“Pas 30 vitesh po përpiqen përsëri të na shplajnë trurin të njëjtët hajdutë. Tashmë janë të bindur se jemi skllevërit e tyre, plebejtë e ‘despotatit’ të tyre oriental”

time

Nga Jorgo Mandili

Shikoni çfarë ndodh: Një bandë kusarësh politikë, pa sedër, pa skrupuj, të pa dinjitet e të pashpirt, që kanë humbur çdo gjë humane e fisnike nga lakmia, epshi e babëzia për pushtet, kanë ridalë në “fushën e betejës”. Dhe shohin ëndrra me pushtet.

Luli lan xhamat e një makine, Monika bën ballokume në një familje, një farë Rudina shet, kryeministri sfidon edhe moderatorët më komercialistë, kurse presidenti, ah presidenti “gladiator” ndeshet me “demat”. Ne presim se cili do jetë politikani i radhës që do lajë pelenat e ndonjë fëmije të porsalindur apo ndonjë tjetër që për një votë ndoshta, larg qoftë ku të vete mendja…

Mos u çuditni! Ky është në përputhje me mentalitetin e gjithë bandës politike. Por rasti i presidentit, më i dëshpëruari, u shfaq si mishërim i thelbit të kësaj bande politike, më “trimi”, por edhe i detyruar nga diçka që e ndjen se mund t’i ndodhë. Veprime të tilla janë preludi i një destruktiviteti që ka rreth dy vjet që po e inspiron ky president duke “aktruar” role revolucionarësh e heronjsh duke denoncuar të keqen që i kanoset “demokracisë” nga një bandë oligarke e duke apeluar “o sot, o kurrë”!

Ç’po na shohin sytë e na dëgjojnë veshët! Afrimi i 25 prillit po i çon drejt zemërimit, dëshpërimit, marrisë. Ruaji zot nga tërbimi! Këto sjellje e veprime, tregojnë se në fund të këtij 30 vjeçari ka filluar të shfaqet tek ta ndjesia e të qenit të pasigurtë. Kanë frikë, jo nga populli (për këtë nuk duan t’ia dinë), por diçka kanë nuhatur nga burime të tjera. Dhe banda nuk e ka për herë të parë. Gjithë historia e saj është histori destruktiviteti, nekrofilie e krizash social-politike.

Sjellje si këto detyrojnë nga ana tjetër “kokëpalarët” të votojnë për Edi Ramën, pavarësisht se është akumuluar zemërim dhe zhgënjim prej tij. Pa opozitë konstruktive, pa media të pavarura e pa arsim publik, historia e politikës sonë përsëritet në mënyrë komike çdo katër vjeçar dhe kemi 30 vjet me radhë, që përballemi me të njëjtat fytyra “pornografike”, me të njëjtat zëra djallëzorë si të “sirenave të Odiseut”.

Insistojnë, pavarësisht se janë të zhytur deri në grykë në “gjirizin” e imoralitetit, korrupsionit e kriminalitetit të tyre. Me paturpësi e pacipësi vazhdojnë të na bëjnë moral përsëri për demokraci, për drejtësi, për ndershmëri, për zgjedhje të lira, e të tjera broçkulla. Do tallen përsëri me ne, duke na nxjerrë gjuhën përsëri në prapaskenat e pazareve dhe marrëveshjeve të tyre, duke na mashtruar përsëri me të njëjtat premtime. Po përpiqen përsëri, të na shplajnë trurin të njëjtët; të na kontrollojnë shpirtrat me të vetmin synim patologjik të tyre – paranë, pushtetin.

Tashmë janë të bindur se jemi skllevërit e tyre, plebejtë e “despotatit” të tyre oriental – prandaj bëjnë çdo gjë. 30 vjet na kanë poshtëruar, mjeruar, varfëruar, dëshpëruar nëpërkëmbur, syrgjynosur, arratisur. Kjo që po ndodh është tirani, turp, skandal. Po t’u kishte ngelur pak moral dhe ca skrupuj duhej të dorëhiqeshin në grup!

Populli nuk ju do, ju urren, nuk ka besim më tek ju dhe tek institucionet tuaja të korruptuara e abuzive. Ju nuk keni ndjenja, nuk keni shpirt, nuk keni më humanizëm, as skuqeni e as zverdheni nga ato që lexoni, shikoni e dëgjoni në rrjetet sociale, në mjedise të ndryshme, në emisionet tv, me zë, sy ndër sy, nën zë e pa zë për ju.

Nuk po e thyejnë dot koracën tuaj as shqiptarët që braktisin në masë atdheun! As të varfërit që luftojnë për ekzistencë! As të sëmurët që nuk marrin shërbimin e duhur pa pagesë. As fëmijët analfabetë funksionalë nga një arsim farsë. As studentët, sharlatanë të diplomuar e servilë të regjimit nga universitete të falsifikuara. As pensionistët me një pension qesharak. Ju nuk ndaleni, nuk doni t’ia dini. Duart tuaja të “ndyra” na shtrëngojnë pa mëshirë fytin. Aq larg keni shkuar sa të lind dyshimi edhe për prejardhjen tuaj! Se nuk ka si shpjegohet një urrejtje e tillë për popullin e atdheun.

Të shkatërrosh me ndërgjegje vlerat morale e materiale të atdheut tënd, të sundosh e të skllavërosh popullin tënd më poshtërsisht e më egërsisht se të huajt, të shesësh territore e pasuri të tokës mëmë, të tallesh, të vjedhësh e të vrasësh (Gërdeci, 21 janari, piramidat, mbytjet në det, gjakmarrja e vetëgjyqësitë për pronat, padrejtësitë e gjykatave kanibale). Të gjitha këto, a nuk të bëjnë të dyshosh se ju nuk mund të keni njëjtën ADN me atë të popullit tuaj?! As armiku më i madh i shqiptarëve nuk do ta kishte bërë këtë “apokalips” shpirtëror e material, përpos jush!

Kêtë 25 prill, jeni ende ju! Ju që na premtuat “parajsën” duke tundur “çekun e bardhë”. Premtimi më joshës, por më hipokriti e më mashtruesi nga ju xhambazë që u përdorët si “idiotë të dobishëm” e u shitët për pesë aspra për të na bërë atë gjëmë biblike “në emër të antikomunizmit”. U toleruat për këtë shërbim në emër të “stabilitetit politik”, nga disa ndërkombëtarë, të cilët duke bërë “një sy qorr e një vesh shurdh”, “shitën” pa dhimbje demokraci, boll të realizoheshin interesa të caktuara gjeopolitike të tyre, duke mos pyetur sa kosto rëndonin mbi popullin e këtij vendi.

Ngjarjet e dy ditëve të fundit, si ajo në Tiranë në zyrat e FRD-së, dhe ajo në Elbasan në Ditën e Verës janë të trishtueshme dhe duhet të na vënë thellë në mendime për të bërë zgjedhjen e duhur në 25 prill. Është kohë t’i jepet fund një politike, nga e cila kemi vuajtur shumë si popull. Më 25 prill duhet të triumfojë ndërgjegjja dhe përgjegjësia qytetare, për ta lënë njëherë e mirë pas të kaluarën e hidhur.

Nëse do të ndodhte e kundërta do të kemi të njëjtën klasë politike sunduesen me marrëveshjet e pazaret e ndërkombëtarëve për të ruajtur “status-quon”, pavarësisht se cili do jetë pronari i pushtetit e pavarësisht nga zullumet që kanë bërë, duke e ditur mirë se si u konvertuan, për një periudhë të shkurtër nga “leckamanë e qurrashë” në “padronë” të parasë, luksokracisë e hedonizmit, të krijuar me gjakun e eshtrat e këtij populli.

Sa bukur e ka shprehur Edit Hodaj këtë dështim të “farisejve demokratë”: “Kur kujtimi i së shkuarës ngjan më i bukur se premtimi i së ardhmes, e tashmja është thjesht dështim! Ju jeni e tashmja, pra ju jeni Dështimi …e , pavarësisht se jeni në fund të ciklit tuaj ende nuk e kuptoni se sa pa vlerë jeni, se sa kotësi e boshësi keni në personalitetin tuaj!”

Ju u bëtë “varrmihës” të shpirtit të shqiptarit dhe Shqipërisë; në gur të varrit tuaj, i meritoni fjalët e të madhit Konica: “Shqipëria u ngjall nga idealistët, u vra nga politikanët”. U vra nga ju “kameleonë politikë” eklektikë, pa ideologji, farisej e dallkaukë. Por jo vetëm nga ju! U vra edhe nga unë edhe nga ne që nuk i ndaluam dot këta parveny të politikës shqiptare.

Nëse ju ka ngelur pak dinjitet në pacipërinë tuaj, pak humanizëm në pangopësinë tuaj, pak fisnikëri në vulgaritetin tuaj, pak arsye në animalitetin tuaj, pak qytetari në orientalizmin tuaj, i bëni një nder vetes – ikni vetë paqësisht sa pa i hyrë më thellë thika në kockë këtij populli se pastaj ’97 do t’u duket “piknik në Lalz” për atë që mund të ndodhë.

Do duhej një Gjykatë Speciale për ju, për të dhënë sadopak llogari për “gjirizin” e imoralitetit, korrupsionit dhe kriminalitetit ku na keni zhytur. Është e padurueshme që pavarësisht kaosit e kolapsit shoqëror e politik që keni shkaktuar, ju vijoni me paturpësi e hipokrizi të na bëni moral për demokraci, për drejtësi, për ndershmëri, për zgjedhje të lira, duke mashtruar, aktruar, improvizuar; jeni bërë aq të pështirë, të neveritshëm e bajatë sa nuk shtyheni më as “me vaj e me uthull”.

Në këtë 30 vjeçar, të gjithë sëbashku e veç e veç, keni dhënë prova se jeni të paaftë për ta drejtuar këtë popull të urtë deri në nënshtrim, duke zgjedhur rrugën më të keqe e më të lehtë – sundimin! Fatale për ju! Populli po e kupton se me ju nuk ka të ardhme.

Share This Article
59 Comments
        • Shko meri ndonjë pipë ose çibuk më mirë rrogëdhensit o Berati, mbase i bëhet mirë e ta shpërblen super një ” qerasje,, nga mbrapa. Hirrë e prishur që nuk bën as për derra se i sëmur.

        • Cfar muti je ti more @Berati , gjasme shqiptar ?! Cfar te keqe shikon per shqiptaret e per Shqiperine ne shkrimin e zoterise se nderuar e te shume respektuar Jorgo Mandili ?! Cfar ka te pa vertete ne gjithe keto qe thote ai ?Eshte fatkeqesi qe kemi maskarenj te shkalles sate ku mbeshteten politikanet e sotme tek ne !

      • Shkrim prej servili, prej njeriu me moral qelbesire .qe ne shkrimin e tij
        i sulet Opozites ,,sikur eshte nje nepunes i Putinit

        C’qenka ky langaraq qe i ben fresk nje pushteti kriminal qe vjedh Shqiptaret
        perdite ne taksa, ne tendera, ne PPP, ne cmime super te larta te Karburantit ,
        qe po detyron Rinine Shqiptare te largohet nga Shqiperia
        ne turma turma,
        duke kaluar edhe Sirine qe esht ne gjenjde lufte

        • Nje shkrim mjafte i rendesishem ku i ben nje radiografi te forte opozites shqiptare qe ne fakte nuk eshte ase opozite pore nje grumbull njerzesh qe jen si at korbat qe kerkojen te gjejen ndonje kufom per te qukitur kermen e saje.!.
          Ta harroj tani me se Berishes si kapoja e te gjith kesaj katrahure do te mashtroje shqiptaret Tani me i kan mbaruar genjeshtar e turpit. A nuk ka se c`fare te genjej e me.Genje ne fillesat e demoktacise duke diture se Berisha si malsor qe ishte do ta mbate besen, pore ai gjate gjith kohes qe erdhi ne pushtet jo vetem qe nuk deshi te dije me per shqiptare pore i rrenoj edhe ato fabrika uzaine kombinat te gjitha se ato ishin te Komunizmit,Pra tregoi vete se ishte i pa bese Ai vetem shkatrroi ku sipas tije po shkatrroi ato qe ndertoi Komunizmi Po te ato te demokracise Ku jane ?Pra nuk e ndertuan as nje hale pa lere pastaj ato se cfra premtoi ishte tera mashtrim dhe genjeshtar,
          E tani c`fare do te thpni.Ka vjedh Edi Rama .Po ku ka vjedh cili dokument eshte i juaja tregon se ka vjedh Edi Rama.?
          Ju nuk keni asnje baze ligjore qe ta penalizoni Edi Ramen.Edi Rama si uragan po e ngen shqiperin ndersa ju silleni si korbat ne mjergull pa asnje baze shprese per asegj.
          Shkatrruat 1 milon vende pune dhe sote kerkon pune e ku ta gjejm punen more zotri qe ju e rrafshuat shqiperin.
          E c`fare do ti thoni tani populli,
          Do ti thoni se do te ngrej p[erseri Kjoskat si me pare.?
          Do ti thoni popullit se do te ngrejnme firmat e sudes perseri.?
          Do ti thoni se do tju djegim perseri ne Gerdec
          Do ti thoni popullit se di t`ju vrasim si me 21 Janare.
          Do ti thoni popullit se do te vjedhim persri me Bllok ne dore me nga 700 000 evro!
          Do ti thoni popullit se do te vjedhim perseri si ne rrugen e Kombit.Ku ky Basha qe me kakariset si gjel vodhi 350mije Evro.!
          Do ti thoni popullit se do ti jepim perseri Toke e dete Greqise.
          Do ti thoni popullit se perseri do te shkelim embargon e botes kunde Serbise duke i dhen Nafte asaj per te vrare vllejzerite tabe ste ne Kosove.
          Do ti thoni Popullit se ne vazhdojem te ndihmeoj serbein duke fshahure Kaseten ku ne Kushe u rrafsha e tera nga forvat Serbe,
          Do ti thoni popullit se ne do te rrebelohemi si ne vitin 1997, 1998 ku u vran mbi 3000 veta.
          Do ti thoni popullit se ne do te shkatrrojem Reformen e drejtesise dhe do te ketheni perseri drejtesin e Plepave.
          Ja ju jeni ata qe nuk keni asnje mundesi qe te genjeni me ket poull dhe ase te ktheheni me ne pushtet.!
          Po te kishit pak morale ju nuk do te dukeni para popullit me, pore juve u kane pellcitur syte dhe mendoni akoma se do te mashtroni votuesit shqiptar!
          Harrojeni kete.!
          Prandaj jane keto qe une rendita qe mandati i trete i qeveris Socialiste me Edi Ramen ne krye eshte i garantuar.!

    • S’ka njeri ne Shqiperi por edhe jashte saj qe nuk i di keto te verteta! Problemi qendron se si do te zgjidhet! Duket qarte se nderkombetaret preferojne Lulen e Hollandes se nuk i kundershton per asgje dhe ja fajin Saliut qe eshte i paprekshem! Duan te bejne Liken shembull per te gjithe! Jo,fajet jane te ndara,por Saliu ka lidhje te thelladhe nuk e prekin dot! Rama eshte i vetmi demokrat europian apo perendimor ne SHqiperi!

    • Po shkrimi eshte i mire , sepse ka nxjere ne pah kalbezimin e kesaj klase politike , por pak naivitet qe shpreson se ata do ta kuptojne gabimin dhe ashtu te penduar do te largohen nga politika Zoteri Mandili A keni me te vertete shprese ne dinjitetin e kesaj klase politike ? Mos shpresoni ne asnje moment zoteri , ate e kane humbur prej kohesh dhe te mos shpresojme se do t I vrase ndergjegja , sepse thjesht ata nuk e kane , prandaj te mos shpresojme se ata nje dite do te zgjohen do te shohin gjemen qe I kane bere vendit dhe pa pritur do te pendohen dhe do te largohen ashtu vetvetiu , JO , JO mos shpresoni per te pamunduren dhe shkelmimin e tyre duhet ta bejme. ne me hir apo pahir dhe boll ju beni thirje ndergjegjes se atyre qe NUK E KANE ( TE JETE NAIVITET KJO GJE?) , sepse nese ne presim qe ujku te behet dele atehere me te vertete do ta kemi fajin vete dhe e meritojme qe te rijme ne kete llum qe do te behet edhe me I keq edhe per me shume se 30 vjet te tjere
      Zoteri NUK duhet tu lutemi , qe te vetelargohen ashtu paqesisht dhe me vetependese , por te ULERASIM te gjithe ne, qe e kuptojme se ku na ka katandisur kjo klase politike dhe t u hapim syte te tjereve qe ende flejne ne llogoret e tyre .qe te zgjohen dhe TE VOTOJNE nje force te re politike , jo kazanin e plehut 30 vjecar , qe nuk e ka per gje te mbledhe te gjithe plehun ne nje qeverisje PS+PD ( te mos cuditemi) , sepse te dy keto parti ne krye kane njerezit qe I sherbejne te njejtit padroni , per te cilin nuk ka rendesi se kush qeveris , por kujt I sherbejne ata

  • Mandili fundi i ketyre kufomave politike eshte i sigurt une te sugjeroj ngritjen e nje partie politike dhe afrimin e e gjithe kuadrove te mbaruar ne perendim te pershendes

    • Mandili ka të drejtë por ka folur gjera që i themi të gjithë sa na ka zënë goja lesh.. shqiptarët duhet të pranojnë se lufta e klasave vazhdon… problemi qëndron se kjo klasë trashëgimtare e ish nomenklaturës komuniste tani është vënë në shërbim të agjenturave serbo-greke .. gjërat nuk mbarojmë me kaq sepse greku po të përgatit ‘gjakun e ri’.. një bum politikanësh gazetarësh apo klerikësh dalin nga bankat greke të ‘ prerë e të qepur’ sipas shijeve greke .. këta mbasi shkojnë në perëndim pra Gjermani Angli apo USA për një ‘stazh pune’ janë të gatshëm për të filluar “aktivitetin” në Shqipëri me një goxha CV si diplomat karriere etj etj..këto nuk janë fjalët e mia por janë të ish ministrit të jashtëm grek Koxhias i cili i detyruar nga rrethanat pranoni se ministria e jashtme greke dispononte një fond të fshehtë prej 50 mln euro për të rekrutuar segmentet kryesore në politikën median si dhe kishën ortodokse Shqiptare,mbas kësaj drklarate ministri Koxhias dha direkt dorëheqjen ..megjithëse kanë kaluar mbi dy vjet nga kjo ngjarje kaq e rendë Edi Rama nuk u prononcua asnjëher sikur të mos kish ndodhur gjë.. politikës shqiptare i ka ikur situata nga duart dhe e kontrollon çdo gjë greku..problemi është se populli është si i përhumbur dhe nuk shikon dot larg rrezikun që i kanoset.. bëhet fjalë për ekzistencën tonë.. ai që po luan shah me fatin e Shqipërisë nuk është ‘hajduti’ Edi Rama Sali Berisha apo Ilir Meta por është miksi i agjenturës serbo-greke që gjënden pas këtyre.. zoti bëftë mirë..situata është tepër kritike.. bëhet fjalë për të ardhmen sepse Edi Saliu dhe Meta janë figura të konsumuara që greku i shtrydhi dhe nuk do më prej tyre.. tani radha vazhdon..

  • Flasim konkretisht me fakte konkrete z. Mandilli, Ok?
    14 MARS 2021 FESTA E DITES VERES, ELBASAN
    Gjithe qytetaret elbasanas pane mjaft mire (jane te filmuar per fatin e mire ti shohin gjithe shqiptaret) kryeministrin Edi Rama te shoqeruar me nje eskorte te malavitas qytetit! Te fundrrinave e llumit te lidhur me drogen, vjedhjet, perplasjeve me policine!
    Ky llum i malavites shoqeronte e bende eskorten e Edi Rames ne Elbasan!
    Ketij llumi i eshte premtuar amnisti per zullumet e tyre, nese perkrahin Rilindjen, jo vetem ne Elbasan por kudo eksponente me precedente penal gjenden ne shoqerim te fushates Rilindjes.
    Doni fakte ? Ja nje emer – Pjerin Xhuvani, ish i denuar per droge ne Itali, ish i LSI, pastaj i PDIU se Aqif Rakipit, sot ne vijen e pare te eskortes Rames ne 14 mars ne Elbasan. Si ky ishin edhe te tjeret.
    Ky pushtet tenton te mbahet me ordinere lapangjoze me precedent penal, eshte sot e keqja me e madhe qe duhet shkulur nga rrenjet! Keto shikoni o zoti Mandilli qe mbase duhet te nderroni numrin e syzeve.

  • Kjo situatë dihet ka mbi 20 vite ! Revolucioni duhej me prerje kokash qysh me 1997 kur një kriminel që dogji shqipërinë arriti të shpëtonte gjallë madje të ribënte vrasje dhe krime të tjera dhe sot kur është në buzë të varrit vazhdon të luajë dhe tallet me fatet tona. Kërkesa e autorit që këta kriminelë të largohen vullnetarisht nga politika është sa paradoksale aq edhe naive. Si mund të largohen këta me vullnetin e lirë nga politika kur politika është mundësia e tyre e vetme që të mbijetojnë fizikisht dhe të ruajnë pasuritë e vëna me krime dhe vjedhje? E provoi sokol olldashi ti merrte partinë saliut dhe dihet fundi. E vetmja mënyrë që këta kriminelë majtas dhe djathtas të largohen është krijimi i një fryme opozitare që ti shkulë me dhunë nga shtëpitë e sarajet e tyre tek gjiri lalzit, në surrel, rrolling hills apo kodra e diellit. Këta duhen përzëne me dhunë ashtu sic kanë hyrë dhe nuk duan të dalin përdhunshëm nga jetët tona. Uroj që pas 25 prillit të krijohet një front anti politikë aktuale që ti fshijë të gjithë këta kriminelë se sic duket për interesat e tyre kriminale këta do ta shpien popullin sërish në përplasje civile. Kjo sepse për një ose dy personazhe kriminale në krye të partive më të mëdha ky mund të ishte fundi politik dhe këta nuk mund të largohen pa sjellë kiametin pas largimit të tyre

  • Te lumte professor. Veshtire se mund te ikin. Do te bejne te pamunderen per te shpetuar gjene e vjedhur dhe nga krimet qe kane kryer.

  • Pershendetje i nderuari z. Mandili.
    Nje shkrim qe, si gjithnje nga ju, i bie ne koke, duke vene emrin e vertete, imoralitetit te kohes, te ketij grupi politikanesh qe ja ka çuar thikën ne kocke ketij populli te mjeruar.
    Por nje problemi themelor nuk i jepni pergjigje :
    Te votojme duke kryer detyren tone si qytetare apo te mos votojme, e te shkaktojme kaos ???!!!
    Une mendoj se ka nje mangesi ne shtresen e intelektualeve te ndershem e atdhetare, te cilet vazhdimisht ngrene zerin kunder asaj qe per 30 vjet po na ndodh te tereve, shkaterrim moral e ekonomik.
    Por keto analiza nuk mjaftojne , duhet nje reagim me konstruktiv i juaji, i kesaj shtese.
    Ju duhet te udhehiqni popullin, kur them ju , mendoj gjithe kete shtrese, ta udhehiqni gjithe kete zemerim e zhgenjim te grumbulluar.
    Por kjo kerkon bashkim,angazhim e sakrifica.
    Por kete ju nuk e beni, perkundrazi, po flas ne pergjithesi per kete shtrese te intelektualeve atdhetare.
    Ne momentin qe kercenoheni nga ato klika qe ju i pershkruani aq realisht, mbylleni ne guacken e studimeve tuaja shkencore, dhe e lini popullin vete, i cili pa nje udheheqje tek e cila te kete besim, vepron si tufe pa bari,leviz sa andej ketej pa nje orientim, e shlon ne goje te ujkut.
    Pra mendoj se ju jeni pergjegjes me shume se kjo klike e ndyre politike. Ju mund te drejtoni por nuk jua mban, se keni krijuar ate rehatine tuaj te vogel e nuk mund te rrezikoni e sakrifikoni, humbjen e kesaj rehatie.
    Kjo kohe me kujton pershkrimin realist, qe i ka bere i madhi Shefqet Musarai ne romanin e tij historik ” Para agimit”, indinjates se shtreses intelektuale te viteve 30 te shekullit te kaluar, ndaj politikave anti-atdhetare te Zogut. Ketu perfshihej dhe Musine Kokalari, e vetmja femer qe angazhohej ne kete kohe.
    Por dhe ata mbeten vetem ne kuadrin e analizave, ankesave, e ankimeve , e asgje tjeter.
    Dihet historia, u krijuan disa parti, dhe keta intelektuale sipas bindjeve te tyre, u rrjeshtuan ne partine qe u shkonte per shtat.
    Psh Musine Kokalari kishte per zemer Mithat Frasherin se e admironte, si kryeministri yne sot , per intelektualizmin e tij. Por nuk verenin sa anti-kombetare ishte veprimtaria e tij politike.
    Ne mbyllje dua te them se nese nuk del nje parti ku te aktivizohen realisht mendjet atdhetare te ketij vendi, e te bejne popullin t’i shkoje pas, une personalisht do te votoj Edi Ramen, se me duhet te kryej detyren time qytetare.

    • Deri në rreshtin e fundit aktivistja merobazjane e 2013-ës me emrin Lola po më krijonte përshtypjen se e kishte ndryshuar rrënjësisht vizionin e saj të njëanshëm në lidhje me stanjacionin e këtij mener me thon monizmi, ku edhe pse në aparencë thuhet se kemi njëqind e kusur partiçka, llokmat e pushtetit i kanë ndarë mes tyre vetëm tre, dhe pikërisht pjellat multidështake pëpëshëiste, gjë që të çon detyrimisht në përfundimin, se “opozita reale”, në përbërje të së cilës hyn pjesa dërmuese e popullit, ashtu si dhe në diktaturë ka mbetur ende e pa përfaqësuar.

      Mosangazhimi dhe mospërfaqsimi i “opozitarëve të përjetshëm” në vendimmarrjet politike është padyshim shprehje e ruajtjes së STATUS QUO-së, kështu që sot më shumë se kurrë nevojitet distancimi masiv prej multidështakëve të cilët kanë vërtetuar katërcipisht se s’kanë asgjë tjetër më se çfarë të na ofrojnë përveç zhytjes gjithnjë e më të thellë drejt errësirës (jo shkollim, por shkallim me pagesë!), varfërisë, mizerjes, prostitucionit, papunësisë, emigrimit masiv. deri ďhe ke hedhjet prej ballkoneve të spitaleve.

      Lola ka qënë dhe ka mbetur ende QORRE E PARILINDUR njëlloj si simpatizantja e atdheshitësit Mit’hat.

      • Se ka ca “edukatore” si puna e Lolës prandaj dhe Jorgua jo me kot e vuri theksin ke trushplarja.

        Edukatore Lola e bëri si puna e lopës. U lodh me ore te tera e shkreta per ta mbushur koven me qumesht, dhe me ne fund i futi shqelmin.

        “Do votoj kopjen e Mit’hatit” – tha – qe te beje punen e saj si.. militante e rjedhur.

  • Politikanet jane produkt i shoqerise. Pse nuk dalin politikane te tille be Kosove, per te mos shkuar me karg? Problemi eshte shoqeria shqiptare, politikanet jane shfaqja e problemit. Le te mos e genjejme kot veten

  • Shume i sakte shkrimi.
    Keta sundojne sepse nuk ka force politike.
    Keta forcat politike i glabberojne: levizja mjaft, nisma thurje,cdo force politike e blejne.
    Shpresa e vetme jane intelektualet shqiptare.
    Ata qe kan heshtur kaq gjate.
    Ata qe flasin, ankohen, analizojne dhe shpresojne, dhe presin, duhet ti drejtohen ne menyre te drejtperdrejt popullit, jo me fjale, por me program.

  • Z. Mandili, një shkrim i shkëlqyeshëm, që shpreh edhe mendimet e mija. Do të jetë fatale për Shqipërinë po të vijnë në pushtet këta firaunë, ku çdo gjë do të shkojë në zgrip. Berisha, 77 vjeçar, kërkon që të votohet përsëri, pas gjithë ato poshtërsive dhe krimeve që ka bërë!!! Është tallje me votuesit. Nuk është se duhet të votohet Rama, por nuk ka opozitë, nuk ka alternativë tjetër. Ardhja në fuqi e Berishës, Bashës dhe Metës, për herë të tretë, është vetvrasje për shqiptarët.

  • Te lumte pena per kete shkrim qe pasqyron realitetin e ketyre 30 vjeteve . Te njejtet , te poshter, mashtruesa dhe jo politikane por kriminele qe i punojne qindin ketij populi te vuajtur e qe duron pafund. Tirane pa ndjenja dhe te pashpirt qe nuk ndryshojne aspak .

    • E ke mire mandili bravo , kokepalaret do ta votojne Ramen dhe me te vertete ai eshte me i miri , ke te votojme dule dhiaren ?

  • A keni me te vertete shprese ne dinjitetin e kesaj klase politike ? Mos shpresoni ne asnje moment zoteri , ate e kane humbur prej kohesh dhe te mos shpresojme se do t I vrase ndergjegja , sepse thjesht ata nuk kane pike dinjiteti , prandaj te mos shpresojme se ata nje dite do te zgjohen do te shohin gjemen qe I kane bere vendit dhe pa pritur do te pendohen dhe do te largohen ashtu vetvetiu , JO , JO mos shpresoni per te pamunduren dhe shkelmimin e tyre duhet ta bejme. ne me hir apo pahir dhe boll ju beni thirje ndergjegjes se atyre qe NUK E KANE ( TE JETE NAIVITET KJO GJE?) , sepse nese ne presim qe ujku te behet dele atehere me te vertete do ta kemi fajin vete dhe e meritojme qe te rijme ne kete llum qe do te behet edhe me I keq edhe per me shume se 30 vjet te tjere
    Zoteri NUK duhet tu lutemi , qe te vetelargohen ashtu paqesisht dhe me vetependese , por te ULERASIM te gjithe ne, qe e kuptojme se ku na ka katandisur kjo klase politike dhe t u hapim syte te tjereve qe ende flejne ne llogoret e tyre .qe te zgjohen dhe TE VOTOJNE nje force te re politike , jo kazanin e plehut 30 vjecar , qe nuk e ka per gje te mbledhe te gjithe plehun ne nje qeverisje PS+PD ( te mos cuditemi) , sepse te dy keto parti ne krye kane njerezit qe I sherbejne te njejtit padroni , per te cilin nuk ka rendesi se kush qeveris , por kujt I sherbejne ata

  • E ke mire mandili bravo , kokepalaret do ta votojne Ramen dhe me te vertete ai eshte me i miri , ke te votojme dule dhiaren ?

  • Hera e parë ku brenda një shkrimi gazetaresk gjej vetveten në çdo shprehje, në çdo fjalë, qysh nga fillimi e deri në fund.

    Kjo ishte vazhdimësia logjike e shkrimit të kaluar.

    E lexova me një frymë.

    , therrës, i saktë!

    Ku je Viktor ziu?
    Ku je Bedri mavrija?
    Ja u morri në kthesë Jorgua.
    Kapeni dhe analizojeni nga të doni dhe si të doni, thelbi, domethënia, vlerat, efekti, etj.. pasqyrojnë një tjetër nivel nga “grosha pa esencë” që na keni servirur e padyshim do na servirni edhe në të ardhmen

    Akti i parë dhe i dytë perfekt!
    Tani mungon akti final.
    Mungon akti i demonstrimit të vetëdijes qytetare para kutisë së votimit.

    Mungon akti i nxjerrjes së kartonit të kuq ndaj këtij llumi parapolitik, që edhe pse i urryer masivisht në kulm, shohin qiqra në hell me mendimin se edhe pse i kanë lojtur qindin kësaj toke e këtij populli të shumëvuajtur, do e gjejnë me lloj-lloj marifetesh legale dhe ilegale qofshin, që të “votohen” rishtasi.

    Nëse diktatura mbi proletariatinä e “edukoi” këtë të fundit herë me anë të propagandës së shpifur porno-kamuniste dhe herë me anë të gjuhës së dhunës, më së shumti psiqike por edhe fizike, gjuhës së poshtërimit, të deklasifikimit, të nënshtrimit, të përdhunimit ( eh sa vajza e gra s’guxonin ta hapnin gojën se u “dilte nami”) , dhe për ata më “kokëfortët e të pabindurit” deri dhe me gjuhën e presionit me internim e syrgjynosje atje ku “hante pula gurë”, ta votoje me kuotën 99,99 % (marrëzi ekstreme po të kesh parasysh se sa diverse janë preferencat dhe opinionet e qytetarit për mënyrën e të bërit politikë) kameleonët e sotëm ish-pëpëshëistë kanë vënë në dispozicion të vetvetes një bandë mediatike aspak të denjë për detyrën madhore që duhetvtë luajë ajo në emancipimin dhe zhdërvjellësimin e mbarë opinionit publik, në mënyrë të atillë që pësimet e sëbkaluarës të mos kenë as shancin më minimal që të përsëriten.

    Se cila është alternativa, këtë do na e përshkruajë Jorgua ose në shkrimin e radhës, ose kur të qethen viçat.

    • Po ke te drejte shkrimi eshte i mire , sepse ka nxjere ne pah kalbezimin e kesaj klase politike , por pak naivitet qe shpreson se ata do ta kuptojne gabimin dhe ashtu te penduar do te largohen nga politika Zoteri Mandili A keni me te vertete shprese ne dinjitetin e kesaj klase politike ? Mos shpresoni ne asnje moment zoteri , ate e kane humbur prej kohesh dhe te mos shpresojme se do t I vrase ndergjegja , sepse thjesht ata nuk e kane , prandaj te mos shpresojme se ata nje dite do te zgjohen do te shohin gjemen qe I kane bere vendit dhe pa pritur do te pendohen dhe do te largohen ashtu vetvetiu , JO , JO mos shpresoni per te pamunduren dhe shkelmimin e tyre duhet ta bejme. ne me hir apo pahir dhe boll ju beni thirje ndergjegjes se atyre qe NUK E KANE ( TE JETE NAIVITET KJO GJE?) , sepse nese ne presim qe ujku te behet dele atehere me te vertete do ta kemi fajin vete dhe e meritojme qe te rijme ne kete llum qe do te behet edhe me I keq edhe per me shume se 30 vjet te tjere
      Zoteri NUK duhet tu lutemi , qe te vetelargohen ashtu paqesisht dhe me vetependese , por te ULERASIM te gjithe ne, qe e kuptojme se ku na ka katandisur kjo klase politike dhe t u hapim syte te tjereve qe ende flejne ne llogoret e tyre .qe te zgjohen dhe TE VOTOJNE nje force te re politike , jo kazanin e plehut 30 vjecar , qe nuk e ka per gje te mbledhe te gjithe plehun ne nje qeverisje PS+PD ( te mos cuditemi) , sepse te dy keto parti ne krye kane njerezit qe I sherbejne te njejtit padroni , per te cilin nuk ka rendesi se kush qeveris , por kujt I sherbejne ata

  • DITA: Shkrimi i J.Mandilit është një HARTIM për notën 10.Por si gjithmon zotria me kalem të mprehtë shkruan duke i rrafshuarë të gjithë në shënjestrën e TOPIT të Mato Grudës fshehur në kashtë.
    -Sot ka ardhur koha të flitet TROÇ.Dhe Dita ka të tillë kalemxhij me kurajo si V.Malaj,B.Islami,A.Duka,etj,që flasin me emra e jo për ANONIMAT.Kjo është e meta e tij.Dhe këtë e bën se ke frikë ose kërkon tu mbulosh fekalet e kriminelve me koren e saj.
    -Unë si ish ushtarak madhor dhe sot pesionist me 3 dhëmbë në gojë jam aq trim sa të veproi si AVNI RUSTEMI që dhe dhëmbët e fundit ti lë në kurruzin e Sb,Im,Lb të tre fatkeqsit kombëtare 30 vjeçare.
    -Që të 3 këta janë AGJENT SERB-GREK-RUS,me pseudonimet Bisturia,Penicilina,Kodra.Misioni tyre është që ta mbajnë vëndin nën terror,ta coptojnë si në 1913.
    -Ndaj thirrja për popullin duhet të behet për të eleminuar së pari këta të tre,mandej E.Rama nëse edhe Ai është me vidio me zë e figurë si ata tre që kanë përdhunuar Shqipërinë në 30 vite.
    -Z.Mandili:Te ne ka vdekur DREJ5ËSIA që në 1992 me kursin e plepave.Dhe Ajo nuk bëhet më kurrë sa të jetë Sb mbi tokë.
    -SPAK (kaps) zgjatim i Krimeve të rënda është marionet e Sb,Im.
    -I.Meta kapi me çdo kusht GjK.Dhe me qëllim nuk po formon GJL për të mos plotsuar korumin në GjK.Bombardoi DVORANIN për të emruar në KED Vitore Tushën-miken e Monës dhe të Argitës.
    -KLP,KLGJ janë e njëjta BAJGË plepiste e Sb që po tallen me popullin.
    -Edi Rama ka gabime si çdo prind në familjen e tij.Por për DREJTËDINË E DEGJENERUARË nuk ka asnjë faji.Përkundrazi.Me inidiativën e tij për të shëmbur pallatin e drejtësisë të korruptuarë 90 % të 800 Gj.+Prek.të hequr nga drejtësia 60 % prej tyre i ka kundër.Dhe këta + Sb+Im+Lb + bandat janë bërë bashkë për të sabotuarë ref.në drejtësi.
    -Dihet që Ref.në Drejtësi po e drejtojnë SHBA+BE.Por dhe këta do të dështojnë në Shqipëri.
    -Nëse nuk krijohet një GJYKATË SPECIALE për 5-7 vjet për të rrasur në burg e sekuestrimin e pasurisë të pushtetarëve që nga 1992,nuk ka për të ndodhur asgjë. Për 5-10 vjet Shqipëria do ngelet me 800.000 banor si në 1938.
    -Nëse në 25 prill vjen në pushtet Berishizmi-Shpifsi,Pushtuesi,Shkatrruesi i mbi 530 mild.$ pasuri të 45 viteve,,Vrasësi i mbi 20.000 niërzve 1991-2013 ky vend ka marr fund.
    -Flm Dita,J.M

  • Qirje Jorgua, meqe po shkruan per bande kusaresh politike, kujtohu ca se kush ne keto 30 vjet i futi ata der edhe ligjvenes ne parlament por dhe kryetar bashkish (sa e detyruan te pranoje Ligj per Dekriminalizim te Parlamentit per ti larguar) Kujtohu ca o Jorgo, kujtohu…

  • Autori i bën një radiografi të saktë situatës politiko/sociale në vend, por nuk ofron asnjë zgjidhje! Atëhere njerëzit do të jenë të detyruar të zgjedhin të keqen më të vogël, me atë pak të mirë që ka. Vendi ka nevojë urgjente për një lider që të ngjallë shpresë dhe për një parti të re nacional/socialiste. Që nuk duket gjëkundi.

      • Ku di pushti se çfsrë do të thotë e keqja më e vogël? Pushti di vetëm të bëjë tifozllik për dashnorin e mamit.

  • Opozita shqipetare e ketyre dy mandateve te mazhorances socialiste , eshte e pa shembellt ne historine e demokracise europjane . E nenvizoj europjane se , ne republika bananesh , eshte e ngjashme . Fillimisht e la pushtetin qendror , me vullnet. Pra kujtoi se duke u terhequr opozita , mazhoranca do te thyente koken , por ndodhi e kunderta . mazhoranca vijoi te punoi me perkushtim te rralle , per popullin dhe me popullin . Duke ndjekur rrrugen e veshtire te bojkotit , u largua dhe nga pushteti vendor , po me te njejtin mendim : Te deshtonte qeverrisja . Ndodhi perseri e kunderta . Mazhoranca u afrua me afer me popullin , per termetin dhe pandemine . Populli i bashuar me mazhorancen po perballon me sukses , keto dy fatkeqesi natyrore . Pikerisht , ne kete kulm te alences mazhorance popull , opozita kerkon pushtetin , qe vete e ka refuzuar. Shtrohet pyetja : Me cilet njerez , e kerkon pushtetin ? Opozita eshte ajo , qe ishte . Me ata kriminele , qe kane vrare dhe kane sakatosur popullin shqiptar . I vetmi ndryshim eshte , bashkimi i Presidentit , me opoziten arkaike e te dale boje .I dale boje eshte dhe presidenti gladiator . Si mund t’u besoi populli shqiptar , fatet e tij , kesaj opozite te deshtuar , me po ato fytyra , qe eshte ndeshur , per 30 vitet e ketij tranzicioni . Rregullisht kreret e kesaj opozite , duhet te ishin ne burgje . Si mund t’u japi vote poullii , qe e njef opoziten sic njifet parja e kuqe ? Qeverrija e Edi Rames , eshte ndeshur me shume veshtiresi , por ka shenuar suksese te dukshme . Pushtetin e kerkon te perfundoi aksionet e nisura ne teren . Kur erdhi ne pushtet , kjo qeverri shpenzoi shume energji , per te riparuar gropat e tmerrshme , qe la qeverria para ardhese e , kryesuar nga S. Berisha . Po qe se opozita do te ishte reformuar ne themel dhe do te perfaqesohej nga personalitete te reja , kishte arsye , per konkurim me Qeverrine Rama . Te mbeshtetesh kete opozite , eshte si te leshe dasmen dhe te
    shkosh , per shkarpa . Mencuria popullore funksionon normalisht . Zgalem

    • Si thoshte kumandari i perqithshëm jimo?

      “Votat tona plumb për armikun…”

      Hahaha… Po ku dinin rroçkat se kush ishte armiku o Jim?

      Sa herë kumandari bënte me gisht nga “armiku i kllasës”, rroçkat si të tërbuar pas shqiptarëve. Fut e bjer rroçkat shqiptarëve deri sa jepte shpirt i shkreti “armik”.

      Veri me gisht nga armiku i jashtëm, rroçkat me vrap në llogore.

      45 vite në llogore rroçkat, e megjithatë kurrë nuk ja panë surranë armikut të jashtëm.

      Ishte kodosh armiku i jashtëm Jimo. Ishte i padukshëm! Dhe sa më i padukshëm armiku, aq më i rrezikshëm… Bash si karona Jimo që e ke përballë por nuk e sheh…

      Në fillore kam pas një shok klase me emrin Xhimi. Ishte aq rroçkë, sa mendohej edhe kur mësuesja e pyeste se sa bëjnë 1 + 1.

      I kishin futur mik dhe që mos ta ngelte në klasë, mësuesja i puqte dy gishtat bashkë dhe ja gjiste në lule të ballit. Rroçka numëronte me mend gishtat mbi ball dhe më në fund thoshte 2. Urraaaaa.

      Pse ta tregova këtë histori të përjetuar?

      Pasi mbaroi të mesmen, rroçkës i doli e drejta e studimit. U bë ekonomist rroçka Jim. I dhanë dhe diplomë rroçkës. I gjetën dhe punë në ministri rroçkës. Sot rroçka është ekonomist kurse nesër ka shumë gjasa të bëhet dhe deputet.

      Normale!

      “Me partinë fitojnë të gjithë” – thotë slogani… Sidomos rroçkat…

  • Një artikull i shkëlqyer, për më tepër një analizë perfekte e realitetit tragjiko komik, në këto 30 vite. Autori ka bere nje pasqyrim real të situatës. Ngelet nga të rrallet analiste ne Shqiperi qe realisht eshte i pavarur ne mendimet e tij. Bravooooooooo Profesor Mandili.

  • Na i shojte dhe qiririn e fundit o Jorgo?? dhe na le mes territ ne mes te tunelit.?? Jo keshtu miku yne i “ditur”! Te tille iluministe nuk ka c’i duhen ketij vendi!?
    Qe gjysma e shkrimit ka te verteta kjo dihet dhe ky popull po e jeton perdite, qe nga presidenti deri tek kryetari fallco i opozites.
    Por hidh nje sy se ku i kane shpresat nderkombetaret. Edhe dje Ambasada Amerikane sjell mjaft optimizem se Shqiperia ka bere mjaft perparime ne keta 7-8 vjitet e fundit. Prandaj mo i fut ne nje kallep te gjithe.
    Ndaje shapin nga sheqeri o Jorgo (shamia) Mandili !

  • Konstatime qe nuk ka shqiptar qe nuk i di.Te thena me mijra here qe kane mbushur edhe kete gazete…..Ato kthehen ne te kunderten,ju shton jeten dhe kurajon partive banda dhe bandave te kryetarokracive partiake …Edhe keto palo zgjedhje do te kene te njejtat produkte si edhe te mepareshmet….Kush shpreson nga keto zgjedhje eshte miop,sahanlepires…,mjeran…O z.Jorgo,nuk mund te shpresohet Demokraci nga parti te pa demokratizuara….,ato kane qene banda dhe keshtu kane mbetur.Keto parti nuk duhet te lejohen te marin pushtet.Ne te kunderten do te thote te presesh qe ti keputen k…qet dashit.Kete mund ta realizoje vetem SH.B.A dhe BE.Keto zgjedhje duhet te anullohen .Shqiperia nuk eshte gati per zgjedhje,po nuk ndeshkohen shkataret e kesaj katrahure politike,ekonomike dhe shoqerore…..Vetem nje keshill kombetar i depolitizuare,i zgjedhur me referendum popullor mund te beje reformen zgjedhore,pa partite politike….,pastaj te behen zgjedhje direkt nga populli per qeverisjen vendore dhe qendrore.Gjat kesaj kohe erforma ne drejtesi do te kete perfunduare dhe sulltanet e djeshem dhe te sotem do te jene prapa hekurave…..Keshtu I jepet fund njehere e mire katrahures qe i ka vene shqelmin ne fyt popullit.Mjaft me konstatime z.Jorgo!!!!!!!!!!!???????????????

  • besoj se 30 vjet tranzicion jane shume pak per te patur nje shtet, ne jemi akoma ne agun e shtetformimit, pale te pretendosh per te patur nje shtet te drejte. duhen te kalojne shume breza. Por punoni shume bijte e mi se keni per ta gjetur “thesarin”. kjo eshte e verteta qe duhet pranuar. do zoti, lind ne Shqiperi nje burre shteti

  • Perse (perke) o Greku Jeorgo Mandili (Gjergj Shamia) ship prish gjumin me Zulut qe nuk e dine dhe ata se cfare jane?
    Harrojne keta qe jane bijte e Vezireve,Pashallereve,Bejlereve,Agallareve,Dervisheve,Hoxhallareve qe e kthyen Epirin e Kastriotit ne nje vend (land) me Qindra Xhamija qe jane bajoneta tona sipas Fjalimit te Famshem te Erdoganit.
    Bajoneta kunder kujt?
    Kunder ty o Jeorgo “Shqiptari”.
    Ketu nuk egzistone Shtet (State) ligjore te denohen per Ofendime kur thone per refugjatet Shqiptare kur vijne nga greqia,Erdhen Jorgorat!
    Dhe kush thone?
    Hamzate,Sulejmanet,idrizet,Qemalet pa kurriz dhe pa breke.
    A re Jorgo.
    Greke ke per te mbetur per “Pellazagaret” e Erdogani o Jeorgo.

    • Ti nuk je fare Erdogan, ti je erdoganaqis nga monastiraqis.

      Ti erdogonaqis zhgarravitaqis je vetem: IDIOT GREK ME KARTEL.

      Ti shejtan-budalla ngaterron me qellim koncepte te ndryshme, Kombësinë me Fenë.

      1- Ti propagandist i pagezimeve nga greku Janullatos duhet te mesosh se:
      Origjina e emrave nuk eshte kondite e nevojshme dhe e mjaftueshme qe verteton Origjinen e Individit.

      2- Ti propagandist i vaftisjes me emra grek duhet te mesosh per vete se:
      Edhe etimologjia dhe origjina e fjales (MANDIL) vjen fillimisht nga latinishtja mano…/mantelium, madje eshte gjetur papirus egjiptian me fjalen latine, me pas eshte perdorur ne Perandorine Romake, ne Perandorine Bizantine (perandoria romake e lindjes), me pas nga arabet dhe sot edhe nga greket e rinj.

      JASOU PALIKARIS !!

  • Si gjthmone z Jorgo ,ju jeni nje qytetar i ndershem e patriot .Respekte ,por do deshiroja te shkruani ,ta zgjoni nga gjumi letargjik kete popull ,qe ka 30 vite qe zihet me njeri tjetrin per keto tre bajgat e PPSH , PS LSI e PD .Shkruani ,ju lutem z Jorgo mandilli ,bejauni te qarte shqiptareve , o te mjere nje here ne kater vite ju bien ne dore keta palaco politikane ne dore ,mos i votoni ,se pastaj qe te nesermen ju kthejne bythet e ju rrenojne ,dhe ky rrenim sa me shume kalon koha aq me shume rritet .

    Me gjithe ate repekte personale nga une i nderuar z Jorgo Mandilli dhe ju faleminderit .

    • O Adih, po pse mer ti prej ketij Jorgo Kandilit pret ti te ndricohet poplli krenar shqiptar? Ti respektoje sa te duash po, peme pa kokrra.

  • KUR ESHTE ERRESIRE
    NUK DUHET ME PRIT
    DIKUSH DUHET ME DJEG
    QE TE BEHET DRITE…..
    thote poeti I madh Ali PODRIMJA
    PO KOMUNISTET E IDEALISTET E DJESHEM KU FLEJNE APO NUK NA TORTURUAN DIKUR ME MORALIZIME FALLCO
    HE PRA BOLL ME LLAFE
    JA SHESHI…JA MEJDANI
    KU JE CECO KAPIDANI

  • nuk jane vetem politikanet varmihsit e shqiptareve !!

    keni armaten e analisteve poltik te medias bushatin fejziun lubonjen qafokun mecon ectectect…keni editoret e ajmeve dhe gazetave qe per 30 vjet kane mbeshtetur vemjet politike i kane ushqyer duke marr para prona ….

    shukoni pasurite e patundshme te njerzeve te medias….

    Politikanet nuk jane vetem dhe te vetmit e keqja e ketij vendi

  • MANDILIZMI si kulmi I NIHILIZMIT..Mjerim per ate qe I shkruan, keqardhje per ata qe I botojne dhe Turp per ata qe I pelqeje e thone Bravo. .per perroin psiqik mandiljan.
    . .

  • Shkrim i paperseritshem!
    Priblemi eshte se sa me shume thuhet dhe dhkruhet per tradhetine, vrasjet, krimet, bjedhjet, mashtrimet e Sali Berishes, Ilir Metes, Lulzim Bashes, Monika Kryemadhit etj., aq me krenar dhe te lumtur behen!
    Ky eshte problem i shqiptareve! Dhe shqiptaret duhet te pergatiten per lufte dhe per te derdhur gjak, sipas planit te tyre, menjehere mbas zgjedhjeve!

  • Ne vend te komentit po ju dergoj nje fragment poezie te profesorit tim te nderuar, Rinush Idrizi, marre nga vellimi poetik “Enderr e Vrare”

    Shekujt per flokesh i kape,
    Po s’munde t’i kalerosh,
    Ata zvarre pa meshire te terrhoqen,
    Po nuk te vdiqen dot.

    Durimin te cuditshem e ke,
    Dhe heshtjen te thelle si malet,
    Eshte koha te ulerish o popull,
    Per te shkuaren me te mos falesh.

    Gjumin qe ia vodhe jetes,
    Kerrusjen e thelle gjer ne gunge,
    Vdekjes hidhja pa droje
    Gjaku te te zjeje shkumbe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *