Edi Paloka: Me Edi Ramën, shqiptarët në garë me sirianët kush të ikë më parë nga vendi. Shqipërisë i duhet një lider europian si Lulzim Basha

Rovena Cerka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka gjatë një takimi me disa banorë në Katund të Ri u shpreh se qëllimi kryesorë i së djathtës është të ndalojë emigrimin dhe se me Kryeministrin Edi Rama shqiptarët janë në garë me sirianët për t’u larguar nga vendi.

“Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prapë, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë? Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk di ku të çojë milionat dhe kërkon prapë në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit.” tha kandidati për deputet në qarkun e Durrësit.

Sipas Palokës, Shqipëria nuk është integruar në Bashkimin Europian sepse Rama e mori “zvarrë” vendin për tetë vite ndërsa ky synim mund të arrihet vetëm me Lulzim Bashën.

“Misioni ynë  është anëtarësimi në BE. Vetëm arritja e këtij objektovi sjell ndryshimin në vend, por kjo bëhet vetëm duke patur në krye të qeverisë një kryeministër europian si Lulzim Basha”. U shpreh Paloka.

 

c.r / dita

Share This Article
8 Comments
  • Me sa shoh mireli eshte i turpshem ta thote troc gjene me ze te larte;ZHDUKUNI O FOSILE NGA FAQJA E DHEUT.SHQIPERIA SOT ESHTE PRODUKTI JUAJ.STOP MAFIE KOMUNISTE.Nga fotoja them qe ata qe jane rrotull mafies jane 1000here me te mire ,e te ndershem.Po t’i shohesh me kujdes syte e tyre shprehin:C’te bejme na zuri rrota bishtin ,pa ti nje mut je per tu degjuar dhe per t’u ndjekur.Me sirianet Edi gabon.Ne po i sjellim ne shqiperi dhe po i ushqejme.Ka qene ne Shqiperi keto 6 muajt e fundit?Me mire voto ata qe rrotull se sa kete mut.Une jam gati t’u a jap voten ketyre lloj njerezve.Ata mund ta bejne parlamentin e vertete.Perfaqesues te popullit dhe t’i thone problemat troc.

  • Me ty, me Lulzim Bashen Flutta Acken, Sali Berishen dhe taborret tuaja te PD-se+ LSI, juve na sillni neper mend nje histori te neveritshme DHE TE PAPRANUESHME!!!!
    JENI VECSE EDHE FUNDERRINA SOCIALMENTE IPOKRITE E TE PACIPE!!!

  • Kush nga lideret e vendeve europiane ka vrare e plagosur me arme zjarri , me gjakftohtesi , qytetaret e vet ne protesta paqesore , te vetmuar dhe bile me duar ne xhepa ? ! As edhe nje i vetem . Atehere si na dalka lider europian nje njeri qe i ka duart te lyera me gjakun e popullit , ( pa folur per vjedhjet skandaloze dhe shitjen e qindra km2 det ) dhe tani kerkon serisht pushtetin ? ! Ju jini te gjithe kriminele , duke filluar nga bajraktari serb i Vicidolit , Like Floriri , lulushja serbe dhe me radhe …!

  • Si u katandisen keshtu sirianet e shkrete, suoer kolture mijera vjecare qe bie ne gojen e ca kokepalareve ne nje vrime te botes. Turp per sirine qe u katandis te tallemi ne qe fundja fundit jemi nje tufe me dembela ngaterrestare, dallaveraxinj, pazarxhinj turp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *