Serbia ka njoftuar për blerjen e një medikamenti – regeneron – që konsiderohet shumë efektiv në luftën kundër CoVid-19 dhe që i përket grupit të antitrupave monoklonalë.
Lajmi është dhënë nga kreu i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sanja Skodric në një intervistë televizive. Ajo ka shtuar se Serbia bëhet vendi i katërt në Europë që merr këtë medikament pas Gjermanisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke.
Sipas zyrtares serbe, efikasiteti i medikamentit është 95% dhe ai vlen për pacientë që nuk janë hospitalizuar ende duke shmangur përkeqësimin e tyre.
Në thelb kjo ndërhyrje ul presionin ndaj sistemit shëndetësor dhe medikamenti zëvendëson deri diku rolin e vaksinës.
Ajo ka konfirmuar se në prill ose maj pritet të mbërrijë një dërgesë tjetër e këtij medikamenti, çka e vendos Serbinë në krye të listës për menaxhimin e pandemisë, të paktën në këtë fazë.
i.b. / dita

Le te marre shembull ” lideri global ” nga vellai i tij qe kujdeset per popullin e tij dhe mos na tundet sikur ka bere ndonje gje te madhe
Kjo eshte propagande tregtare per Regeneron.
Ky medikament u perdor per Trump, tetor 2020 dhe prej atehere kompania ka bere fushate agresive sidimos ne europe per ta shit shtrenjte. Dhe europa qorre lidhi vertet kontrate te kripur.
OBSH sqaroi se Regeneron megjithe efektivitetin, eshte vec nje nga medikamentet e tjera ne dispozicion. Por ne ndryshim nga to, ky medikament amerikan shitet shume shtrenjt.
Regeneron nuk ka asnje avantazh ndaj medikamenteve te tjera qe justifukon koston e larte.
Serbia politike anoi fort pas Trump ne fushaten e zgjedhjeve amerikane vjet. Dhe diplomatit fashist Grenner atje u prit me tryeza festive te mbushura plot. Nuk eshte cudi qe ne keto blerje Serbise aleate te ndyresires Trump ti jene bere skonto te konsiderueshme me qellim qe ti REKLAMOJE per shitje te shtrenjta budallenjve te Ballkanit.
Ramuti ka bllokuar informacionin per cmimet ne ato dy kontrata vaksinash qe ka siguruar, dhe ket marifet me gjase po e ben prape, kesaj radhe po blen shtrenjte, me kontrate te fshehte, ket medikament amerikan. Ndaj mediat sahanlepirese te tij parapergatisin publikun me lajme “mbi Serbine”.
Nuk dihet nese Ramuti do bleje Regeneron direkt nga amerikani, apo me sekser Serbine, ku do ta hame dhe me keq.
Per shwiptaret me Ramutin e keqja s’paska fund.
Ivermectine per ke do me provuar!