Presidenca shpall “Nder të Kombit” gjeneralin Ndriçim Sallaku pas vdekjes nga Covidi

Rovena Cerka

 

Presidenti i vendit Ilir Meta ka akorduar Dekoratën e lartë  “Nderi I Kombit” për Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakun, 1ditë pasi ai humbi jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

Dekorata vjen si një vlerësim për kontributin dhe vlerat e çmuara që gjenerali Sallaku ka dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare.

Njoftimi i plotë i Presidencës: Mesazh i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta

Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe shkencore, si dhe ndaj kontributit të qenësishëm në zhvillimin, lartësimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të ushtarakëve tanë në uniformë, duke u shërbyer me dinjitet dhe krenari demokracisë e vlerave të paqes në radhët e Aleancës së NATO-s, pata privilegjin t’i akordoj sot Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut.

I paharruar kujtimi i Tij dhe vepra e ndritur, që i la trashëgim Forcave tona të Armatosura!

 

c.r / dita

Share This Article
9 Comments
  • Ore po s’mora vesh , nga vjen ky xheneral , ku u lind, ku u rrit , ku u arsimua , ku shkëlqeu , si shkëlqeu , kur u bë , pse u bë xheneral etj etj !

    Flet presidenti , flet Petro Koqja , më duket foli dhe Xhaxhka— të gjithë fjalë të pergjithshme , stereotipe, të mërzitshme ….

    Nivel shumë i ulët !

    • Gjenerale pa ushtri ? Shikoni foton cfarë paradoksi ? Në
      Foto Ish shefi shtabit beniamin i ilir metes me vonë ja prishi qefin dhe presidenti nuk e rizgjodhi pavarësisht se propozimi vjen nga kryeministri i cili nuk e donte më shef shtabi. Shikoni në foto dy ushtarakë apo gjeneralucë pa ushtarë thjeshtë buxhetorë hallexhinj dhe familjarë që duan të ushqejnë familjet e tyre pavarësisht sesa të aftë mund të jenë për të marrë gradën e gjeneralit. Nderi i kombit është një vlerësim shumë i lartë që ka kritere shumë të përcaktuara dhe për akte të mëdha por tek ne jepet nga politika shpesh për synime politike. Pavarësisht iku një njeri një kryefamiljar dhe shteti duhet të kujdeset për familjen e tij. Presidenti ndoshta duhej të dekoronte edhe agim sulën kolonelin jurist fjalëpak dhe shembullor ish komnadant i akademisë i cili humbi jetën dy muaj më parë po nga covid. Madje nga ana intelektuale sula ka qenë më lart sesa sallaku këtë e dijnë të gjithë atje

  • Nuk mund te shpallet dikush “NDERI I KOMBIT” vetem sepse eshte gjeneral. Jane bere dekoratat ne Shqiperi si abone autobuzi.

  • Me te vertete njerezit e ndershem jane nderi I kombit..! Keshtu qofte dhe gjenerali qe humbi jeten nga semundje..! Ngushellime familjes..!

  • Ore Meta i Mete ore kokekatror sa ishte gjlle nuk te ra nder mend , nashi 2 dite pas vdekjes i jep nga ato teneqet qe i quan medalje immport nga Turqia e Erdoganit, qe i ke me kujntal ne Presidence te lena trashegim nga sakati Kapter Jari.
    O legen, dergoji nje teneqe (medalje) “trimit” Arkimed Lushaj djalit te kriminelit Sali Lushaj, qe dergjet ne “emigracion” duke iu fshehur drejtesuise, me motivacion: “Plehres qe te rruan carrin”.
    Vetem per keto tipa plehra kane vlere ato teneqe qe ti i quan medalje o kokekatror.

  • Ky cnder i kombit ka qene shofer grupi kontrabandistesh qe conin prostituta ne Itali. Si kapter i nderuar, kishte miq police dhe siguronte qarkullimin e femrave nga fshatrat andej nga i merrnin, i conte ne baze, diku nga Mamurraci, . I siguronte dhe permantentin qe te beheshin bjonde, sic e donte puna. dhe pastaj i conte ne traget, Ishte i lidhur me miq police, dhe gjithe rrjeti funksiononte pa u shqetesuar nga shteti i Ilir Metes dhe i haleve qe erdhen njeri pas tjetrit ne pushtet. Keta jane nderet e kombit shqiptar. Duhet te mbyllesh veshet dhe syte, se te vjen turp te lexosh ku ka degjeneruar niveli i shoqerise sot

  • Ketojane gjeneralet e LSI Ketoı kane graduar dhe ky kokeboshı ı dekuronpa bere asnjepune dhe akt trımerıne,Sıc ka qene nje pjese e kenges satırıke per nje X person Nukpo ja veje emerın Ku rapsodı ne mes te tjerave ı shkruan Kerkon kenge pa bere trımerı,Me ta degjuar X ı tha Qe ta hıqte orgjent kengen e tıj,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *