Lopez zhvendoset nga skena në fushën e futbollit

anazapta

Xhenifer Lopez duket se është zhvendosur nga skena në fushën e futbollit. Këngëtarja e mirënjohur 43-vjeçare veshi një bluzzë dhe atletet e saj të dielën ndërkohë që ishte e vetmja femër që po luante në stadiumin “Hiram Bithorn”, në Puerto Riko. Dhe kishte madje edhe tifozë: fëmijët e saj, Maksin dhe Emën.

Lopez u fotografua ndërsa mbante në krahë të bijën, e cila dukej shumë e kënaqur ndërsa mamaja e saj luante. Por gjithashtu në fushë ishte edhe Kasper Smart, i dashuri i saj i ri, si dhe kërcimtarë të tjerë nga trupa e Lopezit, ndërkohë që luanin përballë disa artistëve lokalë. Por jo gjithë kohës u luajt futboll. Grupi pati edhe një kërcim të shpejtë në stilin “Gangnam”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *