AstraZeneca e sigurtë dhe efektive, pas pezullimit, Italia rinis nesër përdorimin e vaksinës

J L

Pas vendimit të EMA, se vaksina AstraZeneca është efektive dhe e sigurt, Italia që prej ditës së nesërme do të rinis vaksinimin e popullsisë.

Lajmi u bë publik nga kryeministri italian Mario Draghi, pas vendimit të EMA, i cili informoi publikun se AstraZeneca është një vaksinë e sigurt dhe efektive dhe përfitimet  nga përdorimi i saj janë më të larta se rreziqet shoqëruese.

“Pasi dëgjoi Ministrin e Shëndetësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe Këshillin e Shëndetit, Aifa njofton se arsyet për pezullimin e përdorimit si masë paraprake nuk ekzistojnë më prandaj, nesër, Aifa do të pezullojë ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca, duke lejuar kështu një rifillim të plotë të fushatës së vaksinimit nga ora 15.00”, tha Draghi.

Italia pezulloi përdorimin e vaksinën me 15 mars pas shqetësimeve për sigurinë e saj dhe trombozat e shfaqura në disa pacientë, të cilat EMA konfirmoi se nuk kishin lidhje me vaksinën.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *