Ministrat e Jashtëm të NATO-s u zotuan se aleanca perëndimore do të vazhdojë të përshtatet përballë “kërcënimeve në rritje dhe konkurrencës sistematike”, ndërsa theksuan se “veprimet agresive të Rusisë përbëjnë kërcënim për sigurinë euro-atlantike”.
“Fuqitë kategorike dhe autoritare, si dhe aktorët joshtetërorë sfidojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ashtu si edhe kërcënimet hibride dhe kibernetike, përdorimi keqdashës i teknologjive të reja, si dhe kërcënimet e tjera asimetrike”, thanë ministrat në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të martën, pas ditës së parë të bisedimeve në Bruksel.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po merr pjesë në mbledhjen dyditore të NATO-s, tha më herët se rritja ushtarake e Kinës dhe përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Perëndimin janë kërcënime që kërkojnë bashkimin e NATO-s.
Në deklaratën e tyre, ministrat e NATO-s e riafirmuan “lidhjen e qëndrueshme transatlantike midis Evropës dhe Amerikës së Veriut – me NATO-n në zemër të saj”.
Ministrat po ashtu shprehën mbështetje për Nenin 5 të Traktatit themelues të NATO-s, sipas të cilit, sulmi kundër një aleati konsiderohet sulm kundër të gjithë atyre.
Në udhëtimin e tij të parë në Bruksel si sekretar shteti, Blinken po ashtu u zotua se Uashingtoni do të punojë për të rindërtuar dhe forcuar NATO-n.
“Shtetet e Bashkuara duan ta rindërtojnë partneritetin tonë… Ne duam ta ringjallim aleancën”, u tha Blinken gazetarëve, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Blinken do të takojë edhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, për të biseduar rreth rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19 dhe forcimit të demokracisë.
Udhëtimi i tij në Evropë, sipas vëzhguesve, synon të nxjerrë në dukje politikën e re të jashtme amerikane, pas administratës së ish-presidentit Donald Trump.
Qasja e Trumpit ka qenë “Amerika e para” dhe aleatët tradicionalë i ka trajtuar shpesh si rivalë dhe jo partnerë.
Presidenti i ri amerikan, Joe Biden, është zotuar se do t’i riparojë marrëdhëniet transatlantike.
c.r / dita

Mos kerkoni armiq imagjinar se po kerkoni kaos me ngulm. Rusia nuk eshte armik i askujt qe kerkon te bashkepunoi me te ne menyre te ndershem dhe korrekte. Edhe nqs nuk ju pelqen menyra e te qeverrisurit ne Rusi , lereni te qete due mos e krruani me fiq deti se do ju shpohet bytha me Rusin. Eshte “kafshat se te ngel ne fyt Rusia, nuk eshte as iraku as Siria..
Ku e gjete ndershmërinë tek rusi ?! Qenke dhe lab! Që jemi të copëtuar në pesë shtete, kjo është vepër e rusëve. Sa më larg t’a mbash rusin, aq më mirë është për Shqipërinë. Mësoni historinë dhe mos ja fusni si « kau pelës ».
Eshte fatkeqesi per Perendimin te behen shtet byth-qi………..sh,rracistesh,vrasjesh te perditshme.
Dhe kjo vjen nga politikat per Igje-moni dhe qellimisht idiote dhe ignorante duke u shpelare “trurin” per “bashkejetese” dhe Globalizim.
Rusia eshte e Ruseve kurse Natua eshte shkaterruese,pushtuese,vrasese.
Kush pergjigjet per Krimet,Vrasjet,Pushtimet e Natos kunder popujve te udhehequr nga Diktatore,kur vete Arabine Saudite e perkedhelni se ka Arin e Zi?
Kurse Iranin qe kerkon Drejtesi per popullin e shtypur te Palestines ne Atdheun e tyre po e sulmoni?
Perralla me Biblos qe eshte “kthyer” ne Pacavure qe edhe ate nuk e zbatoni por mbeshtetni Turqine Islamike?
A ka Hipokrizi me te Madhe se kjo?
PRANDEJ AMERIKA DO TI VEJ FRE’ POLITIKES PRO-TURKE NE SHQIPERI.
Ne Kosove i vuni frè ashtu si duhej me qeverine e rè