Të gjitha sondazhet tregojnë se Partia Socialiste është më e pëlqyer nga qytetarët shqiptarë. Sondazhet nuk tregojnë rezultatet finale të zgjedhjeve megjithatë shpesh janë të përafërta.
Duket se “veto” do të vendosen nga Lëvizja Socialiste për Integrim pasi janë votat e saj ato të cilat do të bëjnë të mundur formimin e një koalicioni qeverisës.
Në mesin e një debati se cila nga partitë ka kandidatët për deputet më cilësorë, sondazhi i Antonio Notos dhe Rtv Ora konstaton se 34.9 e qytetarëve vlerësojnë listën e PS dhe Edi Ramës.
30.4% vlerësojnë listën e Bashës dhe aleatëve, 5.5 listën e LSI dhe Monika Kryemadhit.
Pëlqyeshmëria e 2.3% të qytetarëve shkon për listat e partive të reja.
Ndërsa 26.9% janë shprehur se nuk e dinë.
Po si i përgjigjen kësaj pyetje zgjedhësit e partive.
84.6% e zgjedhësve socialistë janë në favor të listës së Ramës, 1.1 vlerësojnë listën e Bashës. 13.7% janë të pavendosur. Në kampin blu, 84.1 vlerësojnë listën Basha, 2.3% vlerësojnë listën e PS, 12.4 janë të pavendosur.
Te LSI 90.2 e zgjedhësve i vlerësojnë kandidatët e tyre më të mirët, 1.5% vlerësojnë ata të PS dhe 1.7% ata të PD. Të pavendosur janë 6.5. Mobilizim ka edhe te zgjedhësit e partive të vogla, ku 95.3% e tyre thonë se kandidatët më cilësore i kanë këto parti.
Një fakt interesant është se PD ka arritur të bindë 23.8% të të pavendosurve nga 6.9% që ka PS dhe 1.8 LSI.
Listat e tjera kanë pëlqyeshmërinë e 4.1% të të pavendosurve ndërsa 63.4% e tyre notojnë akoma në ujërat e “Nuk e di”.
Zgjedhësit që nuk votojnë nuk prishin qejfe mes partive. 14% e tyre vlerësojnë listat e PD-PS, 10.9% LSI, 3.2% partitë e tjera dhe 57.8% shprehen se nuk e dinë./ Ora News
c.r/ dita

Aq mer LSI 5%?
Edhe sikur 1% te marri LSI,,Merr gjysmen e pushtetit dhe e rrun mire DREJTORINE..
Por dihet si gjithmone qe fituesin e vendos LSI-ja, sepse asnjehere keto dy parti te medha nuk harijne te kalojne pragun e 50%.
Mirepo Rama ka ndermend te beje dicka tjeter .
Ai nepermjet Ambasades Amerikane , ka ndermend ti bejne presion Bashes
qe te krijojne nje koalicion PS+ PD qe na duhet ” per te krijuar nje qeveri te perkoheshme deri sa hapen negociatat dhe te pregatitemi per futjen en BE “,
dhe pastaj me vone bejme zgjedhje perseri,
Ne kete menyre Rama kerkon te nxjeri jashte loje LSI-ne dhe te mbaje akoma pushtetin
E gjitha varet nese do te neneshtrohet Basha nga presioni Amerikan apo jo
Dhe kuptohet qe Basha do te nenshtrohet, por qe kjo do shkaktoje peprlasje te madhe ne PD dhe me LSI-ne
Aspak pro Psse per ke di me lexuar sondazhet!vetem socialistete pro socialisteve ketu! Cka nuk befason askkend!
Sigurisht se LSIja edhe partite e vogla do jene vendimtare! Po edhe ma vendimtare do jete pjesemarrjen ne zgevjj!
PS te pakten 74, ketu do jemi.