Sot Rexhep Selimi mbush 50 vjeç!
Rexhep Selimi është ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, më pas aktivist, politikan dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ka lindur më 15 Mars 1971 në Aqarevë, Skenderaj. Shkollimin fillor e kreu në Klinë, të mesmin në QAMO “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Studimet universitare i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.
Rexhep Selimi është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Më 28 Nëntor 1997 ka bërë paraqitjen e parë publike të UÇK-së. Në 1998 ka qenë drejtues i Drejtorisë së operacioneve në SHP të UÇK-së.
Më pas, Selimi ka qenë Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së. Gjatë viteve 1999- 2000 ka qenë Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Nga viti 2000 deri në 2003 Rexhep Selimi ka qenë Komandant i Akademisë së Mbrojtjes dhe Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës në TMK.
Rexhep Selimi ka gradën gjeneral major.
Në vitin 2010 i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe zgjidhet deputet i Lëvizjes. Gjatë mandatit 2011-2014 ka qenë anëtari i Komisionit parlamentar për Siguri, Punë të mbrendshme dhe mbikqyrje të FSK-së.
Gjendet i ndaluar në Hagë në pritje të gjykimit politik bashkë me drejtuesit dhe themeluesit e UÇK.
DITA i uron edhe 100 dhe rikthim sa më të shpejtë në lirinë për të cilën luftoi e sakrifikoi, pranë familjes, miqve dhe interesave të Kosovës.
d.a. / dita

Edhe 100-të vite të tjera komandant! Tradhëtarët e kombit të tradhëtuan, jo populli. Fakti që je atje tregon se je shqiptar trim dhe burrë i ndershëm. Lavdi luftës për liri! Rroftë kombi Shqiptar!
BIOGRAFIJA NUK TA HJEK PERGJEGJESINE PENALE.
Te presim vendimin e gjykates.
Pergjegjesia e sateme.
Serbofil plehre.
Cfare duhet te benin djemte dhe vajzat e Kosoves o gjakprishur?
Te duronin vrasjet diegiet dhe perdhunimet???
Ik ore bajge
Jo te gjithe ata qe jane me ligjin jane serbe
Luftetaret e lirise,gjithnje jane ne shinjester te skllaveruesve te popujve dhe tradhetareve te tyre.
Edhe 100 vite te sukseseshme ne interes te vendit Rexhep Selimi!
Urime ditelindjen,edhe 100 te tjera i festofshe.Kosova ka pase gjithmone burra atdhetare,qe nuk kane kuresyer asgje per Lire.
I bashkohem kètijè Urimi tè staffit tè gazetès ” DITA ” pèr zèdhènèsin e parè tè Uçk, njè nga kom. e sajè, pjesmarrès nè pushtetin e pas luftès. Gèzuar Ditèlindjen Rexh Selimi! U kthefsh sa mè shpejt, familja tè pret dhe VV nè pushtet!
Rrespekt per heronjt e kombit nihemi krenar me ta lavdi luftes çlirimtare te kosoves dhe nje 100 vjeçte i urojm me zemer Rechep Selimit , i urojm kthim te shpejt ne familje bashk me luftetaret e tjer te liris nje lirim te shpejt per te ter jan ajka kosoves dhe e kti kombi dhan prova ne luften per liri.
Per te gjithe ata qe nuk e njohin mire Rexhepin;
Gjate nje bisede ne mes te komandantit legjendar Adem Jasharit dhe Rexhep Selimit i cili gjate luftes mbante nofken “dhjeteshi” komandanti Adem e sulmon Rexhepin duke e kapur per gryke. Ishin luftetaret tjere te pranishem qe e shpetuan Rexhepin nga me e keqja. Rexhepi kurre me nuk guxoi qe t’i afrohet Adem Jasharit. Kjo ngjarje ndodhi ne vitin 1998.
Rexhepi akuzohet edhe per:https://nacionale.info/nje-ish-deputet-i-perfshire-ne-vrasjen-e-xhemail-mustafes-dhe-ekrem-rexhes-dosja-e-unmik-ut-zbardh-rastin/
Ish deputeti me inicialet S R eshte Rexhep Selimi.
Lirim te shpejte Komandant!
Paske bere nje gabim , qe ke vajtur me VV, njerez qe jane kunder UCK.
Ata po ju bejne te vuani per patriotizmin dhe frymen trimerore qe ju kishit.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ishin te rritur kur u be lufta ne Kosove, por nukl jua mbajti , dhe gjeten me kollaj te bejne studime jashte shtetit, kur Kosova digjej e perdhunohej.
Gjaku u Jasharajve shkoi per Kosoven, sot bilbilojne Albinet e Vjosa..
Paul….. biografine ja ka shkuajtur Lulzime basha dhe ja ka derguar dosjen ne beograd.
Qenke me parimin pro serb qe pushtuesit dhe vrasesit serb jane vrare nga patriotet e atdhetaret kosovare kot fare, po po fare kot.
Per kete ata (serbet) do te kerkojne demshperblim per “krimet” qe u jane bere ndaj shtetit te Kosoves dhe per bombardimet qe i beri Amerika kasapit te ballkanit Miloshevici dhe rregjimit te tij vrastar..