VIDEO: Rrëmbimi i një top-dokumenti që nuk u gjet më kurrë. Historia e pazakontë e një filmi atipik që u shfaq në 1984 në Tiranë (Intervistë)

redaktor

Në vitin 1984 para publikut shqiptar do të shfaqej një film atipik për kohën, “Vendimi”. Me skenar të Spiro Dedes dhe Neshat Tozajt, regji të Kristaq Dhamos, filmi sjell ndoshta për herë të parë në mënyrë aq të zgjeruar një nga episodet më të veçanta të Partisë Komuniste Shqiptare. Ky episod është konfiskimi nga fashistët italianë i dokumenteve kryesore të asaj partie, përfshirë dokumentin bazë: Procesverbalin e mbledhjes themeluese.

Skenari është dinamik dhe i parë edhe sot ai e ka të mbështetur mirë idenë bazë që nuk ka asgjë artificiale dhe zhvillohet përgjatë filmit në dimensionin politik dhe policor, pa rënë në propagandë vulgare.

I parë në sensin strikt të historisë, filmi mund të kritikohet, sepse aty nuk figurojnë disa emra dhe personazhe që kanë patur rol historik në ato ngjarje. Megjithatë për skenaristin Spiro Dede, kritika në këtë drejtim nuk ka sens, sepse filmi vetë nuk mëton të jetë një dokumentar historik, por ai rrëfen në mënyrë artistike disa ngjarje, një episod historik për të cilin vetë zhanri e lejon lojën me të vërtetën.

Në një intervistë për MCN Tv, Dede sqaron burimet e skenarit në të cilat ai kishte akses për shkak të punës, por edhe nga kujtimet e Fiqret Sanxhaktarit, bashkëshorte e Mehmet Shehut. Por që sqaron edhe elementë që mund të kenë shpëtuar si p.sh ideja se në film ekranizohet Qemal Stafa, diçka që mesa duket nuk qëndron.

Më poshtë intervista, që ka interes jo vetëm për historinë e një filmi, por edhe për mënyrën sesi është tematizuar në publik historia e PKSH-së për të cilin në arkiva ka shumë dokumente me këndshikime të ndryshme, por që në finale nuk e dekonstruktojnë nëse mund të shprehemi kështu, thelbin e atij që ka qenë versioni zyrtar për 50 vjet sa i përket vendimeve politike kryesore.

Më poshtē VIDEO e filmit për ata që nuk e kanë parë, poshtë videos, pjesë nga intervista me z.Dede:

Zoti Dede, si lindi ideja e skenarit “Vendimi” ku ju jeni bashkëautor së bashku me Neshat Tozajn? Cilat ishin referencat tuaja?

Angazhimi im  për skenarin e filmit “Vendimi” ishte krejt  rastësor: Në një bisedë mes shokësh e miqsh, po u tregoja  për episode që sapo i kisha mësuar  për vitet e  pushtimit fashist  të Shqipërisë, mes të cilave  detaje nga historia e zbulimit nga fashistët të një prej  bazave  ilegale më kryesore të Partisë  Komuniste në Tiranë në pranverën e vitit 1942.

Gjatë bastisjes, në një dollap të  maskuar në mur, fashistët gjetën dokumentin më kryesor e më sekret të PKSH-së për atë periudhë: Proces-Verbalin e Mbledhjes Themeluese.Vetëm 4-5 muaj kishin kaluar nga krijimi dhe…fashistët kishin në duar jo vetëm ç’ishte diskutuar në atë mbledhje, por edhe emrat e të gjithë pjesëmarrësve, përfshi Enver Hoxhën, Qemal Stafën, Vasil Shanton, Sadik Premten e me radhë.

Ndërkohë personi që strehohej dhe ruante atë bazë sekrete, një djalë i ri, pas arrestimit, ngaqë nuk i përballonte dot torturat, sa herë e shtrëngonin, aq më tepër dekonspironte ç’dinte; adresa bazash ilegale, emrat e një numri shokësh etj. Për ta neutralizuar këtë burim dekonspirimi dhe raprezaljet e pushtuesit, nisi një odise aksionesh e kundëraksionesh, nga të dyja palët, plot dramacitet e me pasoja të rënda…

Kur  rrëfeja këto dhe odisenë që pasoi, i pranishëm ishte edhe Drejtori i Kinostudios “Shqipëria e Re”, Vangjush Zallemi, ish-udhëheqësi im në praktikën e gazetarisë dhe më pas, 7-8 vjet  koleg në të njëjtin sektor në “Zëri i Popullit”.

-Qenkan tamam për film – tha aty për aty -Ngjarje me gjithë elementët e një filmi…

Pas disa ditësh  më takoi bashkë me kineastët e shquar Viktor Gjikën, Kristaq Dhamon e Neshat Tozajn, edhe këta shokë e miq të mi dhe më kërkuan që mbi bazën e atyre historive të ndërtoja skenarin e një filmi artistik… As më kishte shkuar ndonjëherë ndërmend për diçka të tillë dhe as i njihja specifikat e teknikat e ndërtimit të kësaj gjinie të artit, por ata m’u kundërvunë më një tufë argumente, me “urdhërin” -“do ta bësh se s’bën”, që ua lejonte miqësia reciproke dhe me bashkëpunimin e Neshatit, shkrimtar, specialist i skenarëve. Kjo qe parahistoria. Të tjerat janë në film…

Duke qenë se në të flitet për një periudhë shumë delikate të historisë dhe për personazhe kyç si Qemal Stafa apo edhe vetë Enver Hoxha, a patët ndonjë lloj censure apo ndërhyrje nga autoritetet e diktaturës para nisjes së xhirimeve apo edhe gjatë punës?

Jo, asnjë lloj censure a ndërhyrjeje nuk kemi pasur nga asnjë drejtim e instancë. Të paktën kjo për skenarin dhje  përgjithësisht për  përmbajtjen e filmit. Ngjarjet mbështeteshin mbi të vërteta historike që i kisha dëgjuar nga burime të dorës së parë; pozicioni që kisha në punën e përditshme më jepte mundësinë e konsultimit me pjesëmarrës e dëshmitarë kryesorë  të atyre ngjarjeve, si Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia e të tjerë.

Ndërkohë Këshilli Artistik i Kinostudios, përvoja dhe aftësitë e bashkautorit në skenar dhe e regjisorit, as lejuan as lindi nevoja për censurë, apo shqetësime të karakterit ideo- politik.

Një lloj problemi ose shqetësimi mund të paraqiste masa dhe mënyra e trajtimit të figurave historike, të tilla si Enver Hoxha, Qemal Stafa, etj, por këta, si në skenar, edhe në film, nuk ishin personazhe vepruese. Emrat e tyre vetëm përmendeshin në ambientet e anionet e fashistëve dhe kërkohej me ngut informacion për t’i kapur.

Kjo nuk ishte një sajesë jona për t’i dhënë  “peshë“ e rëndësi fiktive filmit. Ishte një fakt historik, dëshmuar edhe  në gjyqin që fashistët organizuan ndaj një grupi ilegalësh të arrestuar, mes  të cilëve edhe Koci Xoxe, një nga anëtarët kryesorë të udhëheqjes së PKSH-së. Meqë ky mohonte gjithçka, fashistët i vunë përpara  një nga faqet e procesverbalit të mbledhjes themeluese, ku emri i tij figuronte si pjesëmarrës në atë ngjarje, krahas E. Hoxhës, Q. Stafës e gjithë të tjerëve.

Këto i kisha parë e miratuar nga burime të dorës së parë dhe s’kishte vend as për sajime, as për keqinterpretime. Kështu që preokupimi ynë si për skenarin dhe për gjithë procesin, nuk ishte se mos rrëshqisnim nga  korniza, por sa e si në kuadrin e asaj kornize e logjike, të mund të pasqyronim sa më drejt, me gjuhë e mjete të artit, të vërtetat historike, pa rënë në historizëm, të shtjellonim me vërtetësi e natyrshmëri, me  nivel të pëlqyeshëm artistik atë fazë të rëndësishme të luftës antifashiste, siç ishte ajo e aksioneve të njësiteve guerile, e cila u parapriu krijimit dhe veprimtarisë së gjerë të njësiteve të ushtrisë partizane.

Në këtë aspekt, pra në nivelin artistik, e mira e bukura, e arrira nuk kanë e nuk njohin kornizë. Kjo edhe për filmin “Vendimi”.

Nuk gaboj kur them se, sidomos në vitet ‘80 e në vijim, pretendimet, kërkesat dhe kujdesi për nivelin  artistik të filmave, si për të gjithë veprimtarisë kulturore-artistike, po tërhiqnin vëmendjen kryesore, si të autorëve e artistëve, ashtu edhe të instancave drejtuese, përfshi edhe ato që i quajnë “censurë”.

Si e kujtoni premierën e filmit? Si u prit nga publiku, apo udhëheqja komuniste?

Kujtoj se u prit përgjithësisht mirë. Kryesorja, nuk pati as kritika, as vërejtje, nga “ata lart”, qoftë nga instancat shtetërore që kishin në vartësi Kinostudion, edhe nga ato partiake, që kishin në vartësi gjithçka. E përmend këtë sepse tani është vështirë të kuptohet se me ç’shqetësim e tension, madje me ankth, pritej nga autorët e artistët e çdo filmi gjykimi i “atyre lart”.

Ishte rregull, ndonëse i pashkruar askund, që çdo film, prodhim i ri i Kinostudios, para se të hidhej në rrjetin e kinemave, dërgohej për t’u parë nga udhëheqja e lartë. Me “ata lart”, përfshiheshin shumë hallka e instanca, por njerëzit e filmit-drejtuesit, regjisorë e skenaristë, artistët etj., nga përvoja, kishin parasysh kryesisht dy: Enver Hoxhën e Ramiz Alinë.

Të dy këta jo vetëm nuk linin film pa parë, por e kishin, sa prirje e zakon, aq edhe detyrë që të shfaqnin e përcillnin mendimin e gjykimin e tyre. Prej pëlqimit ose mospëlqimit të tyre, i jepej “vula” e i varej fati  punës e angazhimit disa mujor të një armate të tërë autorësh, artistësh, punëtorësh e specialistësh, zellit, pasionit dhe sadisfaksionit të tyre…

Një pritje e tension të tillë përjetuan për disa ditë me radhë edhe autorët dhe kolektivi i filmit “Vendimi”, gjersa ‘agjenti’ i brendshëm i Kinostudios, operatori që shfaqte filmat tek ata lart, hyri një mëngjes në oborr fytyrë qeshur dhe me formulën e përhershme për raste të mbara: U pëlqye!

Spiro Dede

Po sot si ndiheni kur e shikoni, a do të kishit ndryshuar diçka në të?

E di se është shfaqur hera – herës në kanale të ndryshme televizive, më kanë folur për përshtypjet e tyre edhe  shokë e miq, por a për rastësi, më tepër nga një shtysë vetjake, nuk kam mundur ta rishoh. Ruaj emocionet e përshtypjet e premierës dhe të daljes së parë në rrjetin e kinemave.

Në instancë të fundit kam qenë e jam i ndërgjegjshëm  se, për një film, sido që të reflektosh më pas e sado dëshira të kesh, ajo ç’ka është arritur nuk mund të preket e ribëhet më, ashtu si edhe nuk mund të zhbëhet, të digjet e të piqet, siç ngriti zërin dy vjet e ca më parë një tufëz me mendësi fashistoide.

Filmi nuk është një poezi, a tregim, a novelë që  edhe mund ta rishohësh, redaktosh e përmirësosh. Është një ndërmarrje e madhe, vepër kolektive me vulën e 40 vjetëve më parë, që mbart në përmasa modeste, vizione e mesazhe nga një periudhë heroike e historisë së popullit tonë. Atë nivel, ngjyrë e vu lë le të mbajë, ato mesazhe le të përcjellë. E vetmja gjë që  do t’i dëshiroja fatit të mëtejshëm të tij, është që t’i shkonte e të meritonte thënien “e mira nuk ka fund”.

Dy momente që bien në sy në film, për atë që e njeh historinë e PPSh-së dhe krijimit të saj janë: trajtimi i figurës së Enver Hoxhës dhe mungesa e çdo asociimi me rolin e jugosllavëve në krijimin e PKSh-së. Mendoni sot pas kaq kohësh se këto e cenojnë të vërtetën historike, ndonëse filmi si realizim artistik i qëndron kohës?

Filmi vërtet merr spunto e mbështetet mbi kujtime e refleksione të E.Hoxhës, për një periudhë të caktuar historike, por as ato kujtime dhe as filmi nuk u kushtohen e nuk trajtojnë thjesht e vetëm portretin e veprimtarinë politike të E. Hoxhës dhe as të ndonjë figure tjetër konkrete.

U kushtohen luftës antifashiste të popullit shqiptar, një faze të caktuar të saj, atmosferës dhe frymës së asaj kohe, aksioneve të para  guerilase, dështimeve e rreziqeve pa fund, guximit e trimërisë së rinisë atdhetare…Kjo për atë që ju quani momenti i parë.

Sa për momentin e dytë, atë që ju e quani “mungesë e çdo asocimi me rolin e jugosllavëve në krijimin e PKSH” – ky asocim mund të kishte një lloj vendi po të bëhej fjalë për të vërtetën e krijimit të PKSH, por kurrsesi me skenarin e me filmin “Vendimi”. Asnjë rol, asnjë prezencë, asnjë ndikim pozitiv a negativ, nuk kishin në ngjarjet që bën fjalë filmi, dy delegatët jugosllavë që ishin thirrur në atë periudhë për konsulencë e ndihmë pranë udhëheqjes së PKSH.

Ka qenë e mbetet shtrëmbërim i të vërtetës historike glorifikimi gjer në banalizim i prezencës dhe rolit të atyre dy individëve, të cilët, as bënë dhe as mund të bënin kurrgjë më tepër se ç’mund të bëjnë dy individë, në raport me një parti të tërë, mes qindra e mijëra luftëtarësh të lirisë, që me jetën e tyre po u dilnin për zot fateve të vendit e të popullit.

Ka një diskutim që kthehet herë pas herë për procesverbalin e mbledhjes themeluese. Historianë si Kristo Frashëri thonë se ai është kërkuar zyrtarisht në Itali deri në vitet ’50, por dyshohet se ka humbur. Jeni në dijeni të këtij fakti, është diskutuar ndonjëherë në atë kohë për këtë çështje dhe besoni se dokumenti në fjalë gjendet diku?

Historia e zhdukjes dhe e kërkimeve të Proces Verbalit të Mbledhjes Themeluese të PKSH, është një nga episodet historike më se të njohura qysh nga vitet e para të Luftës. Skenari i filmit “Vendimi” merr spunto pikërisht nga momentet e zbulimit dhe sekuestrimit nga fashistët të atij dokumenti, por vetëm kaq. Më tej filmi merret me ngjarjet që pasuan rrëmbimin e atij dokumenti dhe jo me kërkimin e vetë dokumentit.

Përsa i takon kërkimit dhe fateve të atij Proces-Verbali, e vërteta është se për to është hulumtuar e diskutuar shumë herë, veçanërisht nga vitet ‘50 e këtej, si nga instanca zyrtare partiake e shtetërore, nga historianë e studiues pasionantë e seriozë, ashtu edhe nga amatorë, qejflinj misteresh e teorish konspirative, kërkues e të interesuar qëllimmirë e qëllimzinj…

Ndër analizat hulumtuese më serioze do të përmendja, krahas asaj të Prof. Kristo Frashërit, punimet e historianëve Paskal Milo, Kastriot Dervishi e ndonjë tjetri. Problemi mbetet i hapur, i mbështjellë me atë mister, që duhet vlerësuar aq sa meriton e sa duhet, pa u kthyer as në objekt dalldie, as në injorim të pafundësisë së kërkimit.

i.b. / dita

Share This Article
12 Comments
  • Spiro Dede,Neshat Tozaj, sigurimi i shtetit,shoqja Fiqerete,,,por shoqja Nexhmije cfare roli kishte?
    U arrestua Koci teneqexhiu,,
    U zbulua proces verbali me emrat e shokeve,,Por Baca dhe Aliu dhe Tarrasi ku flinin?
    Ali Miladini dhe Tarras enveri flinin ne shtepine e ministrit Bahri Omari.Ne darke vinin per nje dore POKER kryeministri Mustafa Kruja dhe Prefekti Qazim Mulleti..
    Enveri ishte hileqar.Porosiste te motren te linte hapur deren e korridorit,Ne fund te murit ishte pasqyra,ku reflektoheshin kartat e kundershtareve.Keshtu enveri ja shihte gjithmone kartat Qazim Mulletes.
    Proces Vrerbalin e PKSH e solli kryeministri Mustafa Kruja,ja la Enverit,Miladinit mbi tavolinen e Pokerit.
    Italianet kerkonin arrestime.
    -Jo vetem arrestime -tha Ali Myladini-,por edhe sakrifikime.
    Partia vendosi qe Ludovik Nikaj te denohej me pushkatim nga njesiti guerril dhe ti ngarkohej barra e spiunimit. Qemal Stafa te transferohej urgjentisht ne nje baze te sigurte,qe ta kapte plumbi pa deme kolaterale.
    Teneqexjiu te mbyllej ne burgun e Tiranes,se e mbante burgun,derrkuci Negovanit..Zef Mala,katoliku i poshter,te internohej ne Itali,se na prish pune ketu.
    Anastas Lula dhe Sadik Premte te pushkatohen nga njesiti guerril..Le ta provoje veten edhe ky Memet Shehu,qe na paska treguar trimeri te madhe ne Spanje.
    Keshtu -tha Miladini,,Edha Italjanet mbeten te kenaqur,,edhe NE heqim ca ferra qe kemi neper kembe.
    -Proces Verbalin po e mbaj une-tha Enveri,Do ta ruaj tek kasaforta Bariut.

    • o Demo, edhe nuk nuk e njeh historine edhe kerkon te besh ironi me njerezit e asaj kohe. Historia eshte ashtu si eshte shkruar, pervec problemit qe eshte anash kaluar roli i jugosllaveve. Sadik Premte nuk eshte pushkatuar. Kurse Ludovik Nikaj ashtu ndodhi ishte spiun. Askush nuk ishte me shkolle te larte ne ate kohe.

      • Pirro,
        Mos u merr me legena si Demo jevgjiti…
        Keta ishin ata Ballistet, qe kerkojne ta bejne Luften kunder Italise, shesh me lule, loje bixhozi, marrveshje te fshehta, nderkohe qe Shtabi Pergjithshem i Ushtrise ndenji i rethuar ne Martanesh gjithe Dimrin, hengren dynjane, por keto nuk ju pelqejne pulaxhinjve te Ballit, … aty ngecin ne klase, se marrshimin me te madh, Balli e kishte bere nga kodrat e Liqenit …., shtruar me birre dhe qengja te pjekur…, harrova ne fund bene edhe nje xhiro me varke.

        • O pilo liqeni eshte ndertuar mbas clirimit dhe nuk benin xhiro ballistat me varke
          Saliu qe ishte antiballist nga vicidoli ,bente xhiro me varken e enverit.

    • Pse je ngjitur si muti pas kepuces more Demo ?! Ne se nuk te pelqejne shkrimet e kesaj gazete , ka plot te tjera ku mund gjesh oreksin tend ! Nuk ta ka borxh kush qe te vish e te vjellesh nga gryka te pegerat e tua . Duket qe ti lexon , jo se je i pasionuar pas leximit , as per te zgjeruar njohurite , as per te dhene nje dore kontributi per shoqerine , por i paguar per te infektuar me koleren tende cdo gje qe shkruhet ketu . Do benje mire , kjo eshte edhe me e logjikeshme , qe si militant i shtresave te djathte , te zgjidhje mes shtypit te tyre , se ka shume me teper te atilla se sa te majta .. Ti dhe nje tufe me idjote te tjere , qe e kini si tifozllek komentet ne kete gazete , na e kini peshtire leximin e komenteve qe vec provokoni per te rritur tensionin , gje qe duket se i kini vene qellim vetes dhe paguheni nga dikush . Sepse , ndryshe nuk mund te rrije burri gjithe diten para monitorit dhe vetem te peshtyje e vjelle deri sa ti thahet goja e barku nga urrejtja per shqiptaret e tjere qe nuk mendojne si ju !

  • Historia perseritet…
    Saliu nga komunist i betuar,behet antikomunist i terbuar,kriminel e hajdut…
    Luli si coli debatikut me pantallona te shkurtra ,me dajen qe ndegjon voa dhe ngizet si antikomunist ne familje komuniste dhe bashkohet me aurelen nga familje enveriste…
    Bemat e colit fillojne qe 15 vjec ku sigurimi e ndjek kemba kembes kete sorgen qe i jep te dhena voa dhe biberovicit…
    Dhe te gjithe komunistet na konvertohen ne dhjerokrat dhe po ja the qe ka qene komunist te hidhen ne fyte dhe te akuzojne se ti je komunist…
    Mire thote pellumbi qe urrejtja dhe hipokrizia ja kane kaluar luftes klasave…
    Kur ndegjon keta kriminele te tipit sali te flasin per demokracine dhe te shajne soc,te vjen te ikesh nga syte kembet..

  • Procesverbali i Mbledhjes Themeluese te PKSH nuk eshte transferuar ne Rome, pasi te gjitha dokumentet e pushtetit fashist kane qene te arkivuara ne ministrtte perkates ne Tirane dhe pas Luftes se Dyte Boterore jane depozituar ne Arkivin Qendror te Shtetit. Ka mundesi qe Procesverbali ne fjale te jete zhdukur ne MPB te Qeverive Kolaboracioniste ose me pas Kuislinge, ose eshte rrembyer nga Tahmaz Beqari dhe dorezuar ne KQ te PKSH dhe aty te jete zhdukur. Por ne AQSH gjendene materialet e Gjyqit te 73 Komunisteve ku flitet edhe per themelimin e PKSH dhe gjetjen e tyre ne bazen e Tiranes. Spiro Dede do te njohet me keto materiale pas dy muajve.e gjysme.

    • Pajtohem me komentin tuaj Buda. Edhe une dyshoj qe procesverbali i themelimit te PKSH te jete zhdukur pas rrembimit nga T. Beqari.

  • Shoqja Nexhmije duhej patjeter te pytej. Ajo dinte shume. I njihte mire shoket e partise pasi kalonte hu me hu duke ja marre hajdarin me rradhe cdo shoku komunist.Ne cfardo lloj pozicioni te mundshem.Perfshi ata matane kufirit si shoku Mugosha dhe shoku Dushan.Por po ashtu dhe ata brenda kufirit.Ishte thjesht nje internocialiste me eksperince te pashoq ne punet e carit.

  • Morali i filmit ne pergjithsisht eshte i drejte Kurse perdorimi i ngjarjeve te ndodhura 40 vjet me pare ne funksion te problemeve te dites ishte afer spekullimit Keto personazhe historike aty kishin qene per 40 vjet por pas 40 vjetesh u kujtuan te ‘rikujtonin’ disa histori qe njerzit i dinin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *