Drejtori i spitalit të Strugës, Muhamed Asani, është shkarkuar nga posti, deklaroi Ministri Filipçe, në një konferencë për shtyp.
“Unë mora një vendim për të formuar një komision të ri. Drejtori aktual i spitalit në Strugë, Muhamed Asani, do të pushohet nga puna. Një drejtor i ri do të emërohet në periudhën e ardhshme”, tha Filipçe.
Ministri theksoi se ka marrë edhe vendim për të formuar komisionin e ri për rastin e nënës nga Dibra, të cilës, pas lindjes, tre organe të shëndëtshëm i janë hequr.
“Dje mora vendim për të formuar një komision të ri. Kjo është një mundësi ligjore që ka Ministria e Shëndetësisë. Komisioni i parë u krijua gjithashtu me kërkesë të MSH-së, por atëherë përmes Dhomës Mjekësore, por duke i pasur parasysh disa ndërhyrjet dhe kërkesat që kishte së pari nga familja e nënës, pastaj nga disa institucione, të tilla si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, mora vendim për të formuar komision tjetër, i cili do të drejtohet nga drejtorët e Klinikave të Urologjisë, KARIL, gjinekologji, drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe të cilët do të duhet të bëjnë analizë të rastit”, tha Filipçe.

ZAGARE TE PA SKRUPULLT
Futini plumbin doktorave dhe masakrpjauni dhe familjen