Janë zbuluar detajet se si ka ndodhur sot aksidenti me ski i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Piloti i pensionuar gjerman ishte duke skijuar në Alpet Franceze, pikërisht në zonën e Meribel.
Në pistë ishte me gruan dhe dy fëmijët e tij. Schumacher në lëshim kishte të vënë mbi kokë edhe helmetën dhe pajisjet e nevojshme. Pasi u lëshua në një zonë të thepisur, një shkurre e dalur mbi borë thuhet se kë bërë që ai të humbë kontrollin.
Pas rrëzimit ai ra në një shkëmb të thepisur, ndërsa helmeta e tij në rrëzim i kishte ikur nga koka duke bërë që koka të goditet më shkëmb.
Ai ka humbur vetëdijën në vend duke bërë që në atë zonë të vije në urgjencë një helikopter. Schumacher është dërguar në qytetin e Grenoble te Francës, 80 km nga pista e skijimit.
Pasi u dërgua në spital, vetëdija e tij kishte ardhur. Por gjendja e tij u përkeqësua rëndë pasi pësoi gjakderdhje cerebrale në tru, ku pas kësaj goditje po lufton me jetën.

Sherim sa me te shpejte “Legjendes se f1” M.Schumaker .Ai tashme po kalon momentet me deçizive per jeten e tij ku nga mjeket deklarohet se n.q.se do te kete nje qendrueshmeri gjate minutae e oreve ne vazhdim ,pasi siç pretendojne ata hipertensioni nen kafke eshte ne limitet e saj ,shpresojne per nje rikthim ne jete.Pavaresisht se grupi i mjekeve qe e ndjek ecurin e tij nuk japin asnje parashikim per ecurin e tij duke deklaruar se eshte shume heret per nje prononcim te tille.Le te shpresojme qe ky pilot,njeri i shkelqyer mos te marre ndeshkimin e pamerituar per jeten e tij.Urojme nga zemra sherim sa me te shpejte duke qene edhe ne prag te ditelindjes se tij i cili pas 4 ditesh mbush plot 45 vjeç.