NDODH SËRISH! Rasti i gjashtë pas pesë rasteve të Tiranës, një 24-vjeçar i prekur nga Covid hidhet nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit

time

Një 24-vjeçar i prekur nga Covid është hedhur nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit.

Siç raportojnë gazetarët lokalë i riu është në gjendje kritike për jetën.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se 26-vjeçari me iniciale H.P po kurohej në banesën e tij, por kishte shkuar në spital me të atin për të bërë analizat.

Për një moment ai i ka ikur të atit nga vëmendja dhe është hedhur nga kati i trete i spitalit.

Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues.

Elbasani shënon sot rastin e gjashtë.

Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid.

n.s. / dita

Share This Article
8 Comments
  • Ka mundesi qe ambienti te jete si ne birucat e Bastijes dikur, dhe rendimi i menjehershem psikollogjik behet i pakontrollueshem! Per ta kuptuar kete rendim psikollogjik e psiqik, shkoni ne kohen e veres tek biblioteka e qytetit te Kavajes, ku do te hyni ne nje ndertese si labirinth e me korridore te ngushte, sa do t’ju merret fryma dhe do te mendoni se po futeni ne nje furre per tu pjekur!

  • Rasti i 6-te i ikjes nga “Shendetesia falas”, nepermjet vetvrasjes!
    Askund ne glob nuk ndodh kjo, eshte eksluzivisht fenomen Made in Rilindja!
    Le te dale tani Manastirleshja ta tregoje kete si sukses te qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *