Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë televizive ka folur për prishjen e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Sipas tij ky akt duket banditesk dhe kemi të bëjmë me një përsëritje të një traume për qytetin.
Ai theksoi se Tirana ka humbur pikat e veta të referencës, duke thënë se kryeqyteti dhe qytetet e tjera shqiptare po kapen përditë e më shumë nga krimi.
“E shikoj prishjen e Maternitetit si përsëritje të një traume. Duket se Tirana po humb pikat e referimit për çdo qytetar. Kjo të çon tek trauma e shkatërrimit të Teatrit, stadiumit, traumën e shkatërrimit të vilave. Tirana është bërë kryeqytet i pushtetarëve. Thuajse të gjithë pushtetarët thonë se “gjithçka nis me mua”. Masakra më e madhe është bërë pas viteve 1990, me këtë ekonomi kriminale, me arkitekturë, që nuk ka raport fare ndërtim-gjelbërim. E shikoj këtë gjë si mos-ndjeshmëri. Në vendim-marrje nuk ka kujdes duke u konsultuar me grupet e interesit, as me arkitektë, por vendim-marrje e dhunshme. Bëhet fjalë për monument kulture, por Ministria e Kulturës nuk reagon. Mafia e ndërtimit ka kapur totalisht Bashkinë dhe justifikohet me dëmet e tërmetit. Kjo është politika e gëlimit të parave të pista, ky qytet po kapet çdo ditë nga krimi. Shqiptari do që t’i vijë e keqja te dera, ndoshta atëherë reagon. Atë që e sheh në kodër, prite në votër, thonë”, tha Lubonja.
c.r/ dita

Atë që e sheh në kodër, prite në votër?
Me thon të zhdrejtën tos badri s’e ka keq… Dikur ka pas një batut gabelsh per votrën.
– O ije kqyre pak se dul bolla ke votra.
– Shuj he dreq se osht cari lalës.
O Tos legeni o te hyfte ne bire te bythes kjo bolla qe thote ky miku ma siper po ishalla osht e modhe e ti plas syte ma keq se te kan plas o hale!!
Ky eshte komplet idiot. Po si thua more lubonje ta linin germadhe, ashtu sic mbeti ish ekspozita kineze per vite te tera. Po grate shqiptare duan spital more lubonje. Po ti ke problem vetem te ofendosh e te fyesh, pa per te tjerat mendojne te tjeret. Ti nuk ke as te drejten te flasesh per keto probleme per tiranen pasi nuk jeton ketu. Ty te perdorin sa here duan te denigrojne kete vend.