Vriten 4 punonjës qeveritarë, bombë në autobuz, ende nuk janë identifikuar autorët

Rovena Cerka

Shpërthimi i një bombe, që ishte vendosur në buzë të rrugës, vrau këtë të enjte katër punonjës të qeverisë afgane në Kabul. Mediat shkruajnë se asnjë nuk ka marrë përgjegjësi për shpërthimin, megjithëse qeveria ka fajësuar kryengritësit talibanë për sulmet e fundit ndaj zyrtarëve qeveritarë, gazetarëve dhe qytetarëve.

Aksidenti i rëndë vjen një ditë pasi nëntë anëtarë të forcave të sigurisë, u vranë si pasojë e rrëzimit të helikopterit e me të cilin po udhëtonin. Talibanët kanë mohuar të kenë dorë mbi këtë ngjarje, sipas  Reuters.

Kujtojmë se sulmi ka ndodhur në të njëjtën ditë, kur qeveria afgane, talibanët dhe vende të rëndësishme botërore, përfshirë dhe SHBA, u takuan në Moskë për të punuar mbi zvogëlimin e dhunës e për të filluar procesin e paqes afgane.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *