Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të vdekjeve dhe të infeksioneve të reja nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit raportohet se 423 qytetarë kanë humbur jetën, shifër më e ulët se dje ku u regjistruan 431 të vdekur.
Autoritetet raportuan se infeksionet kanë patur rritje.
Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 24,935 raste të reja me koronavirus, nga 353,737 teste të kryera.
Dje u regjistruan 23 mijë raste të reja me koronavirus.
Në total, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 3,3 milionë, kurse bilanci i viktimave është 103,855.
j.l./ dita
