“Pse nuk flasin arbitrat?!”, Mou: Pjesa e parë blozë, më keq vetëm penalltia

time

Tottenham nuk ia doli të marrë pikë në derbin e Londrës kundër Arsenalit. Ekipi i Mikel Artetës fitoi 2-1 me përmbysje falë penalltisë së kthyer në gol nga Lacazette, në një sfidë ku Erik Lamela realizoi një eurogol dhe u largua me karton të kuq në pjesën e dytë, teksa “miqve” iu anulua një gol i Harry Kane.

Trajneri i Spurs, Jose Mourinho dhuroi spektaklin e radhës në prononcimin për mediat, duke mos i kursyer akuzat për lojtarët e tij dhe arbitrin e ndeshjes, i cili i akordoi një penallti Arsenalit në minutën e 64-t.

Është për të të ardhur keq që arbitrat nuk flasin kurrë pas ndeshjes. Unë mendoj se luajtëm shumë keq në pjesën e parë, 1-1 nuk ishte rezultat i drejtë për 45 minutat e para. Na mungoi intensiteti dhe presingu, nuk luajtëm një futboll ofensiv. Vetëm Lucas po tentonte të sulmonte.

Lojtarët u fshehën, pjesa e parë ishte shumë e keqe. Vetëm penalltia e Arsenalit ishte më e keqe sesa pjesa jonë e parë. Në 45 minutat e dyta u përmirësuam. Më pas vjen pjesa e arbitrave, nuk e kuptoj pse nuk japin kurrë konferenca për shtypin“, theksoi Mourinho.

i.b. / dita

Share This Article
1 Comment
  • Jose eshte tranieri me kot ne bote! Vazhdon te luaje ne mbrojtje te mos pesoje gol dhe perdor kundersulmin! Ky eshte nje sistem i vjeter qe nuk pelqehet me nga futboll dashesit! Eshte loja qe te kenaq e pastaj sigurisht rezultati por Mournje s’ka asnjeren!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *