Letërkëmbimi, pse e refuzoi Noli ftesën e Enver Hoxhës për t’u kthyer në Shqipëri

Ornela

Prof. Nasho Jorgaqi  

Janë me shumë interes dhe vlerë mendimet dhe konsideratat e Fan Nolit mbi personalitetin dhe rolin e Enver Hoxhës në historinë shqiptare. S’ka dyshim se këto gjykime kanë peshën e tyre dhe marrin një rëndësi të veçantë, po të mbajmë parasysh se janë vlerësime të shprehura nga Fan Noli, një nga protagonistët e luftës së popullit shqiptar për pavarësi e demokraci, nga historiani, artisti dhe eruditi ynë i shquar. Vlerësimet madhore që Fan Noli i ka bërë Enver Hoxhës dhe veprës së tij historike, kanë lindur në rrethanat e kthesës së madhe që ndodhën në Shqipëri me triumfin e Luftës Nacionalçlirimtare dhe vendosjen e pushtetit popullor. Ato marrin karakterin e gjykimeve objektive, jo vetëm se shprehin drejt e saktë thelbin shoqëror-politik të fenomenit që analizojnë, por edhe sepse këto gjykime koha i vërtetoi katërcipërisht.

Është e njohur dashuria e madhe e F. Nolit për Shqipërinë dhe shqetësimet e përhershme për fatin e saj. Ky shqetësim do të zgjohet me forcë të re me pushtimin fashist të atdheut, por është fakt se ai, duke jetuar përtej Atlantikut, nuk do ta kuptojë e përcaktojë në kohën e duhur zgjidhjen e vërtetë të shpëtimit të Shqipërisë. Qëndrimet dhe gjykimet e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç dihet, do të jenë kontradiktore e me zigzage dhe vetëm nga fundi i saj, kur Ushtria Nacionalçlirimtare, nën udhëheqjen e komandantit legjendar Enver Hoxhës, ishte në prag të çlirimit të vendit, Fan Noli do të përshëndeste dhe mbështeste fitoren historike me gëzimin e sinqeritetin e një patrioti demokrat. Ai do t’i drejtohej popullit shqiptar me përshëndetjen besimplote se “…nga errësira e qorrsokakëve po hyjmë në dritën dhe në fushën e hapur të veprimit me udhëheqës që e kanë provuar zotësinë e tyre në vijën e zjarrit. Këta udhëheqës duhen përkrahur pa kondita, pa rezerva dhe pa kursim, se e meritojnë besimin e popullit plotësisht. Me këta udhëheqës fati i atdheut është i siguruar. Rroftë Shqipëria”.

S’është e vështirë të kuptohet se me këta udhëheqës F. Noli ka parasysh Partinë Komuniste të Shqipërisë, e cila ishte organizatorja dhe drejtuesja e Luftës Antifashiste, por këtë udhëheqje ai do ta shikonte e mishëronte në figurën qendrore të epopesë së Luftës, Enver  Hoxhën. Këto fjalë përshëndetëse patrioti demokrat do t’i shkruante më 18 nëntor 1944 për t’i skalitur në mënyrë lapidare në veprën e tij “Historia e Skënderbeut”: “Historianët, kur të shikojnë historinë e Shqipërisë vështrimin e 100 vjetëve me vonë, nuk do të ishte çudi ta nisin jetën e vërtetë  indipendente të popullit shqiptar jo me 1912, por më të 1944”. Konsideratën e parë F. Noli për Enver Hoxhën e ka dhënë në qershor të vitit 1944, në një mbledhje të organizuar nga Departamenti i shtetit në Boston. Aty Fan Noli, në vijim të qëndrimit të tij të gabuar, do të shprehte mendimin se për të shpëtuar kufijtë, e Shqipërisë duhej përkrahur A. Zogu. “Por sapo shprehu këto mendime, siç dëshmohet në librin e K. Çekrezit “Plani i tretë i copëtimit të Shqipërisë (1951), një nga zyrtarët amerikanë shpalli lajmin se në Shqipëri ishte formuar një qeveri e re nën kryesinë e Enver Hoxhës (ka parasysh Kongresin e Përmetit), peshkopit iu çel fytyra menjëherë dhe, sikur a kishte përgjigjen në majë të gjuhës, tha pa u menduar fare: -Atëherë, heqim dorë nga Zogu për të përkrahur qeverinë e re. -Jo, -tha zyrtari amerikan,- nuk do ta përkrahim, sepse mbas informatave tona, ajo duket si qeveri pro-komuniste, në mos komuniste. -Paçka, u hodh peshkopi,- prapë, ata djemtë tanë janë!”.

Që nga kjo ditë F. Noli do ta përkrahë me të gjitha forcat Lëvizjen Nacionalçlirimtare, qeverinë demokratike të udhëhequr nga Enver Hoxha, si të vetmen forcë që është “shpresa e madhe e një Shqipërie të lirë demokratike”. Prandaj s’është koha që të “pëshpëritim si era e natës, duhet të bërtasim si trumbeta në është, se kemi dëshirë që të bëjmë detyrën tonë kundrejt popullit shqiptar”. Në këtë kohë Noli do të përfshihet nga një valë e zjarrtë entuziazmi dhe që e ka burimin te ngjarjet e mëdha që po ndodhnin në Shqipëri. Formimi i qeverisë në Berat, çlirimi i plotë i vendit, masat e para demokratike të qeverisë do ta përtërijnë patriotin veteran. Ai del “para popullit, siç shkruan gazeta i gëzuar, i përtëritur dhe i çelur”, mban fjalime, shkruan artikuj, organizon fushata ndihmash, kudo dhe kurdoherë e elektrizon gjindjen, duke mbyllur fjalën e tij me thirrjen: “Rroftë Shqipëria”, “Rroftë Enver Hoxha”. Kur arrin lajmi i çlirimit të Shkodrës, qytetit të fundit, Noli, nëpërmjet gazetës “Dielli”, që ishte zëdhënësja e tij, do të shpallë se “Shqipëria ndodhet përsëri nën flamurin madhështor të Skënderbeut. Kjo do të jetë një ditë e shenjtë për popullin shqiptar. Roli i Gjeneral Enver Hoxhës është një triumf. Këtë të vërtetë as miqtë, as armiqtë e Enver Hoxhës s’mund ta kundërshtojnë dot” (dhjetor 1944). Tamam në këtë kohë në mes të shqiptarëve të thjeshtë të Amerikës do të lindë një këngë popullore për Enver Hoxhën botuar në “Dielli”, ku ndërmjet të tjerave thuhet:

Enver Hoxha djal’ i ri,

Populli me dashuri,

E ngarkon me përgjegjësi

Rojtar mbi gjithë Shqipërinë.

Bota jashtë hipokrite

Nënqesh me ironitje

Ngaqë ëndrrat imperialiste

S’gjejnë vend, po neveritje.

Fan Noli, që jetonte me ndjenjat e mendimet e shqiptarëve të Amerikës, do të bëhej zëri i tyre, zëri i ndërgjegjes patriotike dhe aspiratave popullore e demokratike të vëllezërve të vet kurbetçinj. Në telegramin e parë dërguar Enver Hoxhës pas Çlirimit, në emër të vëllezërve mërgimtare, do të shkruante: “Ne jemi kryelartë me ju, pse keni qenë i vetmi udhëheqës që mundi të çlirojë atdheun e vet, pa ndihmën e të tjerëve. Qeveria juaj është nga ato të rrallat që, pa ndihmën e forcave të armatosura të aleatëve, mundi të qëndrojë në këmbët e veta”. F.Noli qysh në muajt e parë të triumfit të pushtetit popullor në Shqipëri, do të bëhet përkrahësi dhe propaganduesi më i zjarrtë i qeverisë sonë demokratike me Enver Hoxhën në krye. Në 8 prill 1945, në fjalimin që do të mbajë para shqiptarëve të Bostonit, do të thoshte: “Gjendja e Shqipërisë sot është shumë më e favorshme nga ajo 1918… Veçanërisht këtë herë garancia më e fortë për të pritmen na vjen nga guverna e sotme e Enver Hoxhës, e cila gëzon besimin e popullit dhe është e zonja të qëndrojë mbi këmbët e veta, kur të gjitha guvernat e viseve të çliruara qëndrojnë në fuqi me përkrahjen ushtrive aleate”.

Të vërtetën që Shqipëria është çliruar vetë, pa ndihmën e huaj dhe qëndron e ecën me këmbët e veta, F. Noli e lidh gjithnjë me patriotizmin e thellë dhe largpamësinë e Enver Hoxhës, me dinjitetin e lartë e karakterin e pavarur të popullit shqiptar, të mishëruara këto në personalitetin e gjeneral Hoxhës. “Sot, -do të shpallë ai me entuziazëm,-kemi qeverinë më të mirë që në kohën e Skënderbeut”.

Në mes Enver Hoxhës dhe Fan Nolit do të shkëmbehen mesazhe dhe letra të përzemërta, në të cilat jo vetëm shprehet respekti reciprok, por edhe interesimi dhe shqetësimi i përbashkët për probleme që kanë të bëjnë me përparimin e Shqipërisë dhe afirmimin e saj në botë. Kështu, që në vitin e parë të Çlirimit, F. Nolit i bëhet thirrja për t’u kthyer në atdhe, bile ftohet që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të dhjetorit 1945 të vëjë kandidaturën për deputet. “Do të ishte një nder,- i shkruan Enver Hoxha, – t’ju kemi midis nesh… për të mirën e popullit tonë”.  F.Noli në përgjigjen e tij, duke e quajtur krejt të pamundur një udhëtim eventual aso kohe në Shqipëri, i shkruan udhëheqësit të Shqipërisë se “mund të jeni sigurt që gëzoni tërë përkrahjen time dhe mund ta përdorni emrin tim në fushatën elektorale në favor të kandidatëve të Frontit Demokratik”. Nga ana tjetër, në telegramin dërguar kryesisë së kishës ortodokse Shqipërisë i shkruan: “Ju falënderojmë shumë për ndihmën tuaj të vlefshme që i keni dhënë qeverisë demokratike të gjeneral Enver Hoxhës. Jemi të bindur se do t’i qëndroni besnik atij dhe Frontit Demokratik, dhe do të ndihmoni që të përkrahet qeveria, e cila është me popullin dhe punon për popullin”.

Fan Noli në gjykimet që jep për gjendjen në Shqipëri dhe rolin e Enverit, nuk flet vetëm për ndjenjat e një patrioti të sinqertë, por dhe me sensin dhe erudicionin e historianit. Ai di ta kapë thelbin historik e klasor të ngjarjeve që kanë ndodhur e po ndodhin në Shqipëri. “Këtë herë,- thotë ai e kanë marrë në dorë fatin e kombit, jo bejlerët dhe arhondët, po opinga, njerëzit e popullit. Kësaj here bejlerët kanë luajtur rolin e një zeroje…. Kjo është një situatë e re, duhet pranuar pa kondita…”. Duke vënë në pah madhështinë e kohës së re që ka çelur qeveria e Enver Hoxhës ai s’gjen epokë tjetër për ta krahasuar veç atë të Skënderbeut. “Atë punë që nuk e bëri dot Skënderbeu e bëri vetë populli, duke organizuar Frontin Nacionalçlirimtar… Punën që nisi Skënderbeu në shekullin 15 e mbaroi Enver Hoxha në shek. 20, me sakrificat sipërnjerëzore të popullit”. Për Nolin, Shqipëria tani nuk ecën “si dikur me çapet e breshkës, por fluturon si shkabë sipas emrit”. Prandaj, patrioti demokrat jo vetëm përkrah dhe mbështet moralisht e politikisht qeverinë tonë demokratike dhe ngre lart figurën e madhe të  Enverit, por angazhohet dhe në luftë kundër armiqve të Shqipërisë, në fushatën e tërbuar antishqiptare të organizuar prej qarqeve reaksionare anglo-amerikane dhe shovinistëve grekë. Në luftën kundër shovinistëve grekë ai ka një përvojë të madhe, i njeh taktikat e tyre djallëzore dhe pretendimet absurde ndaj tokave shqiptare. Por më e rëndësishme për të është se kohërat tani kanë ndryshuar, prandaj ai është optimist dhe shpall me besim: “Sot nuk është as 1912, as 1920… Enver Hoxha ka thënë më tepër se njëherë që është gati të luftojë për Shqipërinë. Enver Hoxha di ç’thotë… Populli grek s’do luftë”. Fan Noli u kundërvihet me argumente të forta protagonistëve kryesorë të fushatës antishqiptare në SHBA, peshkopit Kotoko dhe senatorëve amerikanë Paper, Sallonstall e Uells. Duke cituar fjalët e Enver Hoxhës se “vendi ynë është një vend i vogël, po ka një ushtri të madhe, me të cilën mburremi”, zbulon me guxim planet e armiqve të Shqipërisë kur thotë: “Ky vend vogël, ky popull me shpirt të madh gjendet ballë për ballë me një sërë kundërshtarësh… S’ka asnjë dyshim se Amerika me dashje ose padashje po bëhet vegël e Anglisë në Ballkan. Kotoko s’vinte dot në Amerikë pa lejen e Departamentit të Shtetit”. Përveç artikujve që boton, fjalimeve që mban për mbrojtjen e integritetit tokësor të Shqipërisë, ai zhvillon një veprimtari të dendur diplomatike për popullarizimin e Shqipërisë së re dhe njohjen e guvernës demokratike të Enver Hoxhës në arenën ndërkombëtare. Qysh në prill të 1945, duke kërkuar të ftohet Shqipëria të marrë pjesë në Konferencën e San Franciskos, në një telegram që i dërgon Stalinit, Ruzveltit dhe Çurçillit, shkruan: “Kryeministri Enver Hoxha, kryetar i guvernës shqiptare… e meriton plotësisht ftimin nga ana juaj, se ka luftuar trimërisht kundër armikut të përbashkët”.

Qëndrimi antishqiptar i imperializmit anglo-amerikan dhe reaksionit botëror do të shfaqet në mënyrë flagrante e të paturpshme kur do të shtrohet çështja e pranimit të Shqipërisë në OKB. Propaganda borgjeze organizoi një fushatë të pashembullt për të falsifikuar të vërtetën historike. Senatorë e peshkopë, gazetarë e diplomatë, kasnecë të reaksionit u përpoqën të errësojnë diellin me shoshë, injorojnë luftën heroike të popullit tonë kundër fashizmit e të mohojnë të drejtën e Shqipërisë për t’u përfaqësuar në OKB. F.Noli, duke mbështetur politikën e jashtme të qeverisë sonë dhe përpjekjet e saj për njohjen e të drejtave të popullit shqiptar, do të punojë në një front me të pa u lodhur dhe me kurajo. Të kësaj kohe janë memorandumet e artikujt e tij në gazetat e mëdha amerikane, broshura “Shqipëria nga viti 1939”, fjalimet në mitingje e veçanërisht përçapjet e drejtpërdrejta që bëri në rrethet diplomatike të OKB-së. Duke pasur parasysh procedurën, gjithë punën e vet ai e përqendron te kontaktet me anëtarët e Këshillit të Sigurimit, sepse pa rekomandimin e tyre nuk mund të bëhej pranimi i Shqipërisë në Asamblenë e OKB-së. Në këtë mision patriotik Nolin do ta ndihmojë përvoja e tij diplomatike në Lidhjen e Kombeve, njohjet me diplomatët e vjetër, përgatitja dhe erudicioni i gjerë, aftësia e argumentimit, zotërimi i shumë gjuhëve, e mbi të gjitha bindja e thellë në drejtësinë e çështjes shqiptare që mbronte. Pa u shtyrë në kronikën e kësaj veprimtaria të gjithanshme e të vështirë, le të kujtojmë vetëm një episod. Noli do të takohet me të gjithë, anëtarët e Këshillit të Sigurimit, por është mjaft kuptimplotë takimi me kryetarin e delegacionit francez. Sipas gazetës «Dielli» të 26 majit 1946 marrim vesh se: “Noli u takua dhe pati bisedime me përfaqësuesin e Francës, Aleksandër Parodi, që kryeson Këshillin e Sigurimit. Ai është interesuar që më parë për jetën politike të diplomatit francez. Parodi kishte qenë komandant i njësiteve partizane gjatë rezistencës antifashiste. Pamja e tij prej intelektuali, i qeshur e simpatik nuk të bënte të besoje që ky të kish qenë ushtarak. Noli i shpjegoi atij të drejtën që ka vendi i tij, Shqipëria, për të hyrë në OKB dhe çështjen e kërkesave absurde të grekëve për Vorio Epirin. Parodi e dëgjoi me vërejtje të madhe dhe herë pas here e pyeste për t’u sqaruar. Biseda zgjati afro një orë në frëngjisht, të cilën Noli e flet me lehtësi të madhe”. Në fund Noli i dorëzoi memorandum. Kur u ngrit për të shkuar Dr. Noli i tha në mes të tjerash, në mënyrë figurative diplomatike: “Gjeneral Enver Hoxha ju bëri thirrje personale për të drejtat e Shqipërisë me këto dy cilësira:

E para, si shok i armëve, se ka luftuar vite me radhë kundër armikut të përbashkët, si kryekomandant i partizanëve të Shqipërisë së vogël dhe ju si kornandar i partizanëve të Francës së madhe.

E dyta, si shok i shkollës, se ka studiuar në Francë dhe ka punuar si profesor i Liceut frëng të Korçës dhe ka përhapur kulturën e Francës në Shqipëri. Këto dy cilësira i japin kurajon kryeministrit të Shqipërisë t’ju kërkojë përkrahjen”. Ambasadori Parodi në mes të tjerash tha: “Jam i mallëngjyer nga kjo thirrje se u jap një vlerë shumë të lartë këtyre cilësive të kryeministrit të Shqipërisë”. Pastaj ai tregoi interes e simpati të veçantë për kryeministrin e për vendin e tij, si dhe për Reformën Agrare që është zbatuar atje”. Disa ditë më vonë, më 30.5.1946, në një radiogram dërguar Enver Hoxhës, F. Noli do raportonte: “Kryetari i delegacionit francez, Aleksandër Parodi, heroi famshëm i rezistencës franceze, që shërben tani si president i Këshillit të Sigurimit, tregoi një interes të dukshëm në shpjegimin tim të hollësishëm mbi betejat tuaja të forta kundër armikut të përbashkët dhe për Reformën Agrare që keni bërë pas Çlirimit të atdheut”.

Krahas veprimtarisë së dendur diplomatike në favor të atdheut të rilindur dhe punës propagandistike që bëri në SHBA, F.Noli, ndonëse larg, ndjek me vëmendje të madhe dhe  emocion të vazhdueshëm jetën politike të Shqipërisë së re. Ai përshëndet si një ngjarje të madhe historike shpalljen e Shqipërisë Republikë Popullore, e cila tani është “e popullit dhe për popullin”. Me këtë rast, ai do të shkruajë në “Dielli” (6.3.1946): “Nën kryesinë e Enver Hoxhës në maj 1944 dhe janar 1946 në Shqipëri u morën masa revolucionare për rindërtimin e vendit. U bë Reforma Agrare, klasi i bejlerëve dhe bejlurçinave u përmbys përfundimisht. Në këtë periudhë Shqipëria nën Enver Hoxhën i provoi botës se shqiptari ka zotësi të jashtëzakonshme të vetëqeveriset. Kjo provohet me fakte, jo me retorikë. Kudo gjetkë në Evropë popujt vuajnë nga armiqtë e tmerruar: inflacioni dhe tregu i zi (marqeta e zezë). Në Shqipëri nuk ekziston as njëra, as tjetra”.

Republikani veteran Fan Noli do të përkthejë vetë e do të botojë kushtetutën e Republikës Popullore të Shqipërisë. E jo vetëm kaq, por i entuziazmuar prej saj e duke e krahasuar me kushtetutën amerikane, do të pohojë se kushtetuta e atdheut të tij është më demokratike, pasi ajo s’e pranon diskriminimin racial dhe garanton të drejtat e gruas. Ai shpall me mburrje se: “Kushtetuta e Shqipërisë mbron punëtorët dhe fshatarët e vegjël e të mesëm”.  Noli demokrat kap thelbin klasor të këtij dokumenti historik, ideator i së cilës është një udhëheqës i pjekur e largpamës si Enver Hoxha.

Në vitet 1946-1947 në SHBA do të nisë një valë e re shpifjesh e falsifikimesh kundër Shqipërisë së re dhe pushtetit popullor «që lindi nga lumenjtë e gjakut të lirisë». F. Noli përsëri nuk do të qëndrojë mënjanë, përkundrazi duke e quajtur këtë “fushatë turpi”, do të vihet në mbrojtje të pushtetit të ligjshëm që është në fuqi në atdheun e tij. Ai do të shkruajë disa artikuj, nga të cilët veçojmë “Dalëngadalë po kthjellohet” dhe “Dy fjalë, për ballistët”, ku si personalitet qendror të historisë së re shqiptare nënvizon figurën e Enver Hoxhës. Duke qenë në krye të një qeverie demokratike, të cilën Noli e cilëson «diell të flakët», kjo qeveri, nën kryesinë e tij është e fortë brenda edhe jashtë: “brenda sepse përveç veprave të tjera kontruktive, ka mundur të zbatojë Reformën Agrare me rrënjë dhe ta transformojë Shqipërinë nga një çiflig i bejlerëve, në një tokë të fshatarëve e punëtorëve. Jashtë se për herë të parë në histori të saj, Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë, edhe di t’ua japë xhevapin kapadainjve që bien në qafë”. Prandaj, këshillon Noli “gjithë populli shqiptar duhet të grumbullohet rreth guvernës së Enver Hoxhës. Çdo shqiptar e ka për detyrë të shenjtë të mos bëhet vegël e reaksionarëve, por të vazhdojë punën për të mirën e Atdheut, sepse vazhdon ai më tej, “Garancia më e mirë për mbrojtjen e Shqipërisë janë bajonetat e Enver Hoxhës”.

Duke iu kundërvënë haptazi e me guxim propagandës bajate të reaksionit ballisto-zogist në SHBA, prapa të cilit Noli ka kurajon të diktojë dorën e imperialistëve amerikanë e anglezë, ai do të demaskojë politikën e dështuar të reaksionit në Shqipëri. “Ballistët duke bashkëpunuar me fashistët,- thotë Noli,- jo vetëm vranë veten, por mend vranë dhe Shqipërinë, të cilën e nxinë përpara botës proitaliane dhe progjermane. Si e këtillë Shqipëria do të ishte copëtuar padyshim. Desh perëndia, dolën në shesh partizanët më Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm e nxorën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, por e vunë në radhën e të gjallëve, pranë shteteve aleate. Kurse vendi i ballistëve-vazhdon Noli-“sot është në varret e fashizmit”. Me një krahasim shumë të goditur, ai pohon botërisht se “Balli kombëtar është dyfeku me çark në Shqipëri, qeveria e sotme është bomba atomike”?

S’ka dyshim se ngjarjet historike që ndodhën në atdheun e tij dhe shndërrimet revolucionare që erdhën më pas nuk mbetën pa vepruar dhe te Noli patriot e demokrat. Ato jo vetëm e ringjallën shpirtërisht, duke i zgjuar emocione të fuqishme, por edhe ndikuan në pikëpamjet e tij, e bënë optimist si kurrë ndonjëherë për të ardhmen e atdheut, i shtuan besimin te forcat e aftësitë e popullit, demokratizuan më tej disa nga konceptet e tij. Asnjëherë Noli nuk ka qenë në pozita kaq të përparuara sa në këtë kohë. Po pa mohuar faktorët objektivë, rrethanat e reja historike-shoqërore që u krijuan në Shqipëri, nuk mund të mos tërheqë vëmendjen roli i personaliteti i Enver Hoxhës dhe i veprës së tij historike në qëndrimet pozitive të Nolit, në mendimet e veta, në përtëritjen dhe evoluimin që pësojnë disa nga konceptet e botëkuptimit të tij. Te Enver Hoxha ai do të shohë protagonistin kryesor të historisë së re shqiptare, arkitektin e Shqipërisë të re, prijësin e luftës heroike që realizoi “veprën e pambaruar të Skënderbeut”, udhëheqësin e dashur e të adhuruar të punëtorëve e fshatarëve, burrështetin e madh të një vendi të vogël. Kjo do bëjë që Fan Noli të ruajë për të gjithnjë një stimë e respekt të thellë, aq sa do ta quajë deri në fund të jetës “kumandari ynë”. Jo rastësisht, disa muaj para se të mbyllë sytë, ai do t’i shkruante mikut të tij Milto Sotir Gurrës: “Ne që dy kemi pasur fatin se kemi rrojtur mjaft gjatë për të parë këtë (Shqipërinë e përparuar N.J.) Sa shumë të tjerë nuk e gëzuan këtë privilegj. Kështu, sidoqoftë, ne i përkasim grupit të fatlumëve”.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
34 Comments
  • Ky shkruan, Nashua, njesoj, me te njejtat terma qe fliste Enveri,si psh:
    Qëndrimi antishqiptar i imperializmit anglo-amerikan dhe reaksionit botëror do të shfaqet në mënyrë flagrante e të paturpshme kur do të shtrohet çështja e pranimit të Shqipërisë në OKB. Propaganda borgjeze organizoi një fushatë të pashembullt për të falsifikuar të vërtetën historike. Senatorë e peshkopë, gazetarë e diplomatë, kasnecë të reaksionit u përpoqën të errësojnë diellin me shoshë, injorojnë luftën heroike të popullit tonë kundër fashizmit e të mohojnë të drejtën e Shqipërisë për t’u përfaqësuar në OKB…
    Duke iu kundërvënë haptazi e me guxim propagandës bajate të reaksionit ballisto-zogist në SHBA, prapa të cilit Noli ka kurajon të diktojë dorën e imperialistëve amerikanë e anglezë, ai do të demaskojë politikën e dështuar të reaksionit në Shqipëri…

    • O Larush . . . , kur shkruan ashtu , profesori .N . Jorgaqi eshte duke folur ne ligjerate te drejte , duke cituar dike tjeter dher jo duke komentuar . Ky eshte rregull gramatikor per cdo gjuhe .

      • Nuk ishte citim mor po-po budallai, por spjegim i Naços.
        Se fundi, po me pelqen emri yt i zgjedhur, popo, qe ne gjuhen e Merkelit i thone bythes.

    • Nuk di a e ka lexuar Nasho Jorgaqi (besoj se po) librin e studiuesit Erald Kapri “Mbreti Zog-1939-1945, sot në qarkullim. Aty me gati 557 dokumente te Foreign Office te deklasifikuara, veç te tjerave, jepen dhe marredheniet e Nolit dhe Konices me Zogun, tashme te pa censuruara e te pa deformuara. Te tre, perpos ndasive qe mund te kishin, vune mbi gjithçka, që pas lufte Shqiperia te ruante Pavaresine dhe kufijte ekzistuese te saj. Se si u sollen sidomos Anglia dhe Çërçill me kete eshte gje, shpjegohet mjaft qarte në ate liber. Në ate periudhe dhe ne çdo gje britaniket u udhehoqen nga interesat greke, te cilet kerkonin qe Vorio- Epirin i pushtuar mbas luftes italo-greke, t’u njihej atyre. Per interesate saj Britania e Madhe luante, si me greket ashtu dhe me Mbretin etj patriote shqiptare ne emigracion, si skile. ishte dyzimi i anglezeve qe na bene peshqesh ardhjen ne pushtet te komunisteve dhe mbas kesaj historia dihet.

    • O K PA AR MBRAPA

      lexo dokumentet e fundit per karriken elekrike te rosenbergeve qe ishte nje farse

      femijet e tyre kerkojne hapjen e dokumenteve teper sekrete se nuk i lejojne pasi kishte shume bllofe

      nese do vinte kur te kthehej e priste karrikja elektrike ose blacklist

  • Te lumte atdhetari i shquar idealist nga te rallet sot ne Shqiperi ,i nderuari Nasho Jorgaqi per kete pamflet te mrekullueshem filozofik qe keni shkruar!
    Kush eshte atdhetar e kupton drejt se cfare duhet te beje ne keto momente historike kur populli shqiptar eshte i brakltisur ne mes te 4 rrugeve ne mjerim te plote!
    Njerezit e urte duhet te mblidhen pa vonese dhe te percaktojne se cfare duhet bere!
    Vonesa apo pritja eshte vdekjeprurese per te ardhmen tone!
    Politikanet e deri tanishem jane PUSHTUES TE EGER,ndaj nuk meritojne te votohen ne 25 prill!

  • Pse e refuzoi Noli ftesen e Enverit per ne Spac (sic thote me plot te drejte komentuesi – k) do ishte me e drejta!
    Kjo shpjegohet me nje ndodhi te jetuar – Dy miq te ikur ne Amerike para lufte, mendonin kthimin ne Shqiperine komuniste. Njeri u be gadi e para nisjes i thote mikut – Po te dergova nje foto ne kembe, eja e mos e zgjat, po dergova foto ulur, mos eja fare!
    Erdhi ne Shqiperine komuniste miku dhe pas disa muajsh gjen nje fotograf e i thote – Eja me bej nje foto shtrire barkas…se do ja dergoj nje miku qe po e pret atje ku eshte!

    • Me siguri qe do te jesh me baba tjeter biologjik , ti qe e mban veten ” Shqiptar ” , se nuk ka mundesi te jesh kaq negativ , sa here qe flitet me nerv kombetar !

      • Une jam shqiptar si shumica shqiptareve qe Diktatures Enveriste 45 vjecare i themi Diktature. Ti rri aty te pakica e pakices dhee lotoni akoma kermen e Enverit qe te mbajti 45 vjet me triska e me tallona.

      • Po ti kush je mër daku që e di se ky ‘shqiptari’ na paska baba tjetër biologjik?a e kupton këtë gjë që i the?? mund të kemi mendime të ndryshme por nëse je i zoti mbyllja gojën me fakte ndryshe mos akuzo me këtë mënyrë kaq harbute.. çfarë kërkon në këtë forum ti or njeri? ti je për të shkuar direkt për transplantim truri.. është faji i redaksisë që lejon njerëz me llogjikë të paqëndrueshme të vërtiten në këtë forum.. të them të drejtën forumet shqiptare nuk kanë as standarde as respekt por janë të mbushura me lloj lloj sharlatani që mendon se zbavitet apo qetëson trurin duke sharë apo shitur superioritet i fshehur mbas një pc.. njëri i vogël apo burrec.. kam vite që hyj dhe ndaj mendime në forumet e gazetave. .nuk e kam për natyrë të shaj apo ofendoj dikë , nuk e perjashtoj që edhe unë kam rënë në grackën e sharjes apo ofendimit të dikujt tjetër por gjithmonë brenda limiteve qytetare. .kam vënë re se njerëzit më të këqinj në këto forume që shajnë pa frena dhe pa pikën e ndërgjegjes njerëzore janë militantët e partive dhe nostalgjikët e ish nomenklaturës. .. pra njerëz që kanë nevojë për format truri apo restart truri..ok ke mendimin tënd të ndryshëm nga i imi ok.. është normale është njerëzore por është e paparanueshme ai lumi i sharjeve apo histeria e të shprehurit..faji kryesor është i redaksisë që i lejon të masturbojnë në këto forume.. ajo që më habit më tepër dhe që nuk dua ta besoj është fakti që ka shumë koketrash si puna e këtij të mesipermit ‘kerma plak’ që mund të jetë militant i PS dhe urren kermem plak të vicidolit.. të gjithë ju militantët e PS urreheni me ata të PD apo të LSI dhe anasjelltas ndërsa Edi Saliu dhe Iliri janë miq të mirë dhe bashkëpunëtorë të shkëlqyer me njëri tjetrin pavarësisht se në aparencë hiqen si konkurente.. faktet kanë treguar se ata dinë shumë mirë të bien dakord me njëri tjetrin dhe të sinkronizojne situatat.. ndërsa ju militantët bëni gam gam si ato konet e bezdisura.. kaq të verbuar jeni që nuk e kuptoni dot situatën? çfarë ju shtyn të urreni dhe shani në këtë mënyrë?shkoni diku tjetër kërkoni ndihmë nëse nuk kontrolloni dot veten.. Edi Rama përpara se të vinte në pushtet Saliun e akuzonte për kriminel për 97 Gërdecin për shitjen e detit tek greku për 21 Janarin etje etj..pra e kërcënonte që do ta fuste në burg dhe të gjithë shqiptarët e mirëpritën këtë gjë prandaj edhe i dhanë votën.. me të ardhur në pushtet Edi i harroi të gjitha premtimet dhe tani e quan Saliun ‘plak matuf’ apo ‘kerma e vicidolit’ që nuk ia vlen të merresh me të… hmmmm..ky është Edi Rama gjiganti juaj.. për mendimin tim kerma më e ndyrë edhe se Sali Berisha është ky ‘gjiganti’ juaj.. lërini sharjet or njerëz .. lërini me një anë dhe i thërrisni llogjikës.. ejani ti bashkojmë zërat dhe mendimet sikurse edhe të ligjtë e këtij vendi dinë të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. . të bashkohemi dhe ti vëmë përpara drejtësisë për të mirën tonë. . çfarë faktesh doni më? nuk e kuptoni që ata po luajnë në kurriz të këtij populli.. kanë 30 vjet që shajnë e akuzojnë njëri tjetrin dhe përsëri si me magji i sheshojne konfliktet.. dhe ne bëhemi armiq me njëri tjetrin dhe futemi në llogore të ndryshme dhe shkëmbejmë sharje e ofendime nga më vulgaret..

  • Sa nuk e njihte enver hoxhen dhe organizaten e tij terroriste,qe skllaveroi Shqiperine,,Noli e perkrahu enver hoxhen..E prkrahu edhe per shkak te deshtimit te tij per te mbajtur qeverine ne 1924.
    por Masakrat e Perbashketa enver-Rankovic mbi popullin e Kosoves te pushtuar nga Bandat partizane,
    Braktisja e Camerise,,bashkepunimi i fshehte me banditet e Zerves.
    Prishja e njeanshme e maredhenieve me SHBA dhe perzenia e konsullates Amertikane,
    Terrori politik mbi Inteligjencen e shkolluar ne Perendim,mbi te ashtuquajturin grup te deputeteve,shume prej te cileve ishin miq te Nolit.
    Asgjesimi i hapur dhe i fshehte i te gjithe komunisteve Kominteriste,qe bashke me Nolin u larguan nga Shqiperia ne 1924 dhe pershendeten fitoren e revolucionit bolshevik ne Moske,,Sejfullah Maleshova,Zai Fundo,Qamil Cela,,,etj. Te gjithe miqte komuniste idealiste te Nolit u masakruan ose vdiqen neper burgje e internime.
    Ne fund fare varferimi i popullit deri ne skllaveri totale,,Zi skamje per shkak te grabitjes totale te Prones,,
    Te gjitha keto me ne fund e binden Nolin se ishte enthusiazmuar kot ne 1945.me gubernen dhe bajonetat e enver hoxhes.
    Ne 1961,ne takimin me Mehmet Shehun ne SHBA,ishte nje Nol,ironik dhe sarkastik me kryegubernatorin.
    Prandaj Noli ne kete kohe pershendeti themelimin e Teqese Antikomuniste te Baba Rexhepit,qe sherbeu si Strehe shpirterore per te gjithe shqiptaret qe terrori enverit i kishte larguar nga Memedheu.
    Atje ne Detroit Nolit ju kujtua Makbethi.Ne Detroit tek teqrja baba Rexhepit u mblodhen Macdafi dhe bijte e mbretit Dunkan per te rrezuar Tyranin gjakesor te Tiranes.
    Se cfare thoshte Noli per Enver Hoxhen ne vitet e fundit te jetes i kam degjuar pikerisht nga shoku i tij i viteve te rinise Milto Sotir Gurra ne 1964 ne Voskopoje,,kur bente shaka me priftin plak te Shen Prodhomit,,
    Vendimi me i zgjuar i jetes se Nolit ishte MOSPRANIMI i fteses se enver hoxhes per te vizituar Shqiperine,se do psonte fatin e Mirash Ivanajt.

    • Cfar mut burri je ti more Demush ! I limduri ne shpelle eshte i denje vetem per ne stalle ?!

    • Me Zerven bashkepunoi Mithat Ffasheri , jo komunistet

      Apo ti krijon gistorine sipas deshirave te prapanices tende ?

  • Po mire morNasho Jorgaqi,gjith kete e bere te na mbushesh mendje se ç’mut i mire paska qene Enver Hoxha bashke me marksistin Noli.

  • Ne se dikush do me pyeste
    se kush ishte krimi me i madh i bere ne kohen gjasme te demo-karcise..pergjigja do ishte;
    .
    Heshtja e demo-muterve shqipfoles ndaj kolonelit Janullatos dhe poshtrimi i Nolit dhe auto-qefalise tij te formuar ne 1908 ne Amerike ne nje kohe qe Shqiperia ishte nen pushtimin osman
    .
    .

    Me cfare ka ndodhur pas 1992 ( pushtimi nga micotaqis,milloshovic dhe islamiket e elez biberit) duhet ta shpallim Enver Hoxhen JEZU KRISHTIN E SHQIPTAREVE

    -lejimi cerekshekullor Janullatosit ( erdhi si i perkohshem)

    -lejimi i varreezave greke sipas vijes vorio epirit

    -shitja parcjale e detit jon

    -harresa e ceshtjes came

    PERBEJNE NJE KATER-KENDESH TE TRADHETISE

    SE SALI SATANAIT
    dhe te klases politike.
    PERBEJNE NJE SUKSES TE LOBIT GREK NE AMERIKE:

    **********
    AJO QE ME BEN PERSHTYPJE ESHTE:
    CFARE BEN LOBI SHQIPTAR NE AMERIKE KRYESISHT VATRA.
    CFARE BEJNE ANTISHQIPTARET E VOA-S TE ELEZ BIBERAJT QE ESHTE KTHYER NE KANIBAL ANTIKOMUNIST DHE KURRE NUK FOLI PER LOBIN SERB & GREK NE AMERIKE QE E SHPERFYTYRUAN ATE VEND ??
    .
    CFARE BENE PATRIOTE SI DEMO-DEMUTI ? LE TE NA TREGOJE QOFTE DHE 1 MILIGRAM TRIMERI KUNDER GJYSEM PUSHTIMIT GREK ?
    .
    Lereni Enverin apo Nolin ne varret e tyre dhe merruni me 100 vjecarin kolonel Janullatos !!

    Janullatos ne 100 vjetorin e Nolit ne Boston. Komuniteti shqiptar ne protesta. ‘Janullatos go home’

    8 Mars 2008 – Këtë te diele ne Boston, për te gjithë shqiptaret dhe veçanerisht, per ata te besimit te krishtere ortodoks ka nje feste, nje kremtim, nje përshpirtje me emrin e te nderuarit Imzot Nolit. 100 – vjetori i krijimit te katedrales se Shën Gjergjit nga shqiptari i shquar Theofan Stilian Noli.

    Duke marre referime nga nje artikull me titull “Elegji per Nolin – Ose buzëqeshja e vrerosur e IMZOTIT” nga Bostoni, thuhet se ata janë njoftuar se ne festen e besimtareve shqiptare, do te marre pjese edhe prifti greke, hirësia e tij – Kryepeshkopi Anastasio Janullatosi, i ftuar nga kisha shqiptare ortodokse Shën Gjergji ne Boston. Ky lajm ka tronditur thelle bashkësinë shqiptare , te kësaj zone. Te gjithë pyesin se “Ç’pune ka Janullatosi me Nolin? Ç’pune kanë besimtaret shqiptare me Janullatosin? Pse duhet drekuar me te? Shqiptaret shkojnë te nderojnë Nolin e jo atë njeriun qe diten e pare qe mori kishën shqiptare ortodokse, e hoqi portretin Nolit nga çdo zyre. Pse Janollatosi nuk e pavarësinë e Kosoves? Pse Janullatosi nuk mori pjese ne lutjen e përbashkët ne Shqiperi, kushtuar gjenocidit te vëllezërve e motrave tona, prindërve tanë Çameve te martirizuar?

    Sipas te njëjtave burime thuhet qe ceremonia do te filloje me nje meshe ne katedralen Shën Gjergjit, e me pas do te vazhdoj me nje dreke ne lokalin e famshëm PIER -4, njohur si restoranti i patriotit te shquar Anthony Athanas. Organizatoret, nga frika e protestave anti Janullatos, dhe reagimeve kundra Janullatosit e prezencës se tij ne kjo feste e bashkësisë shqiptare, ne Boston, është mbajtur e fshehte dhe çdo detaj mbi këtë aktivitet ende nuk është bere publik. Madje nje artikullshrues per HermesNews, ka pohuar se s’ka nje program, te njoftuar, s’ka nje agjende te ditës për te madhin tone Nolin, dhe krijesën e tij, katedralen e Shën Gjergjit. Sipas artikull shkruesit, konspiracioni me i madh, për këtë feste është se çdo pjesëmarrës duhet te jete aty kundrejt nje shume te vogël te $65, te cilat kërkohen për te ngrenë dreke me Janullatosin.

    Nder te tjera thuhet ne letrën e botuar nga HermesNews, se bashkësia shqiptare ne këtë zone ka bere nje reagim qe me tepër se sa fetar është i pastër, shqiptare. Thuhet se shume shqiptare e kane bojkotuar festen ne prezencën e priftit grek Janullatos, pasi megjithëse ata me pare kishin bere rezervime kur kane mësuar lajmin, shume vete i kane anuluar prenotimet ne lokal.

    Ne këtë lokal ku nuk ka guxuar me pare te shkele këmba e Janullatosit, jo se nuk ka dashur, por nuk ka qene aspak i mirëpritur nga shqiptari i madh Athanas, shkruan nje besimtare nga Bostoni. Ai thotë se nuk do te ishte pjese e asnjë grupi, por mesa duket qenia e Janullatosit ne keto kremtime, e paska krijuar tashme përçarjen. Shume vete e kane marre vesh me vonese prezencën e tij. Organizatoret kane tre muaj qe e mbajnë te fshehte këtë fakt, megjithëse pranojnë me krenari kur i pyet se e kane ftuar ata Janullatosin grek, ne kremtimet për panshqiptarin Noli, thekson artikullshkruesi.

    Me tej thuhet se besimtaret shqiptare, atdhetaret e patriotet ne Boston e zonën përqark tij, megjithatë te dielën e kësaj jave ne Boston, simboli fetar i festes te zbehte, për t’i lënë vend Nolit Shqiptar, qe Janullatosi nuk e pranon si figure te kishës autoqefale shqiptare. Madje dhe portretin e tij e ka hequr nga muret. Për te vetmen arsye, sepse Noli me shume se sa Imzot, ishte udhëheqës, politikan, shkrimtar, opinionist, krijues etj, etj. E megjithëse Janullatosi, thuhet se ka ardhur për kurim pasi vuan nga nje sëmundje e rende, ai do te jete prezent ne Kishën e Shën Gjergjit. 100 vjet pasi Noli fitoi aq mundimshëm pavarësinë e nje kishe shqiptare drejtuesit aktuale te saj, ftojnë nje prift greke me emrin Anasatasios Janullatos. Nuk ka ofendim me te madh. Me kujtohet Odisea i lashte, dhelpër dhe krijimi i tij djallëzor Kali i Trojës. Nje kalë Troje modern, qe nuk pranon te beje përshpirtje fetare, për viktimat çame te gjenocidit grek, por e politizon qenien e vet, duke mëshiruar çështjen politike te Qipros Veriore. Nje Kalë Troje qe ka ngulur këmbët e veta ne fshatin Kosine – Përmet, dhe zhvarros te vdekurit e lashte te ‘fakirëve’ përmetare dhe u ve emra luftëtaresh greke, qe kane mbrojtur te ashtuquajturin ”Vorio Epir” ne Luftën e Dyte Botërore.

    “Imagjinojeni Imzot Nolin, sot te kthehet përmbys ne varr”- tha nje bashkombase e nderuar kur mori vesh se kush do te merrte pjese ne 100 vjetorin Nolian. Te gjithë qe ata kane vendosur te bojkotojnë festen ne kishe aty te jete prezentë prifti greke Anastasios Janallatos, te dielën, kane vendosur te shkojnë tek varri i Imzotit Nolit, dhe do te vendosin tufa me lule ne emer te gjithë bashkëkombësve. Ata thonë se ende shohin fytyrën e Nolit te gjalle, e kane parasysh tashme Nolin tone, me ato vetulla te ngrysura, nje rrudhe me shume dhe nje nënqeshje te vrerosur ne cep te buzëve te lodhura. Vështrimi i syve te tij pyet: ”Edhe këtë ma bëtë o vëllezër ???”

    Çirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, çarmatosur,
    As i gjall’ as i varrosur,
    Pres nje shenj’ e pres nje drite,
    Pres me vjet’ e pres me dite,
    Se ç’u tera, se ç’ u-mpaka,
    Se ç’ u-çora, se ç’ u-mplaka….

    Mendohet se asgjë me shume se ky varg i madhërishëm i Imzot Nolit nuk do ta përshkruante me mire gjendjen shpirtërore te tij nëse do te ishte gjalle

    • E keqja ka hyre thelle nder shqiptaret kudo qe jane . Qysh se ne krye te fronit te k/peshkopit te ortodoksise shqiptare u ul nje ushtarak i larte grek , edhe ne diaspore ka hyre krimbi . Ne Boston , nen drejtimin e mender at Liolinit , dita e shpalljes se pavaresise se Shqiperise kremtohet me kenge e valle ne gjuhen greke ! Po kesaj cfar t`i thuash ???????!!!!!!!!

  • Duke mos e pranuar termin “imperialist” per politiken demokratike konsekuente te SHBA-se te shprehur nga Profesori i fushes se Letersise, Nasho Jorgaqi, nenvizoj te verteten historike te deklaruar nga demokrati i madh Fan S. Noli:

    “Ballistët duke bashkëpunuar me fashistët, jo vetëm vranë veten, por mend vranë dhe Shqipërinë, të cilën e nxinë përpara botës pro[fashiste] italiane dhe pro[naziste] gjermane. Si e këtillë Shqipëria do të ishte copëtuar padyshim. Desh perëndia, dolën në shesh partizanët më Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm e nxorën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, por e vunë në radhën e të gjallëve, pranë shteteve aleate.”

  • Duke qene Jorgaqi dhe shume i lexueshem,del qe kemi te bejme me nje qenie monster,qe ne menyre te vazhdueshme del dhe mburre diktatorin e izolacionit absurd hoxhen.

    • Nuk ke faj more shtaze , se deri te germa e trete e alfabetit shqip ( abc ) paske mesuar ! Injoranca me ligesine jetojne kurdohere bashke . Kjo eshte nje tjewter prove qe tregon se Enveri paska qene teper i bute dhe i dhembshur , qe nuk iu qerroi nga faqja e dheut rracen kanceroze , te tille qe jane rrezik i perhershem per kombin tone .

    • Nuk ke faj more shtaze , se deri te germa e trete e alfabetit shqip ( abc ) paske mesuar ! Injoranca me ligesine jetojne kurdohere bashke . Kjo eshte nje tjeter prove qe tregon se Enveri paska qene teper i bute dhe i dhembshur , qe nuk iu qerroi nga faqja e dheut rracen kanceroze , te tille qe jane rrezik i perhershem per kombin tone .

  • Regjimi komunist, u kujdes ,qe kleri ti sherbente komunizmit…! kleri ortodoks, u be punetori me i zellshem, se bashku me ate musulman. Shikoni, gjithe udheheqja e larte, ishin o kara mahmuter o kara sotire…! Ne Spac perfundoi kleri katolik, qe nuk pranoi bashkepunimin me nje rregjim qe mohonte Zotin, dhe qe kishte ardhe ne pushtet me ndihmen e sllaveve, armiqve me gjakatare te shqiptareve…!

    • Po te kishte ardhur Noli ne emer te popullit do na kenaqte duke kenduar kengen:
      U la la ulem ngjitem
      Ne litar une kolovitem
      U la la per litari
      Ngjitem lart si marinari

  • Noli ishte një demokrat dhe intelektual i klasit botëror. Nga ata që lindin një herë në 100 vjet. Nasho ndofta nuk e di se Noli kishte pranuar të vizitonte Shqipërinë rreth vitit 1965. Në atë kohë regjmi komunist filloi me “aksion” ndërtimin e Kishës së re ortodokse, pranë Kishës Katolike. Një kryevepër për pikturat, ikonat dhe kupolën e pikturuar nga mjeshtrat më të mëdhenj të asaj kohe. Por fatkeqësisht pikërisht në atë periudhë kryepeshkopi i ndritur ndrroi jetë!
    Noli pati fatin të jetonte në Amerikë. Unë jam i sigurt se sikur të ishte kthyer përgjithmonë në Shqipëri edhe ai do kishte përfunduar në Spaç si armik i popullit. Noli më kujton Petro Markon, Skënder Luarasin dhe qindra intelektualë të tjerë që morën armët dhe luftun në rreshtat partizane kundër nazifashistëve. Por që u zhgënjyen keqazi nga diktatura që Enver Hoxha vendosi në vend. Disa prej tyre Koçi Xoxe, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu i kaluan në plumb. Disa të tjerë lanë kockat nëpër burgjet e regjimit. Disa, si Lasgush Poradeci u tërhoqën dhe u mbyllën në guackën e tyre për t’i shpëtuar represionit. Siç do të përfundonte me siguri edhe Noli i madhërishëm.

  • Atdhetaret kane nje kod te vetem dhe kuptohen midis tyre.
    Llumi i dhjemokracise kane marre atributet e historianit,por kane mbetur deshtake qe justifikojne tradhetaret e shqiptareve..

  • si tha amerkiani per qeverine e majit 44, nuk e perkrahim se esht komuniste. sipas amerikes me mire vendi pa qeverisje dhe ne anarki, sesa me qeverine e enver hoxhes.
    A s’bene te njejten gje me Shqiperine ne 1990…. Me mire anarki krim e mafie, sesa socializem.

    kush e ben luften ideologjike, amerika apo komunzima..

  • Noli ishte Noli ,nji Atdhetare i permasave te paarriteshme ,
    ne Histori te pakten deri tani .
    Ai ishte jovetem Atdhetare por edhe mjaft rracional ne jete
    vecanarishte ne lidhje me merakun /fatet e Shqiperise , te cilen e shprehte hapur ne te gjithe vargjet e tij te Arta .

    Te jesh racionale do te thot qe gjithcka ta shikoshe me syte nji matematicienti ,qe cdo gabime te con zgjidhje te gabuar .
    Nji Atdhetare i permasave te Fan Noli-t , dinte te bente qarte ,dallimin e rendesine midis Atdheut , idiologjise Fetare dhe asaj te Sistemeve Politike ,prandaj duke pasur gjithmon ne sy e qellim te pare ,mbi gjithecka tjeter ne jete Atdhun e tij Shqiperine ,
    ai injoronte cdo ideologji dhe i gezohej asaj qe Shqiperise si shtet i pamvarur dhe i sugurte edhe ne Diktatin Komuniste .

    Fan Noli mbeten nji nder Figurat me Madheshtore Shqiptare

  • Po te kishte ardhur Noli ne emer te popullit do na kenaqte duke kenduar kengen:
    U la la ulem ngjitem
    Ne litar une kolovitem
    U la la per litari
    Ngjitem lart si marinari

  • Jorgaqi,e ka studiuar shume mire,Nolin,mendimet,dhe qendrimet e tija,por ne kete shkrim,shpreh vetem ,disa pike,qe i interesojne,dhe nuk e nxjerr te plote,rrjedhimisht dhe te qarte,mendimin qendror te Nolit.Natyrisht,ne periudhen e luftes,por edhe pak kohe mbas clirimit,Nopli do e perkrahte Enverin,natyrisht edhe luften e popullit,ndaj fashizmit dhe nazizmit,por gjithnje duke e pare,me syrin e nje komunisti,idete e te cilit,u kristalizuan ne Moske,gjate qendrimit ,atje.Bile edhe reformen agrare,ai ka dashur edhe vete,ta zbatonte,nese do te qendronte ne qeverine e njezetekatres.Por Profesori,nuk jep asnje qendrim tjeter,mbas disa viteve te pushtetit te komunisteve (mbas gjygjit dhe denimit te deputeteve demokrate,Noli i ka thene nje mikut te tij,se po te kishte pranuar propozimin e Enverit,per t’u kthyer ne Shqiperi e te behej deputet ,sot edhe ai,do ishte ne ate bote.Dhe ky “mik”,ja ka thene edhe Behar Shtylles,kur ishte ne Boston,disa vite me vone).Gjithashtu,Jorgaqi,as nuk permend fare takimin e Nolit me Beharin-Minister i jashtem i kohes,sepse,jam i sigurte se e njeh mire ate takim dhe qendrimet e Nolit,ndaj qeverise shqiptare.Profesori,gjithnje e paraqet Nolin,si nje “medalje” (pra vetem me nje ane) dhe asnjehere,nuk e paraqei,si nje “napolon”qe ka te dy anet e ndryshme.Ai,sikunder edhe ne kete shkrim,ka bere te njenjten gje,duke na detyruar ne lexuesve,qe shkrimet e tija,t’i quajme:”medaljet e Profesor Jorgaqit”.Realisht,keto medalje,i qan,duke i kallaisur profesionalisht,me idealin e tij shpirteror.

  • “Garancia më e mirë për mbrojtjen e Shqipërisë janë bajonetat e Enver Hoxhës”.

    Duke iu kundërvënë haptazi e me guxim propagandës bajate të reaksionit ballisto-zogist në SHBA, prapa të cilit Noli ka kurajon të diktojë dorën e imperialistëve amerikanë e anglezë, ai do të demaskojë politikën e dështuar të reaksionit në Shqipëri. “Ballistët duke bashkëpunuar me fashistët,- thotë Noli,- jo vetëm vranë veten, por mend vranë dhe Shqipërinë, të cilën e nxinë përpara botës proitaliane dhe progjermane. Si e këtillë Shqipëria do të ishte copëtuar padyshim. Desh perëndia, dolën në shesh partizanët më Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm e nxorën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, por e vunë në radhën e të gjallëve, pranë shteteve aleate. Kurse vendi i ballistëve-vazhdon Noli-“sot është në varret e fashizmit”. Me një krahasim shumë të goditur, ai pohon botërisht se “Balli kombëtar është dyfeku me çark në Shqipëri, qeveria e sotme është bomba atomike”?

  • Atehere pse nuk erdhi qofte vetem nje here per ta vizituar?

    Nje miku im kur ka qene ne burg, me ka treguar per nje shokun e tij qe ju ishte pergjigjur thirrjes se regjimit komunist per tu kthyer ne Shqiperi te gjithe ata qe nuk kishin lyer duart me gjak.
    Dhe ky na kthehet nga Amerika dhe perfundon ne burgun e Bulqizes megjithese nuk kishte hyre ne gjak me asnje.
    Dyshoj se regjimi socialist i sapovendosur, i druhej personalitetit te Nolit ne mergim dhe per ta kontrolluar do te ishte me mire te kthehej ne Shqiperi.
    Hipoteza e dyte:
    Noli ishte kundershtar i Zogut.
    Enver Hoxha ende nuk ishte i sigurte ne kthimin ose jo te Zogut.
    Bashke me Nolin ndoshta ka kerkuar te jete me i sigurte ndaj perpjekjeve te Zogut per tu kthyer ne pushtet.
    Ftesa e Enver Hoxhes mund te kete qene e sinqerte, por Noli nuk i ka besuar.
    Vleresimet e Nolit per Enver Hoxhen dhe regjimin, perputhen me idete e Nolit.
    Noli nuk ka qene demokrat i tipit perendimor, sic u mundua te paraqitej me programin e tij.
    Ai ishte i majte, por jo ekstremist, ndoshta socialdemokrat.
    Ne demokracine e Nolit ka sado pak bolshevizem

  • KUJT JA TREGON KETO DENGLA?

    SHBA eshte vendi i Demokracise maksimale, prandaj edhe e pranoi ne Boston Fan Nolin si nje prift orthodoks komunist i indoktrinuar nga Manifesti i Marksit, por dihet se FBI e investigoi dhe e mbajti nen vezhgim Nolin si nje agjent apo spiun sovjetik i Kremlinit deri ne fund te jetes se tij dhe ishte Ahmet Zogu ai qe i dha para dhe i pagoi shpenzimet e spitalit ku Noli ishte i semure dhe nuk kishte kush ta ndihmonte ne dite te veshtira, ishin motrat e Zogut qe e vizitonin vazhdimisht Nolin e varfer dhe pa breke ne bythe ne spital, nderkohe qe qeveria pro sovjetike e Enverit e kishte harruar dhe abandonuar totalisht priftin kontravers duke e perdorur emerin e tij per propagande komuniste si edhe me Ismail Qemalin, Qemal Stafen etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *