Shqipëri-Angli do luhet pa tifozë, ministria e shëndetësisë refuzon kërkesën e FSHF

Ornela

Ministria e Shendetesise refuzon kërkesën e FSHF qe ndeshja me Anglinë të zhvillohej me tifozë, 30% nga kapaciteti aktual që ka “Air Albania” .

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, është planifikuar të zhvillohet më 28 mars.

“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesëmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, lexohet në letrën e mbërritur në zyrtar e FSHF dhe që mban datën 17 mars.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Shumë mire pa spektatore se ne nuk rrimë dot si duhet me zbatu rregullat katë po e shikojmë neper kafene dhe parqe qe grombullohen shume dhe pa maska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *