Dalin prova të reja nga “Çekiçi”, u qëllua nga dy armë të ndryshme. Dy qitës,një i tretë në makinë

Rovena Cerka

Edmond Koçi, i njohur edhe si “Mond Çekiçi”, është qëlluar me breshëri nga dy armë zjarri. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, kanë dalë nga dy armë të ndryshme.

Në vendin ku u ekzekutua 43-vjeçari, hetuesit mblodhën plot 37 gëzhoja. Sipas autoriteteve qitësit që kanë hapur zjarr kanë qenë dy, ndërsa automjeti tip “Mercedez Benz”, drejtohej nga një i tretë.

Grupi hetimor nuk ka përcaktuar ende se ku është vjedhur makina që u përdor në atentatin mafioz, apo vendin se nga ajo mund të jetë trafikuar. Kjo për shkak se mjetit i ishte fshirë numri i shasisë, ndërsa targat ishin vjedhur disa muaj më parë në kryeqytet.

Deri më tani numri i personave të shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje ka shkuar mbi 50, por dëshmitë e tyre nuk i kanë ndihmuar hetuesit për të zbardhur ngjarjen, ku edhe pse kanë kaluar më shumë se 48 orë, ende nuk ka asnjë autor të dyshuar.

c.r / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *