten.

  • Te gjitha keto jane tymnaje per mashtrimin e qytetareve . Mjafton te marrish shembull Windows- in , qe nxori jashte perdorimit me qindra ,milione kompjutera , duke mos mbeshtetur me tej Windows 7 – en e shume programe te tjera , per te kuptuar se si “lulezon” jeta ne xhungel !
    Te gjitha frekuencat televizive sot ne bote taksohen rende , duke filluar nga modemi per dekodifikimin e sinjalit televiziv e keshtu me radhe .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *