Rama: Interesi i opozitës është fushata elektorale, do të vaksinojmë, vaksinojmë, vaksinojmë për të lehtësuar sezonin turistik

Rovena Cerka

Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se vendos interesin partiak dhe fushatën elektorale mbi shëndetin e njerëze.  Rama shkruan se PS do të vazhdojë të vaksinojë për të mos patur probleme në sezonin turistik.

 

Postimi i plotë i Edi Ramës

Lufta për t’u çliruar nga pandemia është sfida e sfidave, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke bërë secili detyrën e vet për të mbrojtur të tjerët, me forcën e shembullit e me gjithçka ka në dorë!

Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve…

Ne do të vazhdojmë, pa u lodhur, të luftojmë me gjithsej për ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik, bashkë me ekonominë e me jetën komunitare. Dhe do t’ia dalim, medoemos

 

c.r / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *