Humbi zgjedhjet, riformohet Lidhja Demokratike e Kosovës, nënkryetarët e rinj

Rovena Cerka

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit LDK nisi reformimin  e brendshëm.

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, me propozimin e tij, janë zgjedhur edhe nënkryetarët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lumir Abdixhiku ka propozuar Anton Qunin, Lutfi Hazirin, Gazmend Muhaxherin dhe Shqipe Mjekiqin si nënkryetar të rinj dhe të gjithë emrat janë pranuar.

Përveç nënkryetarëve, është zgjedhur edhe sekretari i ri partisë. Bëhet fjalë për Imri Ahmetin.

Pas këtyre emërimeve ka përfunduar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm dhe gjatë ditës do të mbahet edhe mbledhja e kryesisë.

 

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, me propozimin e tij, janë zgjedhur edhe nënkryetarët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lumir Abdixhiku ka propozuar Anton Qunin, Lutfi Hazirin, Gazmend Muhaxherin dhe Shqipe Mjekiqin si nënkryetar të rinj dhe të gjithë emrat janë pranuar.

Përveç nënkryetarëve, është zgjedhur edhe sekretari i ri partisë. Bëhet fjalë për Imri Ahmetin.

Pas këtyre emërimeve ka përfunduar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm dhe gjatë ditës do të mbahet edhe mbledhja e kryesisë së re.

Veç nënkryetarëve janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të kryesisë.

Në kryesi do jenë emra si Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, por jo edhe Agim Veliu.

Kryetare e Forumit të Gruas do të vazhdojë të jetë Lirije Kajtazi, derisa i Forumit Rinor, Fidan Rekaliu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar procesin transformues të partisë pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku doli partia e tretë dhe shënoi rënien më të madhe në histori të partisë.

 

c.r /dita

Share This Article
2 Comments
  • LDK shembull i mire per keto partite tona ne Shqiperi.
    Parti perendimore.
    Humb zgjedhjet, pa sherr zgjidhen udheheqes te rinj por pa harruar dhe vazhdimesine.
    Keto fosiljet tona duhet ti largosh me dhune.
    Nuk hap rrugen asnje, pavaresisht qe po na cojne askund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *