Dy muaj pasi kishte nisur të botonte gazetën e tij Albania, Faik Konica shkruan një editorial të mllefosur. Po e sjellim sot të plotë për lexuesit e DITA, marrë nga “Faik Konica Vepra 3” Botimet Dudaj përgatitur nga prof.Nasho Jorgaqi:
“…Ç’është liria? – Më mbetet pakë kohë akoma. Dua të marr shpatën, t’u çanj kokën gomarëve, edhe, në vënt të tmerit, të kllas këtë: ç’është liria? Të mos të kisha nisur këtë fletën (vaftë në djall!) s’do të humbja kokën time të mësonj gomarëve ç’është liria?
Dy muaj janë që u nis kio punë dhe që tani jam lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë të shesë pleh njeriu se të nis punë për shqiptarët. Janë nj’a 50 shqipëtarë që kuptojnë ç’është liria: ata nukë më shkrojtin gomarërira. Se dinë që ësht’ i lirë njeriu të thotë si e ka në funt të shpirtit. Po të tjerët janë gomarë, dhe, si të shtyp 12 numëra; mbas fjalës që dhaçë, a e dini ç’kam për të bërë?
Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut, në vend që të mbanj të përkohëshmen; më mirë të shesë mut njeriu, se të shkrojë për shqipëtarët.
Gomarëve pra le të përpiqem akoma njëherë t’u mbush kokën me këtë: Ç’është liria? Liria është të mundet njeriu: 1) të besojë ç’i do zëmbëra; 2) të thotë ç’i do zëmbëra; 3) të shkrojë ç’i do zëmbëra; 4) të bëjë ç’i do zëmbëra, veç ato që janë kundrë lirisë tjatëri njeriu.
Shqipëtarët më të shumtë janë shpirtrobër. Unë thom: “Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkrojnë që feja ësht’ e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja”. Dhe kur më dërgojnë artikëlla për të lëvduar ferat, i shtyp (i botoj) se s’kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë shkronj që më vjen për të vjellur për çdo fe, ata shpirtrobërit më thëresin: “S’të lëshojmë lirinë të shaç ferat!” S’më lëshoni të shaj ferat? Por unë, shpirtrobër, pse u lëshonj lirinë t’i lëvdoni ferat? A kini, në mos fillosofi, pakëzë mënt për të kuptuar që fjala juaj është fjalë gomari?
Vëllezër shqipëtarë! Mjaft vojti e gjora Shqipëri jetën e kurmit, duhet dhe ajo të nisjë tani të rrojë jetën e mëndes (La vie intellectuelle). Jeta e mëndes është të hapim të tërë zëmbërat t’ona, të flasim vëllezërisht njëri kundër fjalët tjatërit, të kuvëndojmë si njerëzit e qytetëruar qi mlidhen të lëftojnë me fjalë për ideat e tyre.
Mos besoni se kshu do të largonemi njëri-tjatërit! Përkundrë, do të qasemi më shumë, se do të njihemi më mirë, s’do të kemi mendime të fshehura, dhe do të kuptojmë që të tërë jemi të lidhurë me dy lidhje të arta: dëshërimi i Vërtetës e dëshërimi i Shqipërisë.
Për të qënë e mirë e përkohëshmja (gazeta), duhet të jetë si Pazar, – nji Pazar ku gjenden njerëz të pasur, njerëz të varfër, gra, burra, djem, të krishterë, muslimanë, të pafe, të tërë tok, dhe, duke kuvënduar, miren vesh për mbrothësin’ e punërave të tyre.
“Albania”, 1897

Gjeni je o Zot,gjeni!
Sikur ta kete shkrojtur ne 1941,sikur ta kete shkrojtur ne 1981,sikur ta kete shkrojtur nme 2021,prape e ka vleren njesoj.
Gjynah qe lindi princ i nje populli skllav.
Demo eshte e kote te humbesh kohen me shqiptaret. Por ja qe Konica dhe ne te tjeret.lindem te mallkuar se kudo qe vemi koken e kemi mbrapa. Jo se duam diçka nga Shqiperia jone, por se duam diçka Per Shqiperine. Ama sa me shume kalon koha “gomeret” veç shumohen. Smund te thuash diçka tjeter se menjehere gomeret te quajne armik, antishqiptar,kolaboracionist,tradhetar,shpellar e ku di une. Pse per ata ,ata jane Shqiperia, vetem ata. Dhe pastaj qahen se Shqiperia s’ecen,rrudhet e mpaket. Ne fillim te perzene dhe pastaj te quajne tradhetar qe e le Shqiperine. Ti punon e te quajne budalla,ti vjedh e te quajne te zote. Ti sillesh me edukate e te quajne te rrjedhur, ti i thyen ne dru e te thone bos. Çdo gje kokeposhte. Mallkim i rende na rene.
Berati, asnje popull ne Bote nuk ka lindur i ditur, i kulturuar apo dashamires. Te gjitha jane pasoja te historise se zhvillimit shoqeror. Arsyeja perse Shqiperia dhe shqiptaret mbeten pas, eshte pikerisht nga ajo qe thua “eshte e kote te humbesh kohen me shqiptaret”. Perse popujt tane fqinj jane teper me te zhvilluar se ne? Pasi kane patur universitete qe ne shek. 19, kane folur lirisht gjuhen e tyre, kane shprehur lirisht mendimin e tyre, besimin e tyre. Asnje prej ketyre aspekteve baze te formimit kulturor dhe intelektual te nje shoqerie nuk i eshte lene popullit shqiptar. Ne kohen e turkut, kur Greqia hapi universitetin e saj, neve na u ndalua te flsinim dhe mesonim gjuhen Shqipe. Na u ndalia liria e fjales, liria e besimit dhe ndergjegjes. Gjate kohes se komunizmit, e njejta gje. Indoktrinim i popullsise, ndalimi i fjales se lire, ndergjegjes dhe fese. Atehere si mund te presesh qe populli shqiptar te jete sot intelektual, i kulturuar dhe dashamires per lirine kur per preza te tere (gati 2 shekujsh) kane qene aspak te tille! Konica ishte ne kohen e fundit te perandorise Osmane dhe fillimit te mbreterise Shqiptare. Ishte koha kur Shqiperia mund te hidhte syte nga kultura Evropiane, dhe Konica kete kerkonte. Por mos shih vetem aspektin negativ. Duhet vullnet dhe dashamiresi per te perparuar ne menyre qe dhe shoqeria jone te eci perpara. Fatkeqsisht, sot nuk gjen dot libra dhe programe rigoroze neper institucionet arsimore shqiptare, mbetet studimi individual si shpetimi i shoqerise… vecse por te shprehemi dhe qete dhe te jemi me te gatshem te ndihmojme njeri – tjetrin. Tung!
Prape turku na e ka fajin? Prape Zogu na e ka fajin? Gjithmone te tjeret na e kane fajin? Po ne? Àaa ne jemi te mire. Ne jemi engjej.Ata kishin shkolla e ne jo. Mos valle te kesh shkolla eshte nje karakter natyral i popujve? Te ishte se ishim andej nga mesi Azise edhe mund te justifikiheshim por jemi dy hapa karg Europes. Por jo ne nuk duam driten. Ne duam erresiren,maskarallikun, kafsherine. Ti pyet pse popujt perreth jane shume para nesh? Pikesrisht se jane popuj.
Ti ike dhe i bere mutin Shqiperise dhe gazetes,por mut nuk shite se e drodhe me mbretin zogj.
Kurse keta te sotmit ,jo qe nuk ikin por vazhdojne vjedhjet dhe shtojne vilat dhe florinjte dhe mutin po na e japin ne me garuzhde.
Jane keta qe shajne bllokmenet se hanin mish patallona dhe pinin shume kafe,kurse keta neobllokmenet harxhojne ne dite sa harxhonin ata ne nje vite.
Kishim nje biro politike,sot kemi 140 deputet e 140 parti qe po e vjedhin e plackisin vendin me keq nga pushtusit
Madheshtor ky shkrim,filozofi dhe realitet i gjalle deri me sot!
Pikerisht kete shpirtROBERI te shqiptareve kane studiuar te gjithe sundimtaret e ketij vendi, prandaj prej 30 vjetesh e gjithe bota tallet hapur me ne se tani jemi te LIRE ne demokraci!
Dhe nuk kane faj,se kur kete gje e pranojme vete ne shqiptaret,cfare faji paskan edhe te huajt?
I zoti i shtepise e di ne se kane te ushqehen,vishen e mbathen familjaret e tij e jo fqinjet!
“Rrezoni komunizmin,na thane,se per 3 qameti 6 muaj do beheni si Zvicera,se vaporret e demokracise presim te mbushur plot matane detit!
Te luftojme komunizmin,ulurinin dhe ulurijne edhe sot ish burgaxhinjte e djeshem (shumica hajdute dhe pederaste),se pastaj fillon parajsa!
Dhe vertet “parajsen” e pruri i pari Sali Berisha duke lulezuar piramidat financiare,ku njerezit nuk mendonin te punonin,por te numeronin kestet dhe interesat e milionave te hedhura ne keto piramida!
U harruan hallet ne ato vite,aq sa edhe i vdekuri lihej vetem se do merreshin kestet e radhjes!
Nuk kishte me ne klube as semundje,as varferi,as korrupsion,as grabitje pronash etj,por vetem…KESTET e Rrapushit!
Oh sa te lumtur ishin njerezit atehere!
Por shpejt i doli kallaji kesaj lumturie fallco dhe prej atehere shumica e shqiptareve nuk pame me gezim!
Gjysma e popullit ka ikur nga syte kembet,prinderit kane mbetur dhe vdekur vetem pa femiojet prane,jane shtuar pleqte qe nuk shetisin nipat e mbesat,por qente e macet etj!
Propaganda gebelsiane mburr sukseset e mahniteshme te cdo qeverie,luksin e madh te oligarkeve,biznesmeneve turli lloj,shtimin cdo dite te vrasesve me pagese,mbushur emisionet televizive me turli lloj bukuroshjesh,qe aftesine e vetme kane shalet dhe siset e nxjerra ne shesh,numerimin e dashnoreve, resortet e shtrenjta turistike ku shkojne tere vitin etj,por shumica e shqiptareve nuk kane buke te hane per darke!
U be cfare u be,por keta shqiptare te varfer ne kulm,prap nuk arriojne te reagojne per te ndryshuar realitetin!
Se u nisem ne 90-ten te gjithe njelloj,pra me rroga shteti e kooperative,por sot nje grusht cubash zoterojne miliarda,ndersa 700 mije pensioniste nuk arrijne te hipin ne urban se vajtje ardhje kushtojne biletat 800 leke,sa dy dite buke,gje qe nuk ia vlen!
Shkon shqiptari ne nje zyre shteti apo bashkie te ankohet per nje padrejtesi,por jo vetem nuk e pret njeri,por i tregojne dyert e gjykates!
Dhe ky popull,qe ka 30 vjet i SHJTYPUR dhe i SHFRYTEZUAR deri ne palce nga sundimtaret akoma mashtrojne veten se “JEMI NE TRANZICION”!
Po cfare tranzicioni qenka ky,sikur po vinim nga Lufta Boterore?
Si qenkemi ne tranzicion kur e gjithe pasuria kombetare u grabit dhe u shkaterrua nga sundimtaret e radhesw,ndersa militantet shpirt rober i ndiqnin nga pas si DELE?
Mire Berishen,qe duhej te ishte prej vitesh ne burg,por ky kryetari i te MAJTEVE,pra fukarenjve,idealisteve etj si doli kaq antishqiptar?
E filloi sundimin e tij me sloganet mashtruese “Bashkeqeverisje me qytetaret”,”Shqiperia qe duam”,”Deputeti qe duam” etj!
Dhe si per te na mbushur mendjen tone hodhi ne perdorim sloganet gebelsiane se “Rama ka punuar me shume se para ardhesit e tjere”, se”Si Rama nuk ka njeri sot”,”Ne PS nuk ka njeri me te zotin se Rama” etj
Dhe kulmi i te gjithe kesaj maskarade ishte kur Rama de3klaroi pa pike turpi e pa pike frike se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane e nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
Mire barktharet e tru shplaret,qe nuk reaguan fare pas kesaj deklerate antikombetare dhe kriminale,por as mjeshtrat e analizes dhe opinionit,qe mbushin oret e emisioneve televizive dhe as gazetat nuk thane qofte edhe nje fjale se “Ndale,o z.kryeminister,cfare po derdellit?
Per derisa korrupsionin e bejne qeveria,bashkite etj,pra politikanet,si nuk qenkan pra HAJDUTET kokat e korrupsionnit?
Kemi 30 vjet qe derdellitiom per vjedhje votash,per deputete te zgjedhur kokerr me kokerr nga kryetaret e partive e jo nga populli,por as kush nuk reagoi fort,kur Rama dhe Berisha ndryshuan Kushtetuten ne 2008 dhe 2020 dhe me 25 prill do votojme per jeniceret e Rames,Berishes,Metes etj!
Po kur tha Rama se “Shqiptaret nuk kane vuajtur per buken e gojes qe nga koha e Skenderbeut”,si nuk reagoi asdnje nga mijra te pa buke?
Pa bere shume politike,por shpirt roberia e shqiptareve duket edhe ketu:
–Sot faturat e UKT na thone se po na furnizojne me uje te pijshem,por te gjithe e dime se ai eshte uje i PA PIJSHEM dhe se ujin e pijshem e blejme me shpenzime shtese!
Pra bashkia na mashtron ,mpor askush nuk ngre zerin!
Nuk mjafgtohet me kaq UKT-ja,por edhe kete ujin e piste na e shet me nje cmim 8 here me te shtrenjte se sa cmimi i energjise elektrike,kur dihet se kosto e prodhimit dhe importit te saj eshte shume me e larte se e ujit!
Pra i bie qe per ujin shqiptaret paguajne me shume se sa per dritat dhe asnje nuk reagon!
Por cudia me keto fatura vazhdon akoma,se pervec mashtrimit dhe xhvatjes ne cmime,pensionisteve ua xhatin akoma pensionin qesharak duke u marre edhe TVSH prej 20% te shumes ne faturat e ujit dhe dritave!
Dhe kjo behet kur per 8 vjet Rama nuk ka rritur ASNJE LEK pensionet?
Mire qe leke per te rritur pensionet nuk paska,por per te na i marre me keto forma hajdute me TVSH etj,pse na i xhvat?
Dhe vjen puna,qe ne kete maskarallik te qeverive eshte futur edhe e gjithe media,qe te lejon ta shashe kryeministrin me liber shtepie,por kurresesi me fakte dhe argumente!
E dukeshme eshte kjo gje, po te akuzosh kryebashkiakun Veliaj per korrupsion,etj se as komentin nuk ta botojne!
Paguan populli miliona leke ne muaj per pastrimin e mjedisit,qe nenkupton se duhet pastruar qe nga hyrja e pallateve,por kjo nuk ndodh!
Pastrohen formalisht rruget kryesore dhe askusdh nuk i kontrollon se pronaret e tyre ua klane mbyllur gojen bashkise etj me miliona,per deri sa nuk kontrollojne!
Kulmi fare eshte se qytetet gdhihen ne mengjes me plehra,se pastyrimi behet diten e jo naten,se pastrimi akoma behet me dege zhuke si ne 1945-sen etj!
Te shkretet pensioniste nuk kane ne blloqet e tyre te banimit nje stol per t’u ulur,nje tavoline te luajne domino etj!
Periferite e Tiranes nuk jane si GETO,se nuk kane as cerdhe,kopshte,lulishte,kende lojrash e sportive,hekur e paralele gjimnostikore etj,por kur vjen puna qe shtohen kriminelet,harrojne se krimi lind pikerisht ne GETO,se kur femoijet dhe rinia nuk kane asnje ambient te argetohen ,te pushojne,biblioteke etj,doemos qe do behen kontigjent i krimit te organizuar!
Por njerezit sot jane ndare ne dy kampe armike,si militante te dy partive,ne kembim te nje vendi pune me cdo kusht moral apo ryshfet!
Dhe kur vjen per te reaguar para zgjedhjkeve,shumica e shqiptareve ngushellophen se nuk gjejne rruge tjeter pervec se te zgjedhin midis dy te keqinjve!
Pra jane dorezuar,sepse ASKUSH nuk u jep nje alternative te re!
Dhe militantet e PS-se ne vend qe te kuptojne se Rama eshte antishqiptar i rrezikshem,akoma luten se “Po iku Rama do vije Basha”!
Ky eshte shpirt ROBERUARI shqiptar!
Dhe kete shpirt roberi mund ta vini re edhe nga heshtja e komentuesve rreth atyre qe thote Konica,por edhe ato,qe komentoj une!
O heshtin fare,o fillojne e te shajne,o moderatori te bllokon komentet,per te krijuar idene se lexuesve nuk u bejne pershtypje cfare thua!
Rebus. Kjo qe ke shkruar meriton te botohet editorial me vete. Asnje presje nuk i heq. Historia e Shqiperise ne 100 vitet e fundit.
…bravo realist se per kete teme juve qe besoni ne zot(me zhvillim te vonshem mendor), keni qene shume “tolerante”..…
Gjeniale ajo e F.Konices kur thote: “Po kur une shkronj, qe me vjen per te vjellur per cdo fe, ata shpirtroberit me therresin.. S’te leshojme LIRINE TE SHAC FERAT”..!!!
Kjo o REALIST mesjetar nuk te shkund nga vendi,….”cu duhet juve shkolla dhe dija, ato i dime ne te gjitha”…kuran e bibel do tua lexojme ne arabisht dhe greqisht qe jane “gjuhet e zotit”, mesa duket “zoti”nuk i njihte Shqipetaret……keshtu therrisnin hoxhallaret dhe prifterinjte dikur, dhe keshtu do tu therresin atyre Shqipetareve qe ne vend te trurit kane miza ….bravo qe ne 2021 je afer me “zotin” akoma…
Faik Bej!
Ti nuk linde për të shitur fekale, por që të na japësh mend: dje, sot, e ndoshta dhe nesër…
Për sa kohë do të mbetemi gomerë, ti s’ke për të vdekur kurrë.
Mjaft aktuale edhe sot! Me duket se edhe zenia e sotme ne Elbasan e idioteve, e provon kete!
Kujt ia thua o Nol! Kam tërë kohës që jap fakte që s’ka Zot, në fcb, te gazeta Dita, etj. Por gomerët gomerë ngelen, sharlatanët sharlatanë, nuo e duan të vërtetën dhe lirinë, e maksimumi të botojnë gjysëm të vërtetën dhe pastaj të çensurojnë (siç bëri Dita pasi fillova shkrova gjysmën tjetër të së vërtetës fetare). Pale komentuesit pastaj nëpër forume që hidhen si qenëg e të shajnë po iu the të vërtetën mbi broçkullat fetare. Se mos vetëm për fenë! Efhe po iu the të vërtetën mbi mashtrimet dhe broçkullat e partisë të hidhen si qenër të tërbuar. Popull gomarësh!
Kujt ia thua o Nol! Kam tërë kohës që jap fakte që s’ka Zot, në fcb, te gazeta Dita, etj. Por gomerët gomerë ngelen, sharlatanët sharlatanë, nuo e duan të vërtetën dhe lirinë, e maksimumi të botojnë gjysëm të vërtetën dhe pastaj të çensurojnë (siç bëri Dita pasi fillova shkrova gjysmën tjetër të së vërtetës fetare). Pale komentuesit pastaj nëpër forume që hidhen si qenër e të shajnë po iu the të vërtetën mbi broçkullat fetare. Se mos vetëm për fenë! Edhe po iu the të vërtetën mbi mashtrimet dhe broçkullat e partisë të hidhen si qenër të tërbuar. Popull gomarësh!
Kujt ia thua o Nol! Kam tërë kohës që jap fakte që s’ka Zot, në fcb, te gazeta Dita, etj. Por gomerët gomerë ngelen, sharlatanët sharlatanë, nuk e duan të vërtetën dhe lirinë, e maksimumi të botojnë gjysëm të vërtetën dhe pastaj të çensurojnë (siç bëri Dita pasi fillova shkrova gjysmën tjetër të së vërtetës fetare). Pale komentuesit pastaj nëpër forume që hidhen si qenër e të shajnë po iu the të vërtetën mbi broçkullat fetare. Se mos vetëm për fenë! Edhe po iu the të vërtetën mbi mashtrimet dhe broçkullat e partisë të hidhen si qenër të tërbuar. Popull gomarësh!
ti mendon se ata qe besojne ne zot nuk jane te lire?ata qe kane zgjedhur te besojne Zotin kane prova qe Ai ekziston. nuk e keni ju monopolin e te vertetes. liri do te thote te respektosh lirine e tjetrit
I thane dikur,para 90-tes humoristit durrsak Fadil Hasa shokes se “Si shume del nga skjenari me fjalor jo etik,se do ta hash nje dite”!
Dhje Fadili iu pergjigj:
-Sa te kem kete fare spektatori,qe i ha llogjet e mija edhe une do jem ne rregull”!
Pra jemi ne shqiptaret shpirtrober,pra qe i nenshtrohemi cubit,bajrakjtarit,punedhenesit,shefit,kryetarit te partise etj,prandaj dhe bejne keshtu te gjithe politikanet!
“Po iku Rama do vije Basha”- tmerrohen rilindasit dhe nuk u shkon nder mend qe ta shporrin Ramen kur perdor fjalor rrugacesh,kur nxjerr gjuhen opozitareve,kur fyen pensionistet,fukarenjte etj!
Pra tani nuk e ka njeri mendjen tek atdheu,tek Shqiperia,por te PARTIA!
Sidoqofte,kjo gje nuk u falet aspak te gjithe atyre shqiptareve,qe kane qene qofte edhe per pak kohe jashte shtetit,vecanerisht ne SHBA,qe kane pare me syte e tyre se cdo te thote SHTET LIGJOR dhe DEMOKRACI!
oooo shtet
Dum baben dmth sali trapin
O miri,kelysh i Berishes!
Te jesh kunder Rames,nuk do te thote se je pro Berishes!
Une jam kunder te dy paleve,se jane te dy kriminele qe kane shtypur dhe shfrytezuar popullin!
Se kush do vije pas shporrjes se tyre, e zgjidh koha pas kesaj!
Faik Bèj Konica mbi “Muhaxhirët”!
Ketu ma poshte mund te lexojme nji shkrim te vogel te Faik Bèj Konices të shkruem nr.8 faqe 121 të Revistes “Albania” që publikohej në Bruksel në vitin 1901.
Ai shkrim ka titullin “MENDIME TE VOGLA” ku flet mbi “Muhaxhiret” .
Bashkangjitun transkriptimi ne gjuhen e sotme shqipe dhe nji fotokopja e ketij shkrimi:
Muhaxhirët!
E THASHE edhe tjater herë: per mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët.
Muhaxhirë u thomi atyre muhamedanve që, duke lënë vendin e tyre, erthnë të zënë vent në Shqipëri. Ka muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia, edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica edhe nga Ulqini.
Të qè se këta Shqiptarë të kishin ardhur ndër né per mall te Shqipërisë, fort bukur. Po jo! Ata erthnë se i mori malli i minareve. Shqipërinë e shesin per një pesëshe, e veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”.
Se të kishin ardhur per mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kunder të gjithve per të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….balten e tyre permi mesalle!
Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!
(Ketu jepet edhe fotografija ne nr.8 faqe 121 të Revistes “Albania” që publikohej në Bruksel në vitin 1901.)
https://revistadrini.info/faik-bej-konica-mbi-muhaxhiret-ne-revisten-albania-qe-publikohej-ne-bruksel-ne-vitin-1901/
ti mendon se ata qe besojne ne zot nuk jane te lire?ata qe kane zgjedhur te besojne Zotin kane prova qe Ai ekziston. nuk e keni ju monopolin e te vertetes. liri do te thote te respektosh lirine e tjetrit
Me ben pershtypje Konica, me shkrimet e tij, jane gjithmone me sharje dhe fyerje per Shqiptaret.
Nuk kam lexuar ndonje gje qe te me bej krenar apo optimint prej tij.
Vetem sharje…, dhe disa frymezohen nga ofendimet e tij.
Une mendoj qe nje njeri qe e shikon vetem te zi panoramen, duket e ka pasur shpirtin e zi..
E po keta jemi ne.U perpoqen te na ndronin fe ,zakone ,gjuhe por nuk u realizua.Kjo tregon qe ne kemi disa gene te vecanta ,ndonese shajme e mallkojme vehten tone,jeten tone ,qahemi dhe perseri mbijetojme ne gjuhe e zakone kudo qe ka shqiptare.
P Piloooo!
Hoxha te sheron me nuska.
Prifti me uje te bekuar.
Sharlatanet me sherbet.
Konica mbante ne dore bisturine e kritikes se rrepte,per ti hequr qelbin e anadolloit ketij populli.
Bisturia dhemb.
Faik Bèj Konica, Mit’hat Bej Frashëri dhe Profesor Sami Repishti mbi pushtimin turk-osman.
Ja se si shprehen tre intelektualë patriotë shqiptarë në lidhje me pasojat e pushtimit turk:
1- Faik bèj Konica:
“E thashë edhe tjatër herë: për mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët”.… Ata “Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë…. baltën e tyre përmbi mësallë! Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshtër e i ndyrë, i dërgojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!”
2- Mit’hat bèj Frashëri:
“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.”
3- Profesor Sami Repishti:
“… Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botës Perëndimore iu mbyll Shqiprisë pikërisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes europiane) dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të Rè me nji etje jashtëzakonisht te madhe per njohuni të reja, për hapsina dhe nji botë të rè me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kërkues e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atè të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europës, që po rilindte në Perëndim….“.