Plot 55 mijë kristale të vendosura me dorë për 1500 orë pune! Fustani mahnitës i këngëtares shqiptare Dua Lipa, Versace zbulon sekretet

Rovena Cerka

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, pak ditë më parë,  fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal në pop, mahniti publikun me veshjen e saj, e cila tërhoqi vëmendjen e qindra mijëra njerëzve.

Ajo u shfaq me një fustan në formë fluture, e cila ishte e mbuluar plot me gurë që shkëlqenin. Ndërkohë së fundmi Donatella Versace, ka bërë një postin në rrjetin e saj social në Instagram, duke i treguar publikut se fustani rrjet i Duas, ishte bërë për plot  1500 orë, dhe se i gjithi është i mbuluar me kristale.

Donatella Versace, bën me dije se në fustan janë vendosur 55,000 mijë kristale. Krahas detajeve për fustanin e yllit të muzikës, Versace, ka uruar artisten, ndërkohë edhe kjo e fundit ka falenderuar stilisten dhe gjithë ekipin e saj, për fustanin e ëndrrave.

Lipa ka fituar çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal në pop. Albumi i dytë i Lipës, ‘Future Nostalgia’, mundi Lady Gaga, Taylor Swift, Harry Styles dhe Justin Bieber. Lipa interpretoi këngën “Don’t start now “e cila gjithashtu u nominua për Këngën e Vitit dhe Regjistrimin e Vitit.

 

 

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *