Ky është momenti kur Albert Zaja i dyshuar si ekzekutori i Shkëlzen Kastratit, shoqërohet nga RENEA pas arrestimit të tij.
Në momentin e arrestimit, Zaja ka pasur një pistoletë me vete, e cila i është sekuestruar. Sipas policisë 37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga RENEA ka tentuar të fshehë në baltë armën dhe ka tentuar të largohet. Në video shihet dhe momenti kur ai shoqërohet nga efektivët pas arrestimit dhe është bërë i gjithi me baltë.
Të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij në këtë vrasje janë Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka, 27 vjeç, dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç, të cilët janë ende në kërkim nga policia.
4 të rinjtë, mësohet se janë një grup vrasësish me pagesë, të cilët e kanë ndjekur viktimën për afro 2 muaj në lëvizjet e tij, deri në ekzekutimin final.
Ndaj 4 personave, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover’. Kastrati ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty.
Të gjitha hetimet janë përqendruar tek hakmarrja, për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait. 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos.
Eliminimi i tij ishte për hakmarrje pasi nga hetimet e kryera në atë kohë ka rezultuar se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash, por ai u dyshua dhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012.
Shkëlzen Kastrati u ekzekutua kohën kur po shkonte në lokalin e tij në Sheq, lëvizje që e kryente çdo ditë.
Grupet e vrasësve me pagesë janë rritur frikshëm në vend.
c.r. / dita


Falenderimi shkon per forcat RENEA qe sakrifikojne jeten per kapjen e ketij vrasesi me pagese.
Nuk e kuptojme pse kriminelit i vihet pulle ne surrat per te mos e pare qytetari , kur duhet te ndodhe e kunderta, pulla duhet t’u vihet punonjesve RENEA qe te mos identifikohen dhe te mos jene ne shenjester te krimineleve qe jane te lire ?
Si rregull derisa drejtesia ( e donald lu leshit) nuk ka shpallur fajtor nje person asnje nuk ka te drejte ta akuzoje per vrasje..
.
e pame dhe Klodjan Rashen qe donte te hante hurma ne 1 te nates apo ishin mbaruar cigaret e Laprakes
dhe e dogjen vendin Stresat e Trapojes.
.E KUPTON NESE POLICIA DO TA KISHTE VRARE PA DASHJE KETE MONSTER Debilul Basha do ta shpallte feste ??
.Gjithe keto grupe vrases me pagese eshte teper e frikeshme….dhe shume veta kane kthyer koken nga aje xhaxhit
C’a bohet keshtu!Asgje nuk behet.Mos u cudit.Keto pune keshtu e kane.Keta mos i quani kriminele.Ata jane te punesuar qe bejne nje pune dhe paguhen per punen e kryer.RENEA paguhet per punen qe te kape keta sepse bejne pune jashte ligjit.Sa me forte RENEA aq me e dobet Mafia.
Ajo zone vrasesish me pagese,duhet te minohet komplet nga shteti dhe ai soj kurvash,duhet te digjen si minjte.
Shtet i vdekur kur cilido fshatar balte kthehet në vrasës pa asnjë problem.
Ca po bohet keshtu!Jemi ne nje planet tjeter tani ,qe ka ligje ndryshe nga ishim mesuar.Kush pershtet mbijeton,e kunderta pyet:C’a po bohet keshtu?
Jam dakort me komentuesin “mali” por desha te shtoja se kriminelet vrasesit e vertete i kemi ne Pushtet, ne Parlament dhe kryetar Partie.
Albert Zaja me shoke eshte vrima e fundit e kavallit, jane te mbrpojtur, cudia me e madhe 3 dite zgjat, do te paguaj dhe do te dale i pafajshem, ai mund te kandidoj edhe per deputet dhe fiton.
Fjalet me te mira per Policine e Shtetit! Bravo, djem trima dhe te vendosur! Punoni ne kushte te jashtezakonshme per te ndalur krimin dhe per te mbajtur familjet tuaja.
Meritoni absolutisht page te mire dhe shperblime. Jeta juaj eshte ne rrezik ne cdo moment!
Shendet, jete te sigurte dhe suksese ju uron me gjithe zemer nje ish kolegu juaj.
Kriminelet e vertete jane prokuroret e kalibrit Julian Zonja, dhe gjykatesit e kalibrit Artan gjermeni.
Lufte mafiozesh, keshtu do ikin , si qeni ne vreshte.
Kush ka bere krime, do paguaje….
Bravo RENEA.
Eshte vrases me pages nuk eshte lufte mafiozesh.
Neser vjen te vret dhe ty per 5 mij euro po iu shkrep dikujt.
Ti je mafioz?
Astriti…je shume i sakte ne ate percaktim, por duhet te shtoni edhe shume te tjere si…
Prokurore Anila Kalamxhi Papa
Gjyqtar Albert Mece…etj.
C’a bohet keshtu!Mos u cudit qe Albert Zaja mund te kandidoje per deputet.Me 25 Prill shko voto,dhe mos e ngarko vehten me dyshime qe te lene pa gjume.T’a kam thene e t’a them jemi ne nje planet tjeter.Ka te tjera ligje e rregulla.Mundohu te pershtatesh.Jane ligjet e natyres.Kush nuk pershtatet natyra ben seleksionim.(Seleksionimi natyror).