Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së Partisë Republikane. Pas këtij vendimi, Ministria e Shëmndetësisë do të duhet të rishikojë kohëzgajtjen e kufizimeve vendosura me urdhër të datës 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore etj. brenda një jave.
Partia Republikane iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e urdhrit me pretendimin se ai bie ndesh me parimet, të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, ndalon aktivitetin politik të saj dhe të partive të tjera opozitare dhe zhvillimin e mbledhjeve partiake dhe të tubimeve, tërësisht, pa asnjë dallim.
Urdhri duhet të kishte një kohëzgjatje të përcaktuar për zbatimin e tij, afat i cili duhet të përfundonte përpara fillimit të fushatës zgjedhore.

