Rama “thumba” për LSI-në: Me ndihmën tuaj hoqëm nga prehri atë gjënë, që është në fytin e Lulit

J L

Rama gjatë prezantimit të programit “Shërbimet për qytetarin dhe biznesin” nuk ka ngelur pa thumbuar dhe opozitën, teksa foli për evolucionin që kanë pësuar shërbimet dhe teknologjia në vend.

“E kam dhe unë këtë shqetësim, që si i bëhet që edhe në derën e çdo njërit që ka një biznes të hyjë revolucioni digjital dhe të mos hyjnë me inspektorë, që vijnë për kontroll për shtetin dhe insistojnë për rryshfetin. Fiskalizimi, të gjitha marëdhëniet e biznes shtet, biznes-biznes, të gjitha online. Një qëndër, një tru elektronik si kjo hapësirë këtu, ku procesohen të gjitha transaksionet që bëhen në cdo sekond në kohë reale dhe nuk është më drejtori X, shefi Y dhe banda e tij e vockël që vendos se ku të shkojë, godasë dhe harbojë, por është truri i tij që jep sinjale.

A është një rënie që lidhet me mbylljen e dyqanit, se ka një arsye shëndetësore apo është një hile. Le t’i marrim me radhë ndryshimet që kanë ndodhur. U nis me certifikatën e famshme, vazhdojmë me certifikatën e akteve që printohet nga shtëpia. Po për dëshminë e penalitetit, sa herë iu është dashur që për një dosje, për një dokument tjetër që kur keni shkuar duhet të paraqiteshit në postë, duhet të prisnit 14 ditë, se mund të zgjaste dhe 14 muaj ose nëse do donit ta afronit, duhet të shkonit prapë, duhet të tundnit xhixhat apo jo. Sot, dëshmia merret pa lëvizur fare nga shtëpia dhe nëse je jashtë shtetit me pushime, pa asnjë kosto. Ishte para se me ndihmën tuaj të hiqnim nga prehri atë gjënë, atë gjënë, se gjë është, që sot është në fytin e Lulit, që quhet LSI”, tha Rama.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Po shofim me kryesoren e nje familje,pronen.Edhe mbasi ke bere pagesen e fatures se parceles ndertimore ,nuk ta Japin certificaten pa u “kollitur” e kupton vet ti z.Rama,kjo eshte me kryesorja jo certificata,edhe kjo duhet dhe eshte shume mire po prona eshte mbi te gjitha.kete ti zotri nuk e ke bere,prandaj nuk meriton voten.

    • Nuk e di Kryeministri qe pa ryshfet(kollitur) nuk mbaron asnje pune?Ryshfeti eshte shperblimi per emrimin e militanteve ne zyrat e Shtetit.Shiko fshataret e shkrete si sorollasin me vite per probleme te vogla se nuk kan mundesi te paguajn.Rama e ka bo Shqiprine sikur te ishte prona e vet.

    • O Ram hajduti !

      Po ty ne pushtet te solli LSI-ja o i pabese , se me votat e tua
      ti nuk vije dot kurre ne pushtet dhe do kalbeshe ne Opozite

      Ishte Meta ai qe te dha votat e LSI-se , dhe beri te mundur fitoren tende ne zgjedhje

      Apo ty si i Pabese qe je mjafton te kalosh lumin , pastaj thua te dhjefsha kalim

  • Po per te marre nje leje per rikonstruksion shtepie,psh e ke me tarace dhe ajo fut lageshtire dhe ti don ti besh nje cati? Heq te zite e ullirit per te nxjerre nje leje te thjeshte dhe pale kur ta japin dhe gjoja deklarimi eshte online. Keto te shohi k/ministri pastaj te vije te kerkoje vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *