Kush i zhduku lulet e Atdheut pas çlirimit?

Ornela

Nga Sevo Tarifa

“Me gjakun e shokëve tanë më të mirë dëshmorëve,  po gatuhet  betoni  për themelet e pushtetit popullor”. Seit Lesko, dëshmor

Shqipëria u çlirua. Armiqtë u mundën. Partizanët zbritën nga mali bashkë me lirinë. Fitore historike, që u vulos me gjakun e dëshmorëve. Tani do të niste një luftë tjetër: Rindërtimi, Ndërtimi dhe zbukurimi  i vendit. Patriotizëm i zjarrtë. Të shkatërroje ato vepra gjaku e djerse lumë, ishte antipatriotizëm.  A nuk ndodhi kështu tridhjet vjet më parë në Shqipërinë tonë të dashur, kur erdhi në fuqi Partia Demokratike?!

 

Dimri i parë i lirisë u kthye në stinën e pranverës

Shqipëria flakëromte. Aksione gjithandej, lokale e kombëtare: Gëzim, entuiziazëm, sulm, punë, vrull, gara, përurime, festë, këngë: çelën dy lulet e filliimit. Në radhë të parë u mendua dhe u veprua për brezin e ri, që kurdoherë ka qenë dhe është “I fortë si çeliku, por delikat si qelqi”. Brezi ri është shigjeta, brezi i vjetër harku”. Të dyja s’bëjnë dot pa njëra-tjetrën. E mira e rinisë është forca dhe bukuria. E mira e pleqëisë është arsyeja”.

Lulja e parë: 28 mars 1945, “Me zogjtë e shqiponjave”, që ishin partizanë dhe kishin luftuar trimërisht për çlirimin e vendit nga nazi-fashistët, u formua Shkolla “Skënderbej”, fidanishtja e kuadrove të ushtrisë. I përfyrojmë edhe sot ata ponierë nxënës me uniformën e bukur, me vijat e kuqe në pantallonja si general të vegjël. Dolën oficerët e rinj, të shkolluar, komandantë e komisarë. Por sa erdhi në fuqi Berisha, kjo shkollë  u mbyll me urdhër politik të tij! Mbrojtja e Adheut në rend të ditës e shkolla “Skënderbej”, mbyllej!…

26 tetor 1945: Doli numri i parë i gazetës “Pionieri” dhe “Trimi i vogël”. Zemat e të vegjëlve faqekuq  rrihnin, hidhnin valle nga gëzmii. Pas çlirimit, në vitet 70, kko gazeyë u kthye në revistë të ilustruar me 4 ngjyra, deri në vitin 1991. Më pas mori emrin “Filizat”.

Lulja e dytë: 27 nëntor 1946. Përfundoi ndërtimi i rrugës Kukës-Peshkopi. I pari aksion kombëtar i rinisë, me gjatësi 65.4 km. Punuan 6000 djem e vajza. Ishte shkolla e parë kombëtare e brezit të ri, hapi i parë drejt ndërtimit të aksioneve të tjera, që shpërthyen si uragan! Gjëmonion fusha e male. Zemrat e Popullit këndonin. Kudo shpreheshin fjalë zemre. Brigatat e rinisë që shkonin në asione, na kujtonin batalionet partizane.

Rinia sulmon, nga aksioni në aksion!

17 gusht 1946: U shpall ligji për Reformën Arsimore, i cili sanksionoi arsimin laik, falas e të barabartë për djemt e vajzat, arsimin e detyrueshëm fillor, shtimin e shkollave 7-vjeçare, hapjen e shkollave të mesme etj. 1 dhjetor 1946: u hap në Tiranë Kongresi i Punonjësve të Arsimit e të Kulturës. Deri në vitin 1954 u ndërtuan tetë vepra të rëndësishme si: Instituti i Lartë Pedagogjik Dyvjeçar, e para shkollë e lartë në vendin tonë,  Instituti Pedagogjik në Tiranë, Instituti Bujqësor në Kamzë. Instituti Politeknik në Tiranë, Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi”. Kultura partizane e kohës, që ishte ngjiitur në mal, zbriti te populli në qytete e fshatra.

20 nëntor 1972: U hap në Tiranë Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Merrnin pjesë 87I delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi dhe nga arbëreshët e Italisë.  28-30 qershor 1976: u zhvillua në Tiranë Konferenca e Studimeve Etnografike. 10 tetor 1972: U themelua Akademia e Shkencave të Shqipërisë, institucioni më i lartë shkencor i vendit. Ajo u formua nga bashkimi i katër instituteve të shkencave natyrore e teknike. Në ditën e themelimit, numëronte 21 anëtarë dhe 3 anëtarë korrespondentë, të cilët përbënin Asamblenë e Akademisë së Shkencave. U ndërtuan Rafineria e Naftës në Cërrik, Kombinati i Sheqerit në Maliq, Teatri i Operës dhe i Baletit. 21 tetor 1981: u bë transmetimi i parë televiziv me ngjyra në RTSH. 28 tetor 1981: u përurua Muzeu Historik Kombëtar. N fillim t ashtuquajrturit tranzicion demokratik u shkatrruan mbi 700 shkolla fillore e t mesme, fmij, t rinj e t reja mbetn pa skolla e pa msues.

Një shirit i kuq në hartën e Shqipërisë!

Erdhi dita që në hartën e Shqipërisë të shënohet shiriti i kuq, se ishte vendi i vetëm në Europë pa hekurudha. Ishim i vetmi vend në kontinemt pa hekurudha. Rinia kalonte nga aksioni në aksion në shkallë kombëtarte e vendore. Brigatat e saj shkonin e punonin dhe ktheheshin andej me shenjën e kuqe në gjoks “S”,  Sulmues.  Sa herë shkonin dhe punonin në hakurudhë, aq S-ra u ndritin në kraharor. Më të dalluarit dekorohesin. Fëmijët shikonin, gëzonin e zilepseshin. Donin të shkonin vullnetarë edhe këta! Kur niseshin të rinj e të eja për hekurudhë, edhe ndonjë pionier që fshehuzi kishte hipur në makinë më parë! Klshte dhe të moshuar që lkërkonnin të shkonin në hekurudhë, si Tote Meksi, nëna e dëshmorit Sofo Meksi,  të cilit i këndohet :”Mu te Borshi në të dalë, lule Sofo Lule djalë”, e cila jetoi 105 vjeç. Vetëm nga sheshi “Çerçiz Topulli” janë rëërcjellë e pritur 17 brigata. Atje ku dëgjohej entuziami, atje ishte rinia vullnetare aksioniste. N vitet 1991-92hekurudhat edrtuara me duart e rinis,  u shkatuan…

Një varg i gjatë margaritar u ndërtuan me udhë të hekurta: Hekurudha Durrë-Elbasan-Guri i Kuq Pogradec, hekududha nga Durrësi në Peqin, u përurua më 7 Nëntor 1947 nga Enver Hoxha. Më vonë u ndërtuan vijat hekurudhore Peqin Elbasan, Elbasan-Librazhd, Librazhd Prrenjas, Prrenjas-Guri i Kuq. Hekurudha Tiranë-Shkodër-Hani i Hotit. Përfundoi ndërtimi i hekurudhës Laç-Shkodër, hekurudha Vorë-Laç. Për ndërtimin e hekurudhës deri në Shkodër janë ndërtuar  375 vepra arti, u hap tuneli, u ndërtuan ura hekurudhore dhe automobilistike mbi lumin Mat. U përurua hekurudha Shkodër- Han i Hotit, e cila lidhi rrjetin hekurudhor të vendit tonë me Malin e Zi, për pasojë me republikat e tjera të ish Jugosllavisë.

Aksione gjigante në fusha të tjerta 

Janë të shumta  veprat në fushën e industrisë, të bujqësisë e të sektorëve të tjerë: 1976-1980, u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim 300 vepra, si Hidrocentrali i Fierzës, Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, Uzina e Ferrokromit në Burrel, Kombinati Metalurgjik  në Elbasan etj. Në vitet 1951-1955, përfunduan 18 vepra të mëdha  si: Kombinati i Tekstileve në Tiranë, ku punonin rreth 6 mijë punëtorë, shumca dërmuese e të cilëve ishin djem e vajza. Përfundoi Hidrocentrali i Selitës, Kombinati i Drurit në Elbasan, Fabrika e Çimentos në Vlorë, Fabrika e Orizit dhe ajo e Ekstrat Taninit në Vlorë, Uzina e Zhveshjes së Pambukut në Fier dhe në Rrogozhinë, Fabrika e Fermentimit të Duhanit në Shkodës, Fabrika e Tekstilit të Leshit në Tiranë.

1961-1965: u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim 430 vepra. U ngrit industria e përpunimit të minierave të bakrit, të kromit, të hekur-nikelit; metalurgjia e zezë, industria kimike e përpunimit të plehrave azotike etj. Nga 1966- 1970: u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim 200 vepra të mëdha si Hidrocentrali i Vaut të Dejës, Termocentrali i Fierit, Uzina e Përpunimit dhe Rafinimit të Bakrit në Rubik, Uzina e Plehrave Azotike në Fier, Uzina “Traktori” në Tiranë, Uzina e Superfosfatit në Laç, Uzina e Sodës Kaustike dhe ajo e Llambave Elektrike në Vlorë, Kombinati i Tekstileve në Berat.

25 tetor 1970: përfundoi aksioni i madh i elektrifikimit të vendit, 13 muaj para afatit. Në periudhën 1971-1972: u vu në shfrytëzim Hidrocentrali i Vaut të Dejës në rrethin e Shkodrës, dhe hodhën shtat vepra të tilla si: Hidrocentrali i Fierzës, Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, Kombinati Metalurgjik në Elbasan etj. 1976-1980, u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim 300 vepra, si Hidrocentrali i Fierzës, Uzina e Ferrokromit në Burrel, Kombinati Metalurgjik në Elbasan etj.

1981-1985, plani VII Pesëvjeçar, do të realizohej duke u mbështetur tërësisht në forcat e veta, pa asnjë lloj ndihme dhe kredie nga jashtë… U krye tharja e kënetave dhe e fushave moçalore të Myzeqesë, Thumanës, Roskovecit, Levan-Fierit, Zadrimës, Rashbulllt etj. U vunë nën ujë 200.000 hektarë tokë. Kodrat e bregdetit u qëndisën me vetullore e kanale ujitëse, që gjelbëruan e dhanë prohime me shumicë, por ato s’janë më, u zhduk ai pyllëzim agrumesh, u prenë pyje me ullinj, pyje drusorë. Si ishte e si u katandis bukuria e pyjeve të Lurës, kodrave e maleve. Në të gjitha këto e vepra të tjera që ka ndërtuar rinia, është derdhur jo vetëm djersa e bardhë, por edhe gjaku i kuq i kulluar i saj.  Dy kanë qenë rreziqet kryesore, që e kanë kërcënuar me jetë rininë aksioniste:

E para, aksidentet në punë, në kushte të vështira të kohës, me teknkë e inxhinierë të paktë. Djem e vajza vullnetarë, duke punuar pa u lodhur, me vrull, me sulm, kanë rënë në fushën e nderit dhe janë shpallur dëshmorë të punës, janë nderuar e shoqëruar në rrethet përkatëse. Përcjellë me ceremonyi në varrezat e dëshmorëve.  Mjafton të kujtojmë Shkurte Pal Vatën Levend Dervishin etj. Në nderim të tyre përsëritej parulla e luftës: “Një bie, qindrta ngrihen”.

E dyta, vullnetarët që përlesheshin me diversantë dhe bënin fli jetën e tyre të re, ishin ghrushtybashkuar, smpehtë, vigjilentë, dëgjohej fjala e urtë “Trimëria merr kala, vigjilenca fort e mba”. Binte erë bnarut i thatë.  Kriminelët e arratisur veprnonin për të penguar rininë, sidomos vajzat, që të mos shkonin vullnetarë. Kundër aksionit të rinisë vepronte reaksioni me agjitacion, me propagandë, me kërcënim, me thika dhe me pushkë. Mund të përmendim katër vajzat e malësisë, Heroinat e Popullit:

Dile Marku, nga Lezha, që e vranë diversantët në pranverën e nëntëmbëdhjetë të jetës së saj, një nga aktivistet e para  në këtë rreth që luftonte për emancipimin e gruas. Demaskonte pa mëshirë reaksionin dhe elementët konservatorë, në luftë kundër zakoneve prapanike të kanunit dhe të fesë. 14 tetor 1950.  Marta Tarazhi, 16 vjeç. E kishin fejuar. Gjithë ditën shkonte pas dhenve. Mësoi abecenë. Familje e varfër. U bë nuse. Shkoi nga Bukëmira  drejt Tarazhit. Dëgjoi se u dogjën kullat e Gjon Marka Gjonit! U çudit dhe gëzoi. Një natë në shtëpinë e saj shkoi Ndrec Ndue Gjoka, e përgëzoi që po mësonte shkrim e këndim. Mori detyrën të drejtonte kursin kundër analfabetizmit. Te pusi gjeti një letër armiqësore: “Hiq dorë prej punëve të pushtetit…”. Por Marta s’donte t’ia dinte. U zgjodh zëvendëssekretare e rinisë. E kapur tradhtisht nga bandat e armatosura të reaksionit ajo u masakrua egërsisht, por qëndoi e papërkulur. 20 prill 1948. Mrikë Loka, familje me pesë fëmijë, më e vogla në djep. Filloi të mësojë abetaren. 15 vjeçare. Në shtëpinë e saj u vendos shtabi i batalionit partizan. Familja ishte nën ndikimin e Bartdhok Bibës e të Ndrec Ndue Gjokës.

Në Mirditë vepronte “Komiteti i Maleve”, djeg shtëpinë dhe ka në shenjë Mrikën. Të nesërmen ajo u nis nuse. Pa dasmorë. Pa pajë. Bashkë me burin dhe vjehrrën shkuan në stan. U ngarkua me drejtimin e kursit që gra e vajza të mësonin shkrim e këndim.   Gjon Marka Gjoni vepronte. Kriminelët i çuan lajm: “Ose mbylle gojën, ose do të ta mbyllim ne me plumb”! Në male kërciste pushka. Vullnetarët e rinisë po hapnin rrugën Kukës-Peshkopi. Mrika kërkoi “me u shkrue në Parti, se “kjo parti asht jona, na çliroi….”. Mrika u bë komuniste”. E vranë kriminelët më 27 maj 1948! Prenda Tarazhi. Në malësinë e Burrelit njerëzit e thjeshtë lidheshin ngushtë me luftën çlirimtare. Bejlerët tronditeshin. Po digjeshin kullat e Çelajve. Në derën e Prendës u dëgjua përplasja e grushtave. “Çile derën”! Klriminelët  përplasën plakun te muri. Ia mbushën gojën me lecka që të mos flise. Iu drejtuan Prendës:

-Vishu shpejt, eja me ne, se të presin shokët e hekurudhës. Shko prapë në hekurudhë! –  Hekurudha do lëshoj shtat edhe pa mua. Tradhtarë!
 -Bjeruni më fort!  Coptouai fytyrat!  Thikat nguleshin egërsisht në trupin e tyre.
-Shaj Partinë
Partia është jeta.
-Vriteni!
Vritem unë, por jo Partia!  25 prill 1948.

Ku janë ato vepra të ndërtuara me gjak e sakrifica?

Në vitet e pushtetit popullor ishin në funksionim të gjitha vepat. Kush i shihtye, i duikej sikur ishte në botën e jashtme! Por me ardhjen në pushtet të “demokratëve”, u zhdukën nga regjimi gangster i Berishës, nuk u vunë në shfrytëzim se gjoja “s’janë fitimprurëse”! “Do t’i ndërtojmë ne më të mira”! “Çeqet i kemi gati, pëm firma”, “do na ndihmojë Amerika” etj Në fakt veprtat i shkatërruan vandalët demokratkas, sipas të cilëve “janë të komunizmit”. Ku shkuan gjithato pasuri, makineri moderne, godina? U vodhën, u shitën, në mënyrë kriminale. Këtyre kusarëve “demokratikas” u shkon aq mirë vargu i këngës popullore të Zagories: “S’janë shkaqe, por sebepe, turpin ta marrin me vete”! Po kriminelët  që shkatërrojnë, që vjedhin, s’kanë turp, pikërisht se s’kanë nder. Demokrat i vërtetë nuk mund të jetë ai që dëmton pasurnë e shtetit e të popullitm, as hajduti që vjedh, që kërkon e synon të jetë në pushtet e të ketë më shumë në dorë për të vjedhur me të dy duart…Të tillët kurrë nuk duhen zgedhur. Larg nga të korruptuarit! 

Ju të dashur të rinj e të reja të ditëve të sotme nuk arritët t’i shihni me sy këto e të tjera vepra të mëdha, moderne, të gëzonit e të punonit në ndërtimin dhe në funksionimin e prodhimin e tyre, si ata mijëra e mijëra të rinj e të reja bashkëkohorë. Këto janë vepra të ndërtuara nga populli duarartë shqiptar, ku rinia  kalonte nga aksioni në aksion. Brezat e rinj të kohës, që ishin në lulen e rinisë, e mbushën Shqipërinë me “lule”, siç quheshin këto vepra të prodhimit të të mirarve materiale, që lulëzonin Shqipërinë! U këndua “Shqipëria, bahçme lule”! Janë vepra të ndërtuara në pushtetin popullor, nën udhëheqjen e Partisë së Punës me Enver Hoxhën në krye. I madhi Dritëro vargëzon: “Rini, rini, Le emrin tënd në ujërat e Shkumbinit, Që ngrihen si qemerët e legjendave, Le emrin tënd në digat e mëdha të Drinit, Që u vunë shpatullat liqeneve.

Dy kohë, që ndryshojnë si dita me natën!

Demokratiko-ballisto-zogistëve nuk u vjen mirë të përmenden këto arritje të kohës në pushtetin popullor, ndërsa janë gati të ngrenë në qiell “arritjet” e mbretit Zog, ndaj vendosën monumentin e tij në kryeqytet! Po ç’tregonë faktet? Le të radhisim  disa krahasime:

Në 21 vjet të regjimit të Zogut, nga gjimnazi i Gjirokastrës u diplomuan vetëm 9 vetë, kurse gjatë të njëjtës periudhë të pushtetit popullor, 1250. Nga vitet 1934-1938, minoritetit grek në qarkun e Gjirokastrës  I ishin dhënë 5 bursa, kurse vetëm  nga 1951- 1965, iku dhanë 478 bursa! Aq nxënës sa ç’kishte Shqipëria në 1938, kishin vetëm Dibra, Kruja, Kukësi, Mati, Mirdita, Puka, Tropoja, të marra së bashku më 1965!  Aq sa mësues kishte në 1938, kishte vetëm Fieri e Lushnja më 1965.

Për të realizuar prodhimin industrial të vitit 1965, regjimit të Zogut, me ritmet e vitit 1938, do t’i duheshin 35 vjet!  Prodhimi i vitit 1938, në vitin 1965, arrihej në 11 ditë!. Vetëm Kombinati i Tekstileve “Stalin”, prodhonte afro dyfishin e prodhimit që realizohej në 1938! Sasia e mineralit të kromit, që ishte prodhuar në 1938, në 1965 prodhohej në 8 ditë, ndërsa qymyrguri në 4 ditë! Investimet e shtetit të vitit 1965 ishin 116,7 herë më të mëdha se të vitit 1938!  Në 1985, vetëm në rrethin e Lushnjes ujitej një sipërfaqe më e madhe sesa ujitej në gjithë Shqipërinë në 1938! Vetëm rrethet Korçë e Lushnje prodhonin 92 për qind të grurit që prodhohej më 1938! Rrethi i Korçës prodhonte 3 herë më shumë patate, i Fierit 63 herë më shumë pambuk, Shkodra më shumë se 2 herë duhan, Durrësi 5 herë më shumë oriz, sesa prodhohej në Shqipërinë e 38-ës!

Në 1965, në transportin hekurudhor e automobilistik, brenda një dite, lëviznin 2.5 herë më shumë mallra sesa në 1938 në gjithë vendin! Ndërmarrja e transportit të Korçës ishte në gjendje që gjithë volumin e transportit që kryhej në 1938 në shkallë vendi, të realizohej brenda 45 ditëve. Vetëm parku i NSHN “21 Dhjetori” në Tiranë kishte më shumë automjete sesa gjithë Shqipëria më 1938! Janë tregues  që flasin vetë. Janë si dita me natën e të dy regjimeve: të pushtetit popullor, pra të socializmit dhe të regjimit antipopullor monarkist të Zogut të Parë e të fundit!

Aksionet-shkolla të edukimit
atdhetar e revolucionar

Aklsionet e rinisë ishin forma kryesore e edukimit të gjithanshëm të saj, por jo të vetmet..Janë kryer mijëra e mijëra aksione të ndryshme, kryesorja e të cilave qe kalimi nga idetë në zbatim, nga fjalët në vendin, në veprim, në realizim, në mobilizim. Ja dy shembuj sa për një ide të atyre viteve të fillimit të pasçlirimit: Nga një mbledhje që u zhvilla në Hoshtevë të Zagories u realizuan 10 aksione, në 10 ditë, për nder të 10 korrikut, dita e Ushtrisë Popullore. Sa keq që edhe kjo seri aksionesh u shkatërruan nga pëdëistë ekstremistë! Në Libohovë, në maj 1945, në ndihmë të familjeve të varfëra,  rinia iu fut një aksioni, përmes të cilit çeli 42 dynimë tokë, siguroii 40 barrë dru, 40 teneqe me djath, 8 okë lesh, hapi 14 kurse kundër analfabetizmit etj. Nuk ka fshat e qytet që të mos kryeshin aksione nga rinia, sipas kuushteve, kohës, kërkesave përkaëse. Ndihmoheshin sidomos familjet e dëshmorëve, të invalidëve  etë atyre pa krahë pune. Shkalqenin solidariteti, gatishmëria, vullnetarizmi, entuziami, përgatitja ushtarake.

***

E di që kur të lexohen nga kundërshtarë tanë politikë tregues të tillë, arritje me punw sulmuese tw rinisw, do të shfaqen  prej tyre dy dukuri morale:

Së pari, do të ketë prej tyre që mund të qeshin e të  ironizojnë, por faktet janë kokëfortë, duhen dëgjuar e lexuar ashtu siç janë dhe jo të kthehen kokëposhtë, as me mashtrime për të gënjyer brezat e rinj, që s’i kanë jetuar ata vite të Rindërtimit e të Ndërtimin e Shqipërsë së Re.  Kujtojmë  këtu se “Rinia është “si letër e bardhë, varet cila penë shkruan më parë në mendjen e saj”.

Së dyti, ndoshta do të ketë edhe klundërshtarë politikë aq të zgjuart, sa  t’i vënë gishtin kokës e të ndryshojnë: në janë “gjëmba”, e kanë në dorë të tëbëhen “trëndafilë”.  Ndërsa të rinjtë e sotëm, të cilët nuk i kanë parë ata vite të pushtetit popullor dhe madhështinë e ndërtimit të veprave të socializmit, janë vetë në gjendje të bëjnë krahasime, të dallojnë të bardhën nga e zeza, nderin nga turpi, të mirën nga e keqja e të gjykojnë me logjikë, me sytë e mendjes, të arsyetojnë, të shohin e të njohin të vërtetën, ashtu siç është, “E vërteta është si dielli, edhe po ta fshehin retë, del përsëri.

 

 

Share This Article
12 Comments
  • Lulet e Atdheut pas Çlirimit i zdhuku: Sevo Tarifa dhe “shoket komuniste.”
    Bashke me to, perveç shtypjes se pergjithshme ne te gjitha kuadrantet e fushave, zdhukem dhe vrame ca te ashtequajtur “armiq te popullit”. Keta qe kryesisht kane vdekur per gjysme fjale goje, sepse sa ta mbaronte fjalen, e kish ngrene edhe plumbin. Keshtu pra, jane kryer mijera vrasje te pazbuluara, dhe qe s’keni per t’i zbuluar pasi kemi venfosur t’i marrim me vete ne varr.
    Sa per kete shkrim eshte elemetar, per t’u zberthyer metafora qe i drejtohet si gjithnje kundershtarit, dhe per t’i bere “presion” atyre brenda, kryesisht me rinine.
    Prandaj tregojani Kim Jong-Un ose Xi Jinping-ut keto sesa te pregatitur jeni per t’u kamufluar, se mund t’i duheni keto vite qe i presin.

  • A ku ku per mu akoma merremi me lulleqe na paten sjell sorrat partizone ja tregojne pamjet e viteve 90 ta kur u hapen dyert e kopshtit me lule staliniste qe Edhe kafshet u tremben e jo me njerzimi ne shtetet perendimore

    • Kafshet sigurisht qe i ke trembur o “korab” sorra me ate qe bete 92-97!!…
      Meso te shkruash Shqip, mundohu te besh llogarite jo si fondamentalist por si njeri i lire…
      Ku ishe ne 1945′ qe sigurisht nuk ke asgje per te thene, se as qe te ka interesuar te kuptosh dicka apo edhe ne shkolle ke shkuar per te kaluar kohen si DALLKAUK…..ku….ku..ku…ku..bjeshkeve duke hapur gojen!!

  • Miku jone i madhe dha kushtrimit ,
    te permbysim gjithcka beri Komunizmi ,
    ndtryshe ska Demokraci .

    Pra Demokracin ,
    Miku jon i madhe e kushtezonte /bazonte ne shkaterrimin e Shqiperise
    dhe largimin shqiptareve nga Shqiperia dhe shndrimin e qytetareve shqiptare ne skllever te vendeve Perendimore

    duke i shpetuar nga Diktatiúra Komuniste dhe bere skllever te Lire , qe zgjidhnin vet skllav i kujt Padroni donin te ishin duke shijuar Skllaverine Demonkratike

  • Nqs ne 10 vjet gjimnazi i Gjirokastres ka nxjerre vetem 9 nxenes te diplomuar,kjo do te thote qe ata te nente ishin llagar.Ata merri dergoji ne cilindo Universitet te botes,,ATA SHKELQEJNE.Por ata te nente i groposi enver hoxha.
    SEPSE CMIRA E TE PAAFTIT ESHTE ME E EGER SE YXHYMI I KRIMINELIT.
    Enver Hoxha nuk i mbeshteti Ekonomine dhe Industrine mbi ata 9 e 90 mendhje tew arta qe nxorren Gjimnazi i Gjirokastres, Lycey i Korces dhe Universitetet Evropiane..Ata i pushkatoi.
    Ekonomine dhe ushtrine i mbeshteti mbi gjarperinjte qe rriti vete..Mbi Llumin e proletariatit dhe kafshet fshatarake si Sali Berisha..Gjarperi nuk mban ngarkese,..Prandaj ju shemben brenda dites gjithcka ndertoi per 45 vjet.

  • zoti Sevo

    nuk jam simpatizant i juaj apo komanndantit dhe femijve tuaj

    dua te shtoj dy gjera makabre:

    5 vite pas clirimit Shqiperia perballoi provokacjonet e gusht 1949 qe ne fakt ishte nje perpjekje per pushtimin e Jugut ME ANGLO AMERIKANET pas bythe
    .
    5 vite pas demon-kracise ndodhi 1997 qe shkaterroi praktikisht shtetin shqiptar ku dhe sherbimet euro-amerikane kishin dore

    Mjafton ky krahesim qe eshte 1000 here me rendesishem se keto lulet tuaja me lart

  • Kishte te drejte Enver Hoxha. Armiqve te Shqiperise ju dha ate qe u takonte.
    Shikoni ku u katandis ky vend ne dore te ballisteve dhe tradhetareve. Me keq nga koha e Zogut. Kthim mbrapa ne feudalizem

  • Të falenderio Z. Sevo Tarifa që dhe në këtë moshë të vjetër kërkon ti japësh zemrën e RE Atdheut .Me të drejtë shtron pyetjen Kush e shkatrroi shqipërinë ?….

    Z.Sevo Tarifa ?….

    Mos u merrni shumë me këtë problem se kush e shkatrroi shqiprinë ajo dihet ishte strategjia e apokalipsit rrënim deri në ZERO ,ajo që ndodhi në shqipëri mbetet dhimbje shumë të madhe dhe deklaroi se :

    Shqipërinë e vodhi ,dogji ,shiti shkatrroi partia e Pederrave që kur u krijua anti shtet ,anti komb ,anti shqiptar me agjentin sekret të UDB-së dhe Asfalisë greke Sali Ram Berishën.Ky me urë të zjarrit në dorë ju turrë atdheut e dogji përfundimisht e çoi në zero vendin, zhduku veprat heroike të popullit shqiptar të ndërtuara gjatë socializmit me gjak e djersë për 45 vjet ,shkatrrim të shqiprisë me moton se këto jan të Enverit !………

    Kulmin arriti kjo armiqësi kur u bë president me 4 mars 1997 ,vatani digjej kurva Sali krihej !… vetëm me votat e duartrokitjet e Pderrrave të rrethuar me tanke shpalli veten president ,nga një qeveri kriminale ,sepse në shqipëri ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme ,rebelët marrin bazën e pashalimanit në Vlorë në valën e zemrimit e pasigurisë totale ,kur njeriu vrist njerin si për engledisje ishte fatale për shqiptarët ,

    Kjo situatë e pasiguri e krijuar prej sundimit gangësterit kriminel Sali Ram Berishës.I kushtoi jetën e mbi 5000 shqiptarve ,filloi humbja e vjedhja lekve në firmat piramidale ,vazhdoi me shpërthimin depove të armatimit veri -jug ,shpërthejnë burgjet mbi një milon armë të lehta kalojn në duar të kriminelve ,kriminelët marrin aniet luftarake dhe aroplanët dezertoin për itali ,hapen .e grabiten,trafikohen m eqindra municione e armatime në malin e ZI ,te Milosheviçi , dhe vidhen digjen depo e arkat e kursimeve të Gjirokastrës tepelenës ,sarandës ,shpartallohet dhe dorzohet me urdhër të Sali Berishës dhe Zhulalit ,divizioni ushtarak i gjirokastrës .

    Armatimi e mjetet ushtarake bien në duar të bandave dhe komitetit ushtarak të shpëtimit.,sulmohet e Plaçkitet ,aroporti kombëtar i Rinasit dhe vidhet e plaçkitet universiteti Bujqësor i Tiranës,komiteti shpëtimit kombëtar kërkonte burgosjen e eleminimin e Berishës ,por kujt i shkonte ndër mend se askush nuk do të dënohej për këto krime të përbindëshme që vodhi e zhduku në ZERO arritjet e socializmit , pa u futur te ngjarjet kriminale të v. 1996-97-98-tës ,Gërdecit ,21 janarit ,shitjen e detit greqisë ,vjedhjen e 500milon euro të rr/kombit /

    Pra për 30 vjet PD-ja duke i shtuar dhe LSI-në e Ilir Metës ekspozoi dhunë ,shkatrrim ,vjedhje duke cënuar rëndë të drejtat themelore të njeriut .Bulevardet e sheshet e shqipërisë i ktheu në zona përleshjesh të dhunëshme ,djegëje e shatrrimesh,me vrasje që tronditi themelet e shteti shqiptar ,mbi një çerek shekulli rebelm ,shkatrrim ,vrasje të demokracisë vërtet ,gjë të cilën shqiiptarët nuk e prisnin.as në ëndërr !….

    Për çudi ,Askujt nuk i hyri ferrë më këmbë për këto krime barbare të 30 vjetve të fundit ,dhe më e çuditëshmja është se Berisha si lugat është ngritur përsëri në listat e Peddderrrrave dhe po këkon mandatin e deputetit në v. 2021 fashisti i egër xhelat që u bë dhunuesi që pergjaku shqiipërinë dhe ky për 30 vjet zhduku lulet e Atdheut që nga v. 1941 e deri sot. shqipëria në zjarr e flakë.Mos i leftë fëmi në votër atyre që u jep votën PeeDeeeeRRaaave që vodhën e dogjën shqiprinë/

  • Keto fakte jane e verteta e madhe e sistemit socialist,por qe i tmerron armiqte e Shqiperise!
    Duan t’i injorojne sepose i grabiten dhe shkaterruan ne emer te antikomunizmit antishqiptar!
    Le te bejne qofte edhe 1% te atyre qe u ndertuan atehere dhe do mburreshin shume!
    Por asgje nuk kane ndertuar vecse kane shkaterruar dhe vjedhur!

  • Z Sevo (apsolutisht nuk dua te merem me ballist e komunist, historia dikur do jape vleresimin real shkencor) si ishte niveli i jeteses vecanerisht ne fshat ku jetonin 75% e popullsis(skllaveri totale pa te drejte pushimi ,leje,feste,levizie ,shprehie mendimi e mbi te gjitha pa prone ,lejohej vetem mace.Atje ku kishe lindur do te vdisnje mundesi tjeter ishte burgu,Z Sevo une e ti bejme mire te kryejm detyrimin e fundit qe kemi e te mos indoktrinojme rinine me armiqesira komuniste-balliste.Komunizmi lindi si shpres,u rit si diktature ,perfundoi nje gijotin anti njerezore ku vritej pa meshir fjala e shpresa

  • I ndwruari te nderuarve Sevo Tarifa sa komentuesi *Fteri* e gta qe ju mbeshtesin, Miresite ju Shoqerofshi per atdhetaruzmin qe tregoni..
    U befte kthesa me zgjedhiet e Reja te 25 Prillit,.ne se ky POPULL -do mbrodhesi.
    Vota e Ti …te vendose.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *