“Plumbin ballit”, Topalli pyetet pse e tha deklaratën e bujshme në vitin 2005

Rovena Cerka

Në emisionin “Opinion” u rikthye në vëmendje deklarata e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila në vitin 2005 bëri një deklaratë që ngjalli polemika në media dhe në arenën politike.

Pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2005, Topalli ishte e ftuar në emisionin “Opinion” së bashku me Gramoz Ruçin dhe Skënder Gjinushin, por gjatë debatit ajo u shpreh se “Gramoz Ruçi, faji i Sali Berishës ishte që nuk i dha plumbin në ballë atyre që ishin me Zani Caushin dhe kushërinjve të Gjolek Malajt.”

Pas 16 vitesh Topalli tregon nëse është kritikuar nga ish-kryeministrin Sali Berisha dhe si e pritën këtë deklaratë mbështetësit e PD.

Topalli: Fillimisht më kanë kritikuar.

Fevziu: Berisha çfarë tha?

Topalli: Asnjë fjalë, asnjë. Ishte diskutuar në rrethet e gazetarëve se Jozefina gaboi për fushatë, pastaj thanë shiko në fakt elektrizoi mbështetësit. Përtej frazave, ndoshta duhet të shkojmë tek thelbi. Fushatë nuk është një show kush e bën më bukur fushatën elektorale. Në fushatë ka një dozë të caktuar ku politikani mundtë ndikojë në opinionin publik dhe që do të ndikojë në votime.

Share This Article
6 Comments
  • Epo po vajti pune tek “plumbi ballit”, jane me te shpejte ata djemte e nenave,
    dhe ta fusin koken ne hale , sic ua futen

  • E vetmja gje qe ka bere mire Basha ne PD,eshte shporrja e kesaj bushtres se Shkodres.,nga PD.
    Nqs.Tabaku perfaqeson sot femren e kulturuar te Tiranes,kjo ka perfaqesuar rrugacet e shkodres.

  • “Gramoz Ruçi, faji i Sali Berishës ishte që nuk i dha plumbin në ballë atyre që ishin me ZANI CAUSHIN dhe kushërinjve të Gjolek Malajt.”

    Ministri i brendshem komunist GRAMOS RUCI me 2 prill 1991 i dha urdhenin e preme me telefon kryetarit te deges se brendshme ne Shkoder ÇAPAJEV TAÇI QE TE SHTJEJNE ME ARME ZJARRI NDAJ GJIMNAZISTAVE QE PROTESTOJSHIN PARA KOMITETIT TE PARTISE duke thirrur “NUK E DUAM KOMUNIZMIN, JO, JO, JO”.
    Mbas gjygjit rreth kesaj ngjarje ÇAPAJEV TAÇI u burgos dhe u zhduk e nuk dihet ma asgja se ku perfundoi. Keshtu u zhduk nji deshmitar.
    Ndersa Sekretari i pare i partise Xhemal Dymylja u denu me burg dhe mbas nji viti vdiç ne burg. Edhe ky deshmitar u zhduk.

    Gramos Ruç sot asht kryetar Kuvendi edhe pse bashkepunoi me ZAN CAUSHIN ne vitin 1997.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *