Shtohen pakënaqësitë për mospërfshirjen në lista, Bashës i largohet edhe një nga këshilltarët e rëndësishëm

Rovena Cerka

Pas nënkryetarit të FRPD, Lisansër Hoxha edhe Këshilltari i sigurisë kombëtare pranë selisë blu, Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion, ndërsa vendimin e tij ia ka komunikuar përmes një letre kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Vendimi i Ahmetajt, vjen pasi ai nuk u kandidua nga Basha në listat e deputetëve për zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa thekson se dorëheqja e tij është e parevokueshme.

Edhe pse nuk e pranon se është zhgënjyer nga Basha, Ahmetaj lë të kuptohet se mes tyre ka pasur një qejfmbetje, e megjithatë nuk e përjashton mundësinë që të jetë sërish në politikë pas 25 Prillit.

LETRA

Dorëheqje nga funksioni i Këshilltarit në PD si dhe angazhimi politik deri në 26 Prill”.

Shumë të nderuar bashkëkombas, të dashur miq dhe kolegë,

Në përgjigje të mijëra interesimeve tuaja, lutem njihuni bashkëlidhur me aktin e dorëheqjes nga funksioni i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare si edhe nga angazhimi politik deri në 25 Prill.

Së pari, falënderoj disa dhjetëra mijëra kolegë/ushtarakë, intelektualë të ditur, patriotë të përkushtuar dhe qytetarë të zakonshëm në të gjithë hapësirën Kombëtare dhe NATO-s, për konsideratat, inkurajimin dhe mbështetjen që më keni frymëzuar përgjatë 36 vjet nën uniformë, si dhe pas angazhimit në politikën aktive, jo vetëm 15 muajt e fundit.

Në detyrim dhe mirënjohje ndaj 4152 ushtarakëve (aktiv, rezervë apo pension); 2134 familjeve të ardhura pas viteve 1990; mbi 523 intelektualeve dhe elitës fisnike të qyteteve të bregut; familjarëve, miqve dhe dashamirësve në të gjithë QARKUN (e begatë por të vjedhur, të bekuar por të përdhosur nga palo-Politika e oligarkëve dhe sekserëve të Tiranës), e VLORËS, që më besuat, motivuat dhe ju bashkuat sfidës fisnike për të realizuar edhe ne shqiptarët më 25 Prill, zgjedhje demokratike si Kosova, Serbia, Bosnja dhe gjithë Europa!

Ndjesë të sinqertë nëse, përfshi dhe përtej këtij rasti, me apo jo për fajin tim, ju kam zhgënjyer apo lënduar me këtë akt, reagim apo me qëndrimet e mija në vijimësi.

Edhe pse shumicën nga ju,, s’kam pasur privilegjin për t’ju takuar, ju garantoj “emër për emër”, si patriot, si miq, si mbështetës, të zhgënjyer apo kundërshtarë racionale, se do mbeteni përgjithmonë të skalitur në mendjen dhe zemrën time si një mision dhe borxh i pashlyer respekti dhe mirënjohjeje të thellë.

Së dyti, përgjegjës për të këqijat e regjimeve janë edhe qytetarët me vetëdije që heshtin. Për shtetet e dështuara si RSH-2021, është edhe më keq akoma.

Prandaj, prej 2014, përtej “prangave” të uniformës, koston nga riciklimi i nenit-55, kam zgjedhur dhe do të vijoj të “ulëras fortë”, kur përdhosen parimet bazë të demokracisë funksionale, kur vidhen votat, liria, pronat e qytetarëve, kur shiten interesat kombëtare, etj.

Në shtesë të dorëheqjes, e përsëris se, vetëm kthimi i fuqisë së votës te qytetarët, me lista alfabetike, 100 % të hapura, mbetet vaksina, arma, shpresa dhe zgjidhja e vetme për ta çliruar të ardhmen Euroatlantike të vendin nga ky sekt-politikanësh të korruptuar dhe  të diskretituar deri në neveri!

Sa për angazhimin tim politik mbas 26 Prillit (sigurisht pa lejen e ushtrisë së uritur për diarrenë e mjerove dhe port-haleve…), e trashëgoj si të shenjtë nga fryma e Baba Ahmet Turanit, dhe mbetem USHTAR i vlerave të së djathtës moderne, ku: “Familja, Atdheu, Zoti, Liria, Jeta, Vota, Siguria, Prona, Tregu, interesat kombëtare dhe integrimi Euroatlantik”, janë vlera thelbësore, shpresa dhe misioni ynë fisnik që Shqipëria, të bëhet si gjithë Europa, edhe për inat të politikanëve zullumqarë, shtetarëve derdimenë, oligarkëve fuqiplotë dhe sekserëve të gjithë pushteteve që jo vetëm kanë pushtuar të djathtën, por edhe vjedhin dhe sundojnë Shqipërinë për 30 vjet.

Share This Article
5 Comments
  • Ushtaraket ne shqiperi u bene te gjithe bozaxhinj,qylere gavetash,sahalepires te POLITIKES,qekur u burgos Halim Xhelo ne 1966.
    Klani Labo-vllah ne ushtri nuk e kuptoi se me pushkatimin e Beqir Ballukut po pushkatohej e gjithe Ushtria.
    Pirro Ahmetaj nje cope manekin i veshur me uniforme.ne nje vend qe nuk ka ushtri.
    Ike o Pirro leri deklaratat,se patkojte e kali te ngordhur i hoqi Shkelzen Berisha.

  • Ore,po si nuk doli nje politikan qe te jete te pakten 20% i ndershem por te gjithe kur nuk fitojne poste fillojne te trgojne veten se per çfar jane futur ne politike.Per sa kohe drejtuesi politik i partise i trajton mire,per sa kohe drejtuesi i partise i jep poste drejtuese ose i ben deputete te ngrejne ne qiell ne te kundert largohen nga partia (edhe duke te akuzuar )per te gjetur nje parti tjeter qe ti ofroje nje post.Adih thote me te drejte qe te tria partite kryesore jane pjelle e PPSH dhe kjo eshte me se e vertete por me e keqja eshte se dhe njezit qe anetaresohen ne keto part jane po pjelle e drejtuesve te meparshem ose ato vete.

  • Kush e njeh gjeneral pirron,e thote qe eshte nje idiot me rroba usht,eshte nje cope mishi sic duket edhe ne foto.
    E megjithate ai pretendon dhe do te jete deputet,sepse edhe idioti lul e propozoi dhe ketij ju duk vetja i zgjuar…
    Bashkfshataret nga lopezi(pa lope) e uruan dhe ky u ngref por luli ja futi lopthi…
    Monika e harroi qe ky kishte qene keshilltar i kok tulit ilir

  • A ka dhe te tjere mbas ketij Zoterije!?
    Se ne liste jane dhe nja tetedhjete te tjere, qe Luli u futi gishtin ne bythe, u mori leket dhe tani u thote te bejne pushim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *