Materniteti reagoi në rrjetet sociale lidhur me kritikat për prishjen e një pjese të godinës.
Në reagim thuhet se do ruhet autenticiteti i godinës historike dhe do rindërtohet e zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit të vitit 2019.
Për më tepër në shkrimin e publikuar nga institucioni shtohet se godina ka qenë e shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, pasi nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve.
Fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si staf mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe të porsalindurit.
Projekti i rikonstruksionit dhe zgjerimit të spitalit tonë, ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet e zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti.
Sqarojmë se, pjesa e shembur që do të ndërtohet nga themelet ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, e shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të mbajtur aty nënat dhe të porsalindurit.
Ndërsa godina kryesore do rehabilitohet, do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike.
Ky është një projekt i shumëpritur për ne si staf mjekësor, pasi do të sigurojë kushte dinjitoze për nënat e reja dhe fëmijët që vijnë në jetë në maternitetin tonë.”
– Drejtoria e Spitalit “Mbretëresha Geraldinë”
#SUOGJMBRETËRESHAGERALDINË
#NëShërbimTëJetës #MeCilësinëMëTëMirë
#RindërtimiiMaternitetit #Shëndetësia

c.r / dita

Jetojme ne demokraci ku fjala mbret apo mbretereshe jane te papranueshem..!
Do ti ruhet origjinaliteti, ashtu sikurse ju rujt stadiumit Qemal Stafa. Dhe ky nje mashtrim i rradhes pre llumit te politikes qeverisese.Kundra pergjigja heshtje e popullit opzitar e shoqeruar me disa cicerima zogjsh qe e duan trashegimine historike te Tiranes ne vite.
Do ti ruhet origjinaliteti, ashtu sikurse ju rujt stadiumit Qemal Stafa. Dhe ky nje mashtrim i rradhes pre llumit te politikes qeverisese.Kundra pergjigja heshtje e popullit opzitar e shoqeruar me disa cicerima zogjsh qe e duan trashegimine historike te Tiranes ne vite. Zgjohuni Tiranes po i cbehet historia
projekti i ramutit per ta prishur qendren e Tiranes Bulevardin e me radhe vazhdon
ne kuadrin e marrveshjes me arkitektin danez. perfundimi ne 2030.
Ja qiu nenen Tiranes. I lumte. Po i ecen.
Kesaj radhe, pas Fates, ka folur materniteti dora vete.
Ju mjeket dhe personeli beni mire te kujdeseni per higjenen (sepse jane bere mijte me te medha se macet)dhe te mos hapni syte tek xhepat e qytetareve.
3 X dhe Mırelı jenı dy antı shqıptare dhe antı kulture Ju donı te ıshte shekullı XX bıles fıllımı I ku koha e mbeturınave sı puna e juaj,Ne vend qe te jemı nostalgjık ne te vjetrıt behenı ju te rınjet,Ne presım te ecım perpara,
o me se lat nom, gam gam per cdo gje, ky ishte i amortizuar dhe duhej prishur te ribehej.
ABSOLUTISHT KUNDER prishjes se stadiumit apo teatrit, por kjo godine duhet te jete ne rradhe te pare funksionale (pastaj “historike”)