“Luftë” Pekin – Washington në mbledhjen e OKB-së. Tension dhe akuza të forta, “Për miliona njerëz është vdekjeprurës…”

Rovena Cerka

“Racizmi ishte dhe vazhdon të jetë një sfidë e përditshme kudo që të jemi. Dhe për miliona njerëz, kjo është më shumë se një sfidë. Është vdekjeprurëse.”
Mjaftoi kjo deklaratë e Ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield për t’u përplasur me homologun e saj kinez.

Gjatë një takimi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, Ambasadorja e SHBA, Linda Thomas-Greenfield  u shpreh se:

Si në Burma, ku komuniteti Rohingya dhe të tjerët janë shtypur, abuzuar dhe vrarë në një numër marramendës. Ose në Kinë, ku qeveria ka kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit kundër Ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare në Xinjiang

Zëvendës Ambasadori i Kinës në OKB Dai Bing u përgjigj se Thomas-Greenfield duke sjellë në vëmendje problemet në SHBA me racizmin prandaj sipas tij ajo “nuk ka të drejtë për t’u thënë vendeve të tjera se çfarë të bëjnë.”

Përplasja nënvizon tensionet midis dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës një ditë pasi Uashingtoni dhe Pekini kishin takimin e tyre të parë të nivelit të lartë që nga koha kur Joe Biden u bë president i SHBA në janar.

“Nëse SHBA interesohen vërtet për të drejtat e njeriut, ata duhet të adresojnë problemet e thella të diskriminimit racor, padrejtësisë sociale dhe brutalitetit të policisë” iu drejtua Dai Asamblesë së Përgjithshme me 193 anëtarë.

Thomas-Greenfield, e cila u shpreh se ajo është një pasardhëse e skllevërve, kujtoi përvojat e saj me racizmin.

Ne kemi të meta. Të meta të thella, serioze. Por ne flasim për to. Ne punojmë për t’i adresuar ato. Dhe ne vazhdojmë, me shpresë se mund të bëjmë më mirë sesa e gjetëm”, ​​tha Thomas-Greenfield.

Kina është dënuar gjerësisht për shtypjen e muslimanëve Ujgurë dhe pakicave të tjera në komplekset në rajonin e largët Xinjiang, të cilat ajo i përshkruan si “qendra të formimit profesional” për të shkatërruar ekstremizmin. Kina mohon akuzat për abuzim. Dai tha se nuk ka pasur gjenocid në Xinjiang.

Share This Article
4 Comments
  • Shume bukur ka folur Perfaqsuesja e Amerikes
    Bravo !

    Problemet qe ka Amerika me racizmin nuk i fsheh ,apo nuk i shtyp me force,
    por i trajton nepermjet Institucioneve te pavarura

    Ndersa Kina ka te meten qe problemet e saj etnike i shtyp me force dhe i fsheh

  • Ne USA nuk ka “racizem”, prandaj jane krijuar organizata per te mbrojtur komunitete te ndyshme te popullates si Blake Live Matters etj.

  • enda kufijve shteteror!Amerika edhe sot vazhdon politiken e saj koloniale ,por ne forma te tjera!Ajo ka zhvilluar luftra pushtuse ne ;Afganistan ,Irak ,Siri , Libi,dhe ne Ameriken Latine,ndersa Kina eshte ne vendin e saj ,br

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *