I revoltuar me qeverinë, Osman Mula: Kanë një grup të tyre që sponsorizojnë, arti është institucional, arti nuk është ky!

Rovena Cerka

Drejtuesi I fushatës së PD-së Alfred Rushaj u takua këtë të dielë me dy prej personaliteteve të artit shqiptar, Osman Mulën dhe Vladimir Priftin ku dëgjoi shqetësimet që u ngritën prej tyre.

Mungesa e investimeve nënë art dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar tek artistët ishin shqetësimet kryesore të regjisorëve.

“Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë. Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë. Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre, ata bëjnë reklamat. Mirëpo arti nuk është ky, arti është institucional.”, u shpreh Osman Mula.

Mula rrëfeu edhe përvojën e vet, teksa tha se kryeministri aktual ka 7 vjet që nuk i firmos pensionin e posaçëm, vetëm pse është demokrat.

Share This Article
3 Comments
  • Merrni pusht shtetin dhe merrni pension te posacem se keni merita.Na rrenjoset ne zemer dashurine per paritine dhe shokun Sali.
    Shqiperia eshte vendi ku horrat jane ne boten e cudirave.Shpiken pensionin e posacem duke thelluar vitingun e pensioneve te bere me sukses nga horrat e rilindjes

  • Pse nuk ia firmosi Saliu pensionin e vecante??

  • Ka ardhe nga zvicra per te kerkuar pension te posacem?pse?cili eshte akti heroi qe ka bere?Nuk e di ndaj kerkoj ndihme per te mesuar me shume per te.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *