Gjatë një interviste televizive drejtuesi politik i qarkurt të Shkodrës nga kampi socialist, Ilir Beqja, ka deklaruar pritshmëritë e partisë për këtë qark në zgjedhjet e 25 prillit.
Beqja theksoi se Partia Socialiste në Shkodër do të arrijë objektivin bazë që janë 4 mandate.
Duke bërë një analizë të situatës politike në veriun e vendit Beqaj deklaroi se sipas pritshmërive që ai ka PS pritet të fitojë në Dibër, dhe të ketë një rritje në qarkun e Kukësit por pa e ndryshuar rezultatin 2-1 në favor të kundërshtarëve.
“E gjithë skuadra jemi në terren, deri tani fushata ka ecur normalisht. Besoj se komunikimet janë të hapura, të sinqerta dhe të drejtpërdrejta, të vogla në numër në terren, por me numra më të mëdhenj online si pasojë e pandemisë. Unë besoj se në Shkodër do të arrijmë objektivin bazë që është 4 mandate.
Unë gjithashtu besoj se situata në Dibër është goxha pozitive për ne, aty mandatet kanë rënë nga 6 në 5. Rruga e Arbërit do të japë efektin e vetë dhe unë parashikoj një fitore në Dibër. Në Kukës nuk presim ndonjë ndryshim nga 2 me 1.
Unë duke qenë drejtues politik i qarkut Shkodër për atë çfarë kam marr nga PS-ja duhet që të sigurojë objektivin bazë prej 4 mandatesh, pavarësisht sa vota merr njëri apo tjetri.
Të vetmit aleatë në këto zgjedhje ne kemi socialistët dhe mbështetësit tanë. Nuk na duhet të bëjmë koalicione parazgjedhore për të arritur fitoren e Partisë Socialiste. Gjykojmë se ja dalim të përballojmë të vetëm këtë garë elektorale në Shkodër” u shpreh Beqaj.
c.r / dita

Aaa te lumt ty ..vodhe sa deshe..e ri na jep akoma leksion
O Dita aman. Po pija kafe e me doli nga hundet duke pare kete surrat ne ate foton siper. Ku e gjetet? Mos na beni per te vjelle. Nuk na mungon aspak ky surrat, dhe nuk u a kemi borxh qe te na prishni energjine pozitive!
Boo ky hajduti, perseri depudet ky !
Ky eshte nje turp
Ja edhe nje nga plehrat e te ashtuquajtures PS, ne vend qe te ishte perpara drejtesise do na ri-zgjidhet deputet….bequa i edvinit…..
“…Beqja theksoi se Partia Socialiste në Shkodër do të arrijë objektivin bazë që janë 4 mandate….”
SEPSE Edi Rama do ti meremetoje Xhamine e Plumbit myftiut Muhamet Sytarit dhe ky i siguron votat Partise Socialiste, (Me gjithese dihet historikisht se kjo xhami KA KENE KISHE KATOLIKE).
Keshtu asht bota ALLISHVERISH, me jep, te te jap.
Nderkaq Myftiu e mban STEMEN E PERANDORISE TURK-OSMAN ne fasaden e xhamise se Parruces, te cilen e ka pare si presidenti i “Republikes se Shqipnise” Ilir Meta si dhe Kryeministri i qeverise shqiptare Edi Rama dhe nuk bajne za as njeni e as tjetri.
RROFTE PERANDORIA PIUSHTUESE OSMANE dhe NEO-OSMANI REXHEP TAIP ERDOGAN.