Nënkryetari I LSI Luan Rama I kërkoi falje publike dje Presidentit Ilir Meta për faktin se nuk e dëgjuan kur i këshilloi të mos digjnin mandate me 19 shkurt të vitit 2019.
Por Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk është pajtuar me këtë mendim, madjre duke ironizuar marrëdhënien e Luan Ramës me bashkëshortin e saj Ilir Meta. Kryemadhi u shpreh se është marrë nga strukturat e LSI si kryesia dhe Komiteti Drejtues dhe se nuk kthehej më pas. Djegia e mandateve sipas Kryemadhit tregoi fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe zhbëri propagandën e saj.
‘Shikoj që paska filluar dashuria e hershme e Luan Ramës me Ilir Metën, që kur kanë qenë në PS të dy bashkë. Unë aty kam qenë, por nuk kthehem pas. Ka një vendim shumë të qartë të kryesisë së LSI, të strukturave, Komitetit Drejtues, që është një vendim i pakthyeshëm për shkak të djegies së mandateve dhe i qëndrojmë asaj. Nëse ne nuk do të kishim bërë një vendim të tillë, që është një veprim radikal, që i kushtoi pak qetësisë së presidentit, mediave, sepse mediat u detyruan të ishin nën dhunën dhe blerjen e Bashkisë së Tiranës apo të departamentit të mediave të kryeministrit, i kushtoi pak biznesit shqiptar, sepse duhej të faleshin tek oligarkët dhe të paguanin haraçet tek zyrat e tatimeve të qeverisë. Por për hirë të së vërtetës, djegia e mandateve bëri një gjë që përshpejtoi me hapa shumë të shpejta dështoi atë figurë monstrueze që kishim në një figurë shumë të bukur.
Mos të harrojmë që momenti kur opozita ka djegur mandatet Shqipëria kishte 5 kushte për hapjen e negociatave dhe tashmë ajo ka 15 kushte, ku një nga kushtet kryesore është krimi elektoral. Dua ta them këtë që ndoshta e ka bërë të vështirë djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale, punën e opozitës, punën e biznesve, punën e një njeriu që fokusohet vetëm te imazhi i tij, nuk arrin të menagjojë krizën e tërmetit apo pandemisë dhe ndoshta kjo ka krijuar një lloj deziluzionimi tek njerëz që e shikojnë me qetësi politikën, por ajo që dua të theksoj është se djegia e mandateve ishte një vendimet më të mira për të krijuar një qetësi tek njerëzit dhe për të parë që opozita nuk ishte fasadë dhe palë e Edi Ramës dhe Rilindjes.
Unë nuk e kam dëgjuar dhe nuk kam komunikuar as sot me Luan Ramën, por ajo që e thatë më parë, më morën shumë gazetarë në mëngjes dhe më thanë ka ndodhur kjo, thashë se mu bëka qejfi që qenka rikthyer dashuria e Ilir Metës me Luan Ramën dhe qenka nga dashuria që kanë socialistët që kanë në qarkun e Vlorës për Luan Ramën dhe janë në një vrull të jashtëzakonshëm për ta mbështetur atë dhe ndoshta përjashtimi i Dritan Lelit ka krijur këtë situatë emocionale. Më mirë të flasin njerëzit se sa të mos flasin. Është shumë e rëndësishme që qytetarët të shkojnë të votojnë për atë që është më e rëndësishme për ta. Nuk është e rëndësishme për ta që 17 nga 19 mandatet e LSI-së të mos merrnin rrogën, por është shumë e rëndësishme për ta që ata të kuptojnë se opozita nuk ishte palë.
Nuk jam e penduar, pasi djegia e mandateve i dha shansin dhe mundësinë për ti treguar dhe opinionit publik që LSI nuk është ajo që u kanë ofruar mediat dhe partitë e tjera, është komplet ndryshe nga ajo ç’ka të tjerët kanë parë mediatikisht’.
c.r / dita

Kujt i interesojnë këto idiotësira ?
Po mirë edvin korrupsioni ka vjedhur se dihet tashmë. Po ju të lsi dhe pedesë nuk keni vjedhur ndonjëherë në zgjedhje ? Ju na kujtoni për budallenj ? Ju jeni të gjithë the same shit prandaj 70% e shqiptarëve duan që ju të gjithë pa përjashtim të zhdukeni
Oj pjeshk lopë harrove florinjtë e vjedhura nga shkërdhata Like lopçari.O kurvat e Shqipërise.
Ke po ndahen cifti PRESIDENCIAL,tani qe u hyri Luan Rama ne mes?
Kumbaret te nderhyjne,qe te mos ndodhi kjo tragjedi kombetare.
Zonje ke te drejte ne krenarine tende si femer,si nene,si kryetare Partie.
Femra si ti po neperkemben nga Politika nenvleftesuese maskiliste.
Dinjiteti juaj si buce parlamenti kerkon shpagim.
Jo cizme,por edhe breket t`ja vervitesh Rames se e meriton.
Gruaja e Presidentit te gjenocidit Covid-19!
A moret vesh o njerez cfare tha Nafije fallxhorja, vetem mrroklla, fjale pa lidhje, ne delir te plote, ka lajthitje mendore. Ne mjerim te plote per fundin politik qe e pret lesheline me 25 shkurt sic e pame dhe nga sondazhi i Piepolit leshelija ka ikur per lesh dhije.
Femra më k… ne të gjithë republiken.Po tangat që ke harruar dhe i ka Nano si relike i ke harruar.Po kur dilje për “gjueti” tek 21 dhjetori,sa here i ke ngritur shalët përpjete tek 21 e mban mënd te kapën duke u shk… poshtë ures Lanës……….dhe pastaj e mbylle me një martese te “sukseshme” më kokmadhin e Skraparit.Nano kur e mori vesh këtë fejese e ka thirr në zyre Like Floririn dhe i ka thënë e si se çfarë femre po merr veri gishtin kokes…….Çift bastard.Merreni me mend o pupoll se kë votoni…..
Pune baxhellash…Lesheli hesapi.