Durrës, plagoset 25 vjeçari, identifikohet autori i ngjarjes dhe shpallet në kërkim

Rovena Cerka

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 25-vjeçar është plagosur me armë zjarri në dorë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori i ngjarjes i identifikuar me inicialet E.B është ende në kërkim nga policia.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.

 

c.r/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *