Sot në ambientet e Gjykatës Speciale të Hagës do të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot në orën 11:00 të paradites, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin para togave të zeza.
Deri më tani nuk dihet se cila do të jetë axhenda e seancës, pasi ende nuk janë bërë publike detajet.
Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si drejtues të UÇK-së.
Prokurorët e Speciales pretendojnë se kanë prova dhe dëshmitarë që dëshmojnë lidhur me krimet e supozuara që kanë kryer të akuzuarit gjatë luftës së Kosovës.
Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe tortura.
Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së, duke përfshirë qytetarë serbë, romë dhe katolikë.
Shumë prej krimeve pretendohet se janë kryer në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”.
j.l./ dita

Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e krijoi AMERIKA (USA).
Kush shkele kete, do te denohet.
Te tjerat jane pallavra.