Pandemia e COVID-19 ka rritur në nivele të larta kursimet e kompanive. Frika ka detzruar sipërmarrësit që të jenë më të kujdesshëm me shpenzimet ose me rekutimet e lëvizjeve.
Në studimin e bërë nga Unioni i Sipërmarësve të Rinj rrezulton se kursimet arritën nivelin e 43 %. Studimi u bazua në intervistat e 150 sipërmarrje, nga këto 138 ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe 12 të mëdha.
Elisabeta Katiaj, kryetare e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj, është shprehur se: “Gjatë pandemisë, këto sipërmarrje rritën kursimet e tyre, në masën 43 % nga një normë e kursimit 25-30% në normalitet, në ndërmarrjet e mëdha dhe 25 % në ndërmarrjet e vogla nga një normë kursimi 10 – 15 % në normalitet, si efekt i frikës për të financuar të ardhmen e afërt, por edhe si efekt i uljes së kostove të logjistikës, me reduktimin e lëvizjeve. Kursime të cilat u ulën muaj pas muaji për të financuar likujditetin në mungesë të aktivitetit të përditshëm gjatë vitit të pandemisë. 15 sipërmarrje janë financuar nga Bankat e Nivelit të Dytë, 35 nuk kanë qenë të financueshme për efekt të mospërmbushjes nga analiza e rriskut bankar, 8 kanë pezulluar aktivitetin e tyre dhe të tjerat vijojne aktivitetin në kushtet e pandemisë”.
Në analizën që rrezulton pas gjetjeve të studimit kuptohet qartë që edhe pse të ardhurat u reduktuan, fitimi po menaxhohet me kujdes në shërbim të garancisë së të ardhmes së aktivitetit. Fitimit të gjeneruar nga aktiviteti tregtar i vitit të pandemisë, iu dedikua me shumë kujdes në adminsitrim nga kompanitë private në Shqipëri. Një fenomen, i cili korelon edhe me sjelljen e kompanive private në botë, edhe pse jo në norma të njejta. Ky reagim ka mundësuar financimin deri në 6 muaj të kostos së funksionimit. Shihet se kriza e ofruar nga Pandemia për këto ndërmarrje, është financuar së shumti nga kursimet e biznesit, dhe nga kredi apo hua.
Struktura e ndërmarrjeve në Shqipëri, e përbërë nga afërsisht 90% ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ka nje lëvizshmeri shumë të vogël nga biznesi i mesëm në atë të madh. Identifikimi i këtyre ndërmarrjeve dhe forcimi I rolit të tyre në treg, si dhe nxitja dhe zhvillimi janë një element tepër i rëndësishëm që kërkon përqëndrim të politikave jo vetëm fiskale por edhe të mentorimit, promovimit dhe të ndihmave direkte të investimit.
Gjithashtu, Katiaj është shprehur: “Heqja e TVSH-së dhe tatim fitimit për biznesin e vogel është parë si një mundësi e madhe për tu zhvilluar më tej. Zero taksë, nuk është thjesht një ulje e kostos direkte e ndërmarrjeve, por është më pak stres ndaj kontrollit për përgjegjësinë tatimore TVSH, Tatim fitimi, deklarime, konculencë dhe ajo çka është me e rëndësishme, barrë psikologjike më të ulët. Por që këto biznese të bëhen faktor i një ekonomie të zhvilluar dhe të qëndrushme, duhet të zhvillohen dhe të transformohen në biznes të madh. Promovimi i tyre është dritare e mundësive të reja. Rritja e kërkesës për produktet dhe shërbimet e tyre, do të mundesonte kthimin mbrapsht të investimit të kësaj politike fiskale”.
Edhe pse nuk kanë munguar edhe mbështetje nga burime të ndryshme ndaj SME-ve, përfshire këtu edhe fonde të institucioneve Europiane dhe ndërkombetare, ato mbeten të pamatura për efektet e dhëna dhe se sa efektive kanë qenë. E vetmja mënyrë e matshme dhe e dukshme ka qenë financimi me fonde për investime në bizneset start-up, të cilat kanë krijuar mundësi krijimi të një biznesi, ecuria e të cilave nuk është monitoruar dhe mentoruar apo promovuar në vite.
c.r / dita

Moj cupe e mbare!Une pa shkolle jam por nje gje di :Ku ka busnes ka taxe.Norma ndryshon sipas situatave(te brendeshme e te jashtme).Ti me shume ke bere nje hartim per nxenest e nende-vjecares se sa si ?nuk e di c’fare shkolle ke bere.Ne nje periudhe krize ekonomike boterore po na na ben petulla me uje per busneset shqiptare.Edhe Dulja i imonikeve e kupton qe flet percart.Mos perdor fjale te medha e te huaja,sepse Ligoraqi i karnavaleve te korces e di me mire se c’fare eshte busniesi.