Një sherr banal mes të rinjve në qytetin e Kavajës ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta ku si pasojë ka mbetur i vrarë një i ri.
Sipas NEWS24, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Kavajë pranë ish-Fabrikës së Qelqit, sot rreth orës 20:30 minuta.
Si pasojë e përdorimit të mjeteve prerëse, si thika e biçakë, ka mbetur i vrarë Artur Kollçaku, ndërsa janë dërguar në spitalin e Durrësit, tre persona të tjerë, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar më urgjencë në spital nga shokët e tyre, ndërkohë që policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Leave a Comment
