Pa asnjë distancim social/ Basha miting në Shkodër: Pas 25 prillit i japim fund Covid

Ornela

Në kushtet kur infektimet e Covid në Shqipëri janë në nivelet më të larta, lideri i PD-së, Lulzim Basha nuk po respekton asnjë nga masat e distancimit social që po organizon në qytetet e ndryshme të Shqipërisë.

Pas Kamzës dhe Vorës, Basha ishte sot  në Shkodër ku prit me skenarin e mënyrës spontane nga dhjetëra e qindra qytetarë. Ajo që vihet re është se asnjë në këto takime shfaqen njerëz me pak që mbajnë maska dhe në grumbullime masive.

Sot Basha së bashku me kandidatët për deputetë dhe kryetaren e bashkisë Voltana Ademi marshuan nëpër qytetet duk u shoqëruar nga dhjetëra e qindra qytetarë me flamujt e PD-së.

Në mesin e turmës u ka kërkuar qytetarëve që të mbajnë distancën kur në fakt ishte e pamundur. Basha u tha ta votojnë që të mposhtin COVIDIN e madh duke iu referuar këtu Ramës, e më pas pandeminë.

“Sa herë që vij këtu mahnitem me bujarinë e këtij qyteti me mençurinë  e Shkodranëve. Shkodra e mendjes e akademikëve e artistëve e njerëzve punëtorë. Iu falenderoj për këtë sinjal të fitores. Iu lus merrni masat e distancës e maskat për pandeminë se pastaj do ta mposht edhe covidin në fillim covidin e madh. Rama edhe sot bëri të njëjtat premtime si para 8 vitesh”, tha Basha.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka filluar fushata elektorale, partitë politike kanë nisur takimet masive, si opozita e mazhoranca, duke mos respektuar masat anti Covid.

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Zoti Basha eshte politikani me i pershtatshem per Kryeminister.Zoti Rama nuk i eshte pergjigjur kerkeses se Bashes per tu perballur publikisht sepse ka frike te perballet me faktet.Rama do humbi po aq thelle sa edhe fitoi me votat e vjedhura.

    • Ketij do qire rraca, nje kafshe qe ne kohe pandemie thyen cdo rregull…cudi-bersi lulush qe do ndaloje covid…. ndihmon ne shtimin e infektimeve, po kesaj cfare ti thuash!!
      Debilet e presin me ovacione se u ka ardhe i derguari i zotit….popull mizerabel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *