Brataj nxjerr të dhënat e studimeve në BE dhe SHBA: Pse duhet të kemi besim tek vaksina AstraZeneca

J L

Kreu i Urgjencës Kombëtare ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Facebook, lidhur me vaksinën AstraZeneca, e cila po përdoret edhe në Shqipëri, pas mbërritjes së ngarkesës prej 38 mijë dozash.

Duke iu referuar gjetjeve të ekspertëve të BE dhe SHBA, Brataj shkruan se procesi duhet të vijojë normalisht, pasi vaksina është efektive dhe e sigurtë.

Mesazhi i plotë:

Vaksina AstraZeneca është efektive dhe e sigurt, prandaj duhet të vazhdojë procesi i vaksinimit të popullsisë.

Një analizë fillestare e EMA, konstatoi se AstraZeneca është e sigurt, pasi Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të BE pezulluan përdorimin e saj. Prej ditësh lajmi se kjo vaksinë shkakton trompozë, ka krijuar mjaft mosbesim edhe në vendin tonë, me të cilën prej disa ditësh po vaksinohen stafet pedagogjike. Por vetëm një ditë më parë EMA deklaroi se kjo vaksinë është efektive kundër virusit, për parandalimin e sëmundjes dhe formave të rënda të saj.

EMA rekomandon vazhdimin e përdorimit të vaksinës së prodhuesit AstraZeneca. Sipas EMA-s mbrojtja nga infektimi është “më e madhe se rreziqet” nga efektet anësore të vaksinës.

AstraZeneca nuk konstaton rritje të trompozave (mpiksjes së gjakut) pas vaksinimit me këtë vaksinë. Ka pasur raste të izoluara deri tani në të gjithë BE nga personat që ishin vaksinuar me vaksinën AstraZeneca, shtatë milionë vetë dhe njëmbëdhjet million qytetarë në Angli. OBSH rekomandon gjithashtu përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për vendet që kanë pezulluar administrimin. Ndërkohë, BE po përgatitet për një shtrëngim të ri në eksportin e vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.

EMA analizoi 30 komplikanca me trompozë (mpiksje gjaku) midis 7 milionë njerëzve në BE që kanë marrë vaksinën AstraZeneca. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se po kryeshin vlerësime të të dhënave lidhur me sigurinë e vaksinës. Ajo tha se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha se sa rreziqet e ndaj saj. Një komision i EMA-s kërkon krijimin e një “ndërgjegjësimi më të madh” për rreziqet. Prandaj EMA rekomandon një përshkrim të këtyre rasteve të përfshihet në letrën që shoqëron vaksinën, në mënyrë që rastet e trompozës të jenë të njohura nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët.

Ekspertët e EMA kontrolluan më parë të dhënat e rasteve me trompoza, së bashku me prodhuesin e vaksinave, ekspertët e sëmundjeve të gjakut dhe autoritetet shëndetësore. Studimet klinike kanë treguar që vaksina është së paku 79% për qind efektive. Dëshmitë në “botën reale” sugjerojnë që efektiviteti mund të jetë edhe më i lartë.

Shqetësimet në lidhje me vaksinën nxitën një numër vendesh të BE-së të ndërpresin përdorimin e saj, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën.

Pas vendimit të EMA-s, Italia ka vendosur që të rinisë vaksinimin me AstraZeneca dhe Kryeministri Mario Draghi u shpreh se vaksinimi do të rinisë. Italia nuk është vendi i vetëm që ka rinisur vaksinimin me AstraZeneca. Dhe në vende të tjera në BE, qeveritë kanë vendosur që të marrin këtë vendim pas sugjerimeve të EMA.

Është në shqyrtim nga FDA në Shtetet e Bashkuara aprovimi i vaksinës së AstraZeneca, por SHBA do të dërgojnë 4 milion doza të vaksinës së

AstraZeneca në Meksikë dhe Kanada: 2.5 milion do të shkojnë në Meksikë dhe 1.5 milion në Kanada. Kjo është hera e parë që administrata amerikane ka rënë dakord të eksportojë vaksina të prodhuara në SHBA. Miratimi në SHBA mund të vijë në prill, ndërsa AstraZeneca ka vazhduar të prodhojë miliona doza në Shtetet e Bashkuara.

Vaksina është aprovuar tashmë në Meksikë dhe Kanada.

Vendet të cilat kanë kryer një numër të lartë vaksinimi kanë një ulje të umrit të të infektuarëve dhe të numrit të sëmurëve. Vaksinimi ngelet e vetmja zgjidhje për dritën jeshile të një jete normale.

 

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Sa ja merrni cdo pordhe nga Facebuku ketij dallkaulu mesojeni te shkruaje Shqip se gjuhen shqipe as termat mjekesore si di ky Idiot. Bile na e quajne doktor.

    O Skender Katnari.

    Thuhet Tromb dhe jo Tromp
    si shkruan ti 20 here gabim
    ne budalliqet e tua.

    Shkruhet Tromboze
    jo Trompoza as Trumpeta.

    Shqipja thote

    TromBoemboli ne mushkeri
    Jo tromPoemboli si ti.

    Kjo injorance te jep guximin te dalesh me Keshilla ngado kur nuk kupton cfare shkruan dhe mjekesi e shqip nuk di. Bile e kane bere Asistent Profesor kete qe i thote Trombit – Tromp

    Vec ketyre se populli e gjithe spitalet e dine pse e moren nga rruget e botes dhe e vune aty (per tendera dhe sherbetor te bindur) kush eshte jashte te na sjelle nje vend ne bote ku Shefi i Uegjences ben dalje ne TV e media per Pandemine.

    E shkreta Shqiperi qe e vune poshte
    vulgu dhe e rrjepin
    me ilir beqja dhe odeta,
    piperot dhe skender bratajt.

  • Dr Brataj duhet te lexoje ma shume: sapo vdiq nje student i mjekesise ne France nga vaksinimi ( thromboze me civd)edhe nje zjarrfiks beri nje arret cardiaque post choc ! Prandaj Franca keshillon perdorimin vetem per njerezet mbi 55 vite kurse Spanja sapo rriti kete ne mbi 65 vite!
    Qe eshte aktiv kunder virusit, askkush nuk e mohon o Dr Brataj , po qe ka shume diskutime mbi mundesine e disa reziqe kjo po ashtu eshte e vertete , pra sicili fuhet te jete mireingotmuar, te keshillojet me mjekun e tij edhe te vendose vete a rezikon a jo! Astra zenica per mbi 55 vite, pfizer per ato qe jane ne kontakt shpesh me turli publik , sputnik per te tjetet?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *