Burime bëjnë dije se është duke u punuar për një person të pestë për të cilin dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin që i kushtoi jetën biznesmenit Behar Sofia disa javë më parë.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në një bar-kafe në afërsi të Piramidës që korrespondon edhe me afërsinë që ka me banesën ku jetonte Sofia, është konstatuar se personi në fjalë, emri i të cilit ende është i pakonfirmuar, ka qëndruar për disa minuta me njërin nga personat e arrestuar për ngjarjen, konkretisht, Skënder Vathin.
Takimi nuk provon plotësisht përfshirjen e tij në ngjarje duke qenë se edhe Vathi ka mohuar të bashkëpunojë me drejtësinë ndërsa ekzekutori Ernejt Shytaj nuk konfirmoi njohjen me të.
Ky i fundit ka pohuar para organeve të drejtësisë se personi që e ka kontaktuar për të kryer ekzekutimin përkundrejt pagesës është Xhuljano Visha i cili pretendon se edhe e ka bindur.
Për vrasjen e 66-vjeçarit Behar Sofia janë arrestuar 4 persona, ndërsa prokuroria tashmë ka edhe një të dyshuar të pestë, i cili rezulton se është takuar me Skënder Vathin rreth orës 07:40 të mëngjesit kur edhe është kryer ekzekutimi.
Rezulton se Vathi mbërrin aty në orën 07:25 minuta të mëngjesit ku vetëm pak kohë më pas, 54-vjeçari ulet në tavolinë me të dyshuarin e pestë. 10 minuta nga qëndrimi në tavolinë, rreth orës 07:40 minuta, i dyshuari duket në pamjet se i jep diçka, Skënder Vathit, i cili më pas largohet menjëherë nga lokali.
54-vjeçari Skënder Vathi, person me precedent penal u arrestua më datën 13 mars. Atij iu sekuestruan dy karta “sim”, si dhe automjeti tip “Fiat Punto”, me të cilin lëvizte, dhe kishte takuar personat e tjerë të arrestuar.
c.r / dita

Jane vrases me pagese.Të gjithë këta emra qe përmëndën më larte sipas të dhënave qe kam nga burime te sigurta jane banda kriminelesh te mirë instruktuara nga deputete te PS.
PD dhe LSI nuk i kanë eksperiencën dhe mundësite financiare për organizime prefekte
te këtyre bandash kriminale mafiose.
Zigur,ke harru pa shtu,heren e trete qe eshte denuar Rama.Ti ske pa gjo,se kot nuk te thone Zigur Qorri,(qarri).Hera e trete osht ajo kur shkerdheu motren tate ,nonen tate,grun tate,te gjitha me deshiren e tyne.
Mos mba te fshehta,fol dhe per veten qe je sumqim.
Hahaha….Ketij loqes me siper i paskan dhene objektivat partia t´i ngjitet Zigurit si muti mbas kepuce.Ehhhh ´ben njeriu i shkrete per nje sufllaqe.
Perseri po e tregojne fytyren e piset maskarenjte e PS ,tani ne pragun e zgjedhjeve aktivizojne bandat mafiose per te trëmbur demokratet dhe popullin e thjeshte.
Me te gjitha keto manipulacione lidhja e forte
PD-LSI do te triumfoje.
Shqiperia po pregatitet per fitoren perfundimtare kunder socialisteve.