Dy shtetas sirianë janë konfliktuar me njëri tjetrin mbërmjen e së mërkurës për motive ende të paqarta.
Dy të rinjtë kanë përdorur armë të ftohta, një thikë është gjetur nga efektivët e policisë në trotuar ndërsa një tjetër është duke u kërkuar si provë në breg të lumit të Lanës.
Në pamjet filmike dallohen njolla gjaku nga konflikti ndërsa në cilësinë e provave efektivët kanë sekuestruar disa monedha dhe një çakmak.
Të rinjtë janë dërguar me ambulanca në spitalin e traumës nga ku pritet edhe të japin dëshmitë e tyre tek efektivët e policisë.
