Vendimi i Boris Johnson për të rritur kapacitetin bërthamor britanik me më shumë se 40%, nga 180 në 260 koka bërthamore “Trident”, mund të interpretohet lehtësisht si një manovër e frymëzuar nga politikat e brendshme, me bazë dashurinë e njohur të Partisë Konservatore me fuqinë bërthamore dhe politikat e fundit të Brexit.
Por ky vendim ka një domethënie më të gjerë. Ai reflekton ndryshimin e shpejtë të mjedisit ndërkombëtar bërthamor dhe priret ta përkeqësojë atë.
Bota hyri në një erë të re të rrezikshme më 2 gusht 2019. Në atë ditë, fuqitë kryesore bërthamore të planetit, SHBA dhe Rusia deklaruan tërheqjen nga traktati i Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme, nënshkruar nga Ronald Regan dhe Mikhail Gorbaçov në vitin 1987.
Traktati ishte marrëveshja e fundit për kontrollin e armëve e Luftës së Ftohtë që mbetej në fuqi. Ne tani jemi zyrtarisht në fillim të një gare të pkontrolluar armësh bërthamore.
Se çfarë do të thotë kjo, u bë e qartë më 8 gusht, më pak se një javë pas braktisjes së marrëveshjes Regan-Gorbaçov: Reaktori i një rakete të komanduar bërthamore ruse, me emrin e koduar Burevestnik, shpërtheu në detin Barenc, duke vrarë pesë shkencëtarë rusë dhe oficerë marine si dhe duke kontaminuar atmosferën dhe ujërat në rajonin e Arkangjelskut në Rusi.
Shënjestra finale e Burevestnik, siç e demonstroi përmes një videoje publike një vit më parë presidenti Putin, është SHBA.
Sot, ne jemi kthyer pas në një situatë që i ngjan periudhës që i parapriu krizës kubane të raketave, kur nuk kishte marrëveshje për kontrollin reciprok të armëve dhe kur shumë vende, mes tyre Mbretëria e Bashkuar, konkuronin për të kaluar njëri-tjetrin me shpenzimet në ndërtimin e arsenaleve bërthamore.
Ishte vetëm çështje fati dhe frika nga konfrontimi bërthamor i John Kennedy dhe Nikita Hrushov që shpëtoi botën nga lufta bërthamore në tetor të vitit 1962. Shoku i asaj krize i çoi dy superfuqitë në negociimin e një numër marrëveshjesh të kontrollit të armëve, nisur që nga Traktati i Ndalimit të Pjesshëm të Testeve Bërthamore te marrëveshjet e kontrollit dhe kufizimit të armëve.
SHSR, ose Shkatërrimi i Sigurtë Reciprok, një koncept i asociuar në imagjinatën publike me “makinën e fundit të botës” të dr. Strangelove, i mbajti për mrekulli fuqitë bërthamore të çmobilizuara, duke ruajtur atë që Çurçilli e quante “balanca e terrorit”.
Por përpjekjet për ta ndryshuar atë balancë, siç ishte nisma “Lufta e Yjeve” e Ronald Reagan, që kërcënonte të rriste sigurinë e SHBA përtej sigurisë së rivalit të vet sovjetik, e çoi botën sërish në prag të konfrontimit nuklear. Ne ende po mësojmë sot për atë periudhë.
Në shtator 1983 rreziku ishte shumë afër ku sistemi sovjetik i paralajmërimit të sulmeve raketore keqfunksionoi, duke dhënë alarm të rremë për sulm bërthamor. Rezultoi se drita e diellit duke kaluar përmes reve të lartësive të mëdha mbi Dakotën e Veriut, çoi në keqfunksionim të sistemit sovjetik. Besohet se koloneli Stanislav Petrov, që ishte atë ditë në detyrë, shpëtoi botën nga katastrofa bërthamore. Rastisi që ai e dinte se sistemi i paralajmërimit nuk ishte i besueshëm dhe refuzoi t’ua kalonte lajmin e “një sulmi bërthamor” të SHBA-ve komandantëve të tij, që besonin tek ai sistem.
Ajo çfarë po dëshmojmë sot është karakterizuar nga disa autorë si mbërritja e një “ere të dytë bërthamore”. Ne po jetojmë në një botë shumë më të rrezikshme dhe të paparashikueshme sesa ajo që ishim gjatë Luftës së Ftohtë. Ka patur një përhapje të paprecedentë të armëve bërthamore, me më shumë shtete të afta për të ndërtuar një bombë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Deri edhe regjimet e varfra, por që kanë vullnet si ai që sundon Korenë e Veriut, mund të kërcënojnë sot një superfuqi me luftë bërthamore. Edhe dy rivalë, si India dhe Pakistani, kanë të dyja kapacitete bërthamore. Posedimi prej Iranit i teknlogjisë bërthamore është shkak për shqetësim të madh, jo vetëm për shtetin e padeklaruar bërthamor të Izraelit, por gjithashtu edhe për fuqinë hegjemone rajonale, Arabinë Saudite që është fuqi jo nukleare.
Lufta kibernetike ndërkohë e bën situatën e tanishme edhe më të rrezikshme sesa ajo e fillimit të viteve ’60 të shekullit të 20-të, pasi mundëson që një fuqi e vetme të marrë kontrollin e arsenalit të një fuqie tjetër pa asnjë të shtënë.
Ndërsa ne përballemi me sfida të reja, na mungon frika e luftës bërthamore që u zhvillua te brezat paraardhës të liderëve politikë dhe shoqërive. Kennedy dhe Hrushov e konsideronin luftën bërthamore të pafitueshme prej askujt. Me zhbërjen e traktateve të vjetra, rinovimin e garës bërthamore dhe zhvillimin e teknologjive të reja që bëjnë të mundur ekzekutimin e goditjeve skajshmërisht të sakta, kjo tashmë po ndryshon.
Këta faktorë kanë ulur barrierën psikologjike për përdorimin e armëve bërthamore dhe kanë rikrijuar iluzionin e erës së para bombës me hidrogjen se luftërat me përdorim të kufizuar të armëve bërthamore, mund të zhvillohen dhe të fitohen. Kjo nga ana e vet ushqen një garë të re armësh bërthamore, të cilën SHBA dhe Rusia e kanë filluar tashmë duke braktisur kufizimet e kohës së Luftës së Ftohtë.
Prej këtu duhet kuptuar edhe rëndësia e vërtetë e njoftimit të Johnson; ajo hap derën për Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera që t’i bashkohen kësaj gare.
Gjithsesi, edhe nëse qeveria vendos që të mos e kufizojë veten në heqjen e kufirit për kokat bërthamore “Trident” dhe i merr të 80 kokat, tani për tani balanca globale bërthamore vështirë se do të ndryshojë. Pavarësisht ndryshimeve në botë që nga Lufta e Ftohtë, sot ka vetëm dy superfuqi bërthamore: Rusia me rreth 4300 koka dhe SHBA me një arsenal prej 3800 kokash. 80 koka të tjera “Trident” nuk do të bëjnë ndonjë diferencë, as do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar më të sigurtë nëse më e keqja afrohet.
Por duke vendor të rrisë kufirin, MB-ja – vendi i tretë në botë që zhvillon kapacitetin e vet bërthamor – po dërgon një sinjal të gabuar: riarmatimin. Kur bota duhet t’i drejtohet tavolinës së negociatave për t’i dhënë frymë të re bisedimeve për kontrollin e armëve që pushuan së ekzistuari me përfundimin e Luftës së Ftohtë.
Nuk është një detyrë e lehtë pasi tani negociatat do të duhet të shkojnë përtej dy superfuqive që do të përfshijnë pjesën tjetër të “pronarëve” bërthamorë – së pari dhe kryesisht, Kinën. Por Mbretëria e Bashkuar mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndalimin e një gare të re bërthamore, në vend se ta rifillojë atë.
—-
Burimi: The Guardian. Përkthimi: Skerdilajd Zaimi, Respublica. Titulli është i redaksisë. Në foton kryesore: një raketë e paarmatosur Trident lëshuar nga nëndetësja Vigilant


Anglia paska 180 bomba berthamore dhe dashka ti beje 260. Desha te di se sa bomba kane te tjeret dhe sa duan ti bejne ? Dihet se bombat qe u hodhen ne Hiroshima dhe ne Nagasaki ishin te nje fuqie dhjetra here me te vogel se bombat qe prodhohen sot. U hodhen vetem dy te vogla dhe bene ate qe bene . Sikur te hedhin sejcili bombat qe zoteron sot a e imagjinon kush seç behet ? Njerzimi vazhdon te pergatise fundin e tije . Kjo eshte e verteta tragjike qe pushtetaret e botes per te rritur pushtetin nuk duan ta konsiderojne . Rreziku sa vjen dhe rritet me rritjen e prodhimit te bombave berthamore .
Nuk ka asnje rendesi se ca ben Britania , sepse Ruset ne kete drejtim jane shume te avancuar
Por qe arsenali i Britanise ka rendesi ne frontin e perbashket kunder ruseve
Ne fakt Amerikanet duhet te nxisin Gjermanine te angazhohet me shkencetaret e saj ne prodhimin e armeve moderne berthamore
dhe te kene ushtrine e tyre me armatim berthsmor
Sepse gjermanet kane pasur gjithmone shkencetare te zote ne kete drejtim ,
Ndaj gjermanet duhen inkurajuar qe te krijojne armatimin e tyre berthamor per te forccuar frontin e perbashket te Natos.
Ndersa aty ne shkrim ai ka harruar Kinen qe esht shum e fuqishme ,
pavaresisht se Kina nuk shprehet si ruset , por ata jane shume te avancuar
Ketij Borisit Anglez ,qe nga emri eshte Rus ,por nga pamja eshte “sozia ”e Trymp-it, i qenka shtuar oreksi per armet berthamore!,qe me siguri ka per ti blere ne Amerike, per tu pajtuar edhe me Biden,pas ”debimit”te Trymp,nga Shtepia e Bardhe!Ky po do te aplikoje “Balancen e Terrorit””te Terroristit Curcill qe dikur kishte vene”Banden e Birmingamit”per te terrorizuar Londren! Ja se si Kapitali behet shkak per luftra shkaterrimtare qe sjellin fatkeqesi per popujt e njerzit e pafajshem!
E kujt i pelcet bytha per raketa e leshi.Me thuaj me se do ta shtoj ushqimin ne tavoline neser.A do te kem shishen e veres?Loqe kandari o shqiptare qe mereni me borise e gjermanet.