1. Symiza dhe themeli i parë i qytezës
I afrohemi fundit të vitit që po ikën dhe secili kërkon të peshojë dritën më të mirë që kemi marrë, prej veprës që kemi bërë, prej ndryshimeve që kanë ndodhur. Sado që jemi gjithnjë të pakënaqur se ç’arritje kanë ngjarë gjer më sot, sërish kthehemi tek realitete që kanë rrjedhur dhe duhet që t’i vlerësojmë.
Këtu jemi në Fratar, në krahë të këtij toponimi të jashtëzakonshëm historik që ruhet gjer më sot. Janë kapërcyer disa shekuj kur “Frati” i mbetur i vetëm nuk donte që të kthehej në fenë Islame. Qysh atëherë u vendos kujtimi dhe “nami” që iu ngjit kodrave dhe luginave të gjelbra të një rrethine të Mallakastrës së Egër, emri: “Fratar” që mbeti një relikë e paharruar. Ky toponim ngërthen edhe një ngjizje tjetër që mund të ketë origjinë që nga kohë e Bizantit me një “vëllazëri = Fraternity “
Prej së largu e gjer më sot ndryshime të zhvillimit qytetor dhe demografik e kanë prurë gjer këtu këtë qytezë e cila në qëndër të Komunës së Fratarit është rritur në mënyrë të pabesueshme në formesimin si e vetmja Qendër në Mallakastrën e Sipërme, pas Ballshit. Aty shikon ndërtime të reja tre dhe katërkatëshe, shtëpi në sistem të cilat po rriten, troje të rinj që kërkojnë të ndërtojnë edhe më shumë, fabrika vaji, qëndra blegtore, punishte shërbimesh dhe gjithnjë e më shumë njerëz që zbresin në këtë qëndër nga Gadurova, Ninëshi e Bejari, Tatoshaj që vijnë nga Çorrushi e Kuta, këmbehen në përruan e Thatë me Drizarin dhe që sjellin bardhësi guri dhe gjelbërim makjesh nga Kremenari, që ngjiten nga Gjerbësi dhe Kapaj, që kapërcejnë luginën e Kaushës së Gadurovës, nga Çërrila e Mushonja… Këtu përzihen dhe shtrëngojnë duart, këmbejnë biseda që kanë tipiken dhe antropologjiken e Mallakastrës së Sipërme ( që i thonë edhe e Egër). Infrastruktura rrugore që i erdhi në brinjë tek Sheshi i Çobankave, në kokë të Mullirit te Babajt, e ka gjallëruar edhe më tepër për një komunikim të shpejtë me Vlorën dhe Fierin.
2. Idriz Dano i parë, hapi një themel që duhet nderuar
Nga fundi i viteve njëzet të shekullit që shkoi, mallakstriotë me emër, nga paria e familjeve të mëdha në Mallakstrën e Sipërme patën ideuar se ku mund të krijohej një qëndër e dytë pas Ballshit. Pati propozime të ndryshme çka nuk mund të pranoheshin si për Çorrush dhe as në Kutë sepse ato mbështeteshin në periferi, larg dhe në brinjë të Vjosës. U hodhën me këndej dhe matën me sy se Tatoshaj mund të ish një Qëndër e cila qe pjesë e Fratarit, ku bënin dritë po edhe zotërim familja e madhe tradicionale e patriotike e Hajredin Fratarit.
Në tym të këtyre diskutimeve, ia bëhu ideja e çartur e një Drizarioti të njohur, Idriz Danos oficer i Mbretërisë së Zogut, i shkolluar në Stamboll, i afërm i Ministrit të Luftës Xhemal Aranitasit.
Ai erdhi një ditë dhe u ul këmbëkryq në Symizë dhe bleu tokën në Qafë mes të katër udhëve që kryqëzoheshin nga Krasi, Nga Ballshi, nga Poçemi , nga Drizari dhe Kuta. Aty ku frynte era ai vendosi të hidhte themelin e parë, aty ku dukej një pejzsazh i jashtëzakonshëm një botë të gjelbër mbi shtresa mademësh të gurëve dhe korijeve pafund, aty ku zbriste Fratari i dikurshëm. Aty ai krijoi strukturën e qytezës së parë dhe erdhën njëra pas tjetrës, ndërtesa e Komunës së parë, e makinës së miellit, e fabrikës së parë të vajit, e kafenesë së parë dhe e shkollës së parë, një ide të cilën Idriz Danua e realizoi edhe ua la breznive që do të vinin.
…Rrëfehet si në një përrallë se si në atë kohë erdhën prej Fieri paisjet dhe makineritë e mullirit të blojes dhe fabrikës së vajit ashtu tërhequr nëpër lugina udhë pa udhe nga çifte kuajësh me ditë të tëra, gjersa i sollën deri këtu. Duhet hamendësuar ajo përpjekje mes natës së madhe të pazhvillimit. Sistemi komunist bëri ndërtimet e tij në zhvillimet e kohës. Por ato themele janë të paharruara për historinë.
3. Profecia e Idriz Danos
Më duhet të kumtoj emocionin që përbën kjo anë tragjike e kohës e cila kërkoi çuditërisht të mbulonte vlerat. Një i afërm i Idriz Danos ishte dhe Hazis Dule i cili kish në atë derë të madhe: dajot e babajt. Hazizi u nda me Idrizin në kacafytjen e Luftës në të cilën ata morën krahë të ndryshëm. Hazizi u bashkua me Lëvizjen Komuniste dhe me Lëvizjen për Çlirim, kështu në të kundërt, të njëri-tjetrit. Por ai, asnjëherë nuk e harronte bisedën që kish bërë që në fillimet e lëvizjes komuniste me Idrizin nën hijet e Drizave të buta që ai pati sjellë e mbjellë në Qafë të Symizës.
…Nga Mukajt për në Symizë po ngjitej një kalorës që mbi kalë nxitonte për ndonjë mision. Nga pas e ndiqte një këmbësor. Idrizi, e kish përqendruar shikimin në atë drejtim dhe kur ata po afroheshin ai pyeti se kush na qenkësh ky djalë i ri i hipur në kalë. Hazizi e njohu kalorësin e ri dhe i tha emrin e njërit prej komunistëve të parë të krahinës.
“ Ashtu ë ! “ “ Mos është nga ata të Haredin Fratarit ? “ Hazizi pohoi. Pas pak ai pyeti edhe për atë këmbësorin që në vrap gulçonte pas kalit. Ai mesa dukej ishte një partizan, korjer në zonë. Idrizi hoqi në zemër dhe atypëraty ia tha me inat Hazizit sikur ky ta kishte fajin me atë që po ndodhte:
“ Hajmedet! Hajmedet! Pse kështu na qënkan komunistët, që tani të hipin në kalë, dhe pas tyre të bredhin ata të shkretët e vuajtur ! hajmedet! Këta e kanë filluar keq, që në fillim…”
Kjo nuk I harrohej Haziz Dules dhe e rrëfente shpesh. Megjithatë ai mbeti I lidhur me sistemin që shkoi.
Kështu iku Idriz Danua në rrebeshin e sistemit që po vinte dhe la një qytezë të ideuar e të ngritur prej mendjes, ëndërrës dhe pasurisë së tij.
4. Gjurma e dytë, ajo e Hazis Dules mbi kodrinën e Plerishtes
Kjo gjurmë e dytë vjen në kohën e Sistemit Komunist atëherë kur Idriz Danua s’ishte më. Haziz Dulja pas Çlirimit edhe pse ishte komunist nuk e kish të shuar ndjenjën e pronësisë dhe ëndërrës për të ndërtuar. Kështu para kolektivizimit ai iku nga Kremenari dhe u vendos në bregun e Plerishtes. Aty i vajti mendja të bënte një palë shtëpi si saraje, edhe pse kish ardhur koha e komunizmit dhe kjo ide nuk e kish vendin në sistemin e duhur. Megjithatë ai iu vu punës dhe nxori gurë nga dheu i fortë shtufor i Greshicës dhe rrasa nga Përroi i Zi e shtresa gurore të mademit, gëlqere të kaminave që s’iu ndanë dhe e kësilloj i ngriti të bukura, në majën e Plerishtes dhe sipër u vuri një skulpturë pak a shumë naïve të kalit fluturues që e kishte ëndërr në mendjen e tij. Këto saraje ishin në kundërshtim me kohën, ndaj kur Mehmet Shehu kaloi andej dhe pa, se si ishin ngritur pyeti : “ More po këto shtëpi të kujt janë: Mos i ka bërë Haziz Dulja? “
“ Po” i thanë ashtu me gjysëm zëri. “ Është ndër vete ky! ? Shkoni e i thoni se ato shtëpi të bukura do t’i marrë Partia dhe do t’i bëj Spital të krahinës.”
Fjala i shkoi Hazizit në vesh dhe ai s’u ndje fare, se i kish hyrë frika se mos ia merrnin, por nuk u bë asnjë hap tjetër, dhe ato rrojnë e gjallojnë atje në majë të Plerishtes dhe shikojnë tani qytezën e Fratar-Komunës, me përqëndrim atje ku hodhi themelet Idriz Danua.
5. Një shesh me emër të ri : “Bilbil Pasha” dëshmor i Atdheut
Atje në Qafë të Symizës, u mblodhën këto ditë nga rrethina e Fratarit sepse Komuna rimori në kujdes të saj gjurmë të kujtesës historike. Në periferi u vendos një emër nga Këshilli Komunal në kujtim të deshmorit të Atdheut Bilbil Pasha. Vendi ishte zbukuruar. Erdh e u mblodhën kremenaras, fratarakë të shumtë, nxënës të shkollës Hajredin Fratari. U gjend aty, një nga përfqësues të familjeve të mëdha intelektuali i shquar Fatos Klosi i kudondodhuri pasionant atdhetar që e respektojnë gjithë mallakastriotët . Doli edhe Lumi i Vlorës që kish sjellë Tomorr Lelon një bilbil këngëtar dhe patriot rrënjor nga formacioni granitik i Zigur Lelos të Labërisë, pastaj Plerlat Dervishi përfaqësues nga Kanina i biri i gjeneralit të famshëm Ibrahim Dervishi, Dhimitër Guçe e Namik Jahaj nga Smokthina.
Mbledhur rreth njëritjetrit për emërin e një këndi të qytezës së Fratar-Kumunës së cilës do t’i vihej një emër ai I Bilbil Pashës. Ka një emocion të veçantë atdhetarie dhe historie për të mos harruar veprat njerëzore dhe kontributet, prandaj pati një bashkim zemrash, atje në Fratar tek rrëfenin për ato që shpresojnë dhe ato që kanë bërë, ku ka hije kënga patriotike dhe gurra e sjellë nga Tomorr Lelua shpërthyes poetik e rapsodik rrëqethës e mbresëlënës me gjurmë historije e kranarije.
Dhe ja këndin e ri të qytezës e mbush fëmijëria e Bilbilit dhe kujtimet që i sjell Kryekomisari i njohur Bilbil Mema një mallakstriot i të njëjtit brez, i cili ka qenë bashkëshok me Bilbilin në ngjitjen dramatike të ortekut të dëborës, u dëgjua fjala e urtë dhe e dashur e kolonelit Zihni Goxhaj nga Hekali i historisë edhe ai shok i Bilbil Pashës. Emocione përcolli Fatbardh Murati kuadër i asaj shkolle kur ndodhi orteku. Kështu rrinin këtu në Fratar-Komunë brezat njeri pas tjetrit për të pohuar se si rrjedh historija dhe si nuk duhet të shuhet ndjenja kombëtare.
Takon Mjekun Shaban Zylalaj, Kryetarin e Këshillit Bashkiak, që gjithë jetën nuk lëvizi dhe i shërbeu bashkësisë Fratarake ku ka lindur, sherben gjer tash si mjek dhe i gurron zemëra e fjala për traditën , mësuesit Nuredin Jaupaj dhe Lefter Jaupaj, në të gjithë udhën e tyre të mësuesisë deri në ditë të pensionit, Kështu edhe Bashkim Dervishaj, deri tek më të rinjtë: Zamiri nipi i Haziz Dules, Shpëtimi me një rrëzëllim shpirtror aq të lidhur me vendlindjen e tij.
6. Kryetari I Komunës dhe projektet e tij për vlerësimin e historisë
Teksa këmben fjalë me Astrit Sejdinin do të hasësh urtësinë e tij dhe maturinë në drejtimin e njësisë vendore. Ai të flet për vështirësitë e sotme në menaxhimin vendor dhe hallet problemet që kanë njerëzit të cilat janë të shumta. Por ai nuk harron për të mbajtur të gjallë historinë e brezave duke mos mbajtur anë ideologjike. Fratar-Komuna është rritur dhe zbukuruar për ditë nga kontributet e atyre që kanë derdhur djersën lumë në emigracion dhe prapë nuk braktisin vendlindjen. Aty poshtë duket Fërri i Madh ku Mehmet Shehu jepte sinjal me buri për të filluar sulmi mbi gjermanët tek Lëndinat e Kapajt ku do vritej Gjok Doçi. Harruam të thoshim se Symiza u bë vendinternimi edhe për Koço Tashkon që në lajthitjen e kohës bridhte shtigjeve të korijeve me një zagar këmbëshpejtë.Kurse në Ballsh krrente vargje vetmije Sejfulla Malëshova.
Dalim në kryqëzimin e katër rrugëve të Symizës kundruall Komunës së Vjetër dhe Postës së dikurshme të xhandarmërisë. Aty poshtë duket Fërri i Madh ku Mehmet Shehu jepte sinjal me buri për të filluar sulmi mbi gjermanët tek Lëndinat e Kapajt ku do vritej Gjok Doçi. Në krahë shkolla që mban emrin e tij.
Çfarë i mungon këtij vendi që pret ? Vetëm një përmendore kujtimi për atë që themeloi Fratar-Komunën e parë. Ky vend ka mbetur bosh dhe është i rrahur nga shumë erëra, ndaj e do dëshminë e kujtesës historike. Këtu kanë ardhur e ikur shtegtarë e pushtues, këtu u ngulën banorë autoktonë, kaluan regjime me romanë, bizantë, otomanë, zogistë , kumunistë, dhe tani në një shoqëri demokratike në të cilën ende nuk e kemi marrë veten.

Nga gjithë sa shkruan zotëria ajo që më mbeti në mëndje është oficeri i zogut që u ul këmbëkryq dhe ndërtoi shtëpi në symizë dhe hazizi i kohës së partisë që ndërtoi shtëpinë në plehërishte,fakt shumë domethënës që vlen të mbahet mënd,sepse ai regjim që zotëria e kujton me nostalgji e shndrroi gjithë shqipërinë në plehërishte ashtu siç është edhe sot. Ah,se harrova,së fundi qënka ”ndërtuar”një shesh i ri me emrin bilbil pasha.Jam kurioz të di kush është arkitekti i sheshit.
Megjithse ka perseritur disa here te njejtat gjera nuk me habit sa fakti se si ka mesuar kaq mire shqip ky turku Myslim Pashaaa.
Sa shume e ul nivelin e gazetes ky njeri, eseist i nivelit te 9 vjecares.
Diten qe shkruan ky ne gazete, une nuk e ble ate.
Kur shkruan komente “Mark ujku dhe Gregori” mua me mbaron KAPSLLEKU!!!
Shkruani sa me shume se edhe ne LIROHEMI nga poshte!!
eshte kenaqesi te lexosh z.Myslym Pasha!
megjithese nuk e njoh dhe nuk e kam shetitur Mallakstren,e lexova kete shkrim me shume kureshtje.
Sikur te kishim dhe dy a tre atdhetare si z.Pasha ne politike,tjeter faqe do te kishte atdheu yne!
vetem myslim pasha e hajredin fratari, po mos harro se se ka dhe fise te tjera sic jane edhe SERJANAJT qe jane shquar per lufte, per arsim ,ku shkollen e pare ne bardhaj e ka hapur kadri serjanaj ,ku ne lufte kane dhene dhe deshmore,etj. nuk mund te thuash fratar pa permendur dhe SERJANAJT.
MOS HARRONI JU O FRATARAKE SE JETONI NE TOKAT E MUHARREM SERJANAJ ,TE GJITHA JANE PRONATTE BLERA ME FLORI KOHE ME PARE PA LINDUR KY PASHA E FRATARI,
O i vetshpallur pasha i Mallakastres ti ke vetem mbiemrin pasha ,mos kujto se je pashai i Mallakastres , ms kete diktim ty te ve cicen dhe femiu i klases se pare , rri se je mir tek gjiri iSarandes ,mos u hapbythaz shum se pordhet e medha grisin brekt e reja . Un jam rritur ne Mallakaster dhe i di mir meritat e saj , ajo nuk meriton nje shkrim kaq te vaket keshtu qe lere fare ,apo te ka dhene ndonjeri ndonje lek per te shkruajtur per fisin e tij
Ura e paraqitur me foto nuk eshte ne sinorin e Mallakastres o pasha por ne sinorin e Tepelenes ,pikerisht ne fushen e Tocit .
Myslimi eshte njeri i penes. Une e njoh qe para 44 vitesh. Shkruante e shkruante. Po c’ shkruante ?! Lloj lloj temash shkruante Lymi. I uroj shendet dhe gezuar vitin e RI 2014. I uroj ti punoje perseri pena Lymit. Le te shkruaje e le te kenaqet. Rendesi ka “ti punoje” pena edhe pse disa here e hidhur ajo pene.