Historia kalon në shumë faza

J L
24 Jan 2015, Pristina, Kosovo --- Albin Kurti (C), the ex-leader of Vetevendosje, together with Nusrete Kumnova (L) , the head of Kosovo's missing people Asociation during protest in Pristina, Kosovo, on January 24, 2015. Clashes with police broke out following a demonstration by several thousand people demanding that the government dismiss one of its three Serb ministers, accusing him of insulting the ethnic Albanian majority.(Photo by Agron Beqiri/NurPhoto) --- Image by © Agron Beqiri/NurPhoto/Corbis

Dilaver Goxhaj

 

Rezultati i fitores së zgjedhjeve nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje mbi 50% të votave popullore në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, e cila është fitore kundër realitetit politik njëzet vjeçar në Kosovë është një luftë kundër korrupsionit, varfërisë, shoqërisë së sëmurë, tarafeve, akraballëkut dhe pasojave si rrjedhojë e tyre gjatë dy dekadave të pasluftës në Kosovë.

LDK, PDK, AAK dhe Nisma  nuk pësuan disfatë në këto zgjedhje thjeshtë për shkak të dhelpërive korruptive të tyre 20 vjeçare. Ato humbën kryesisht  sepse ishin kundër shtetit ligjor e të së drejtës ose, më mirë të themi, kundër formës së re të shtetit me etiketë demokratik por jo demokratik, si kalorës dhe si përfaqësues të klaneve të tyre që po japin shpirt. Kishte ardhur momenti që këto parti duhej të humbisnin prestigjin që u kishte dhënë populli, sepse udhëheqësit e tyre ishin revolucionarë veç në imagjinatën e tyre (kjo e fundit nuk mund të thuhet për Enver Hoxhaj dhe Isa Mustafën), dhe krejt si fisnikëria e dikurshme feudale u bënë, nga njëra anë , përçues të ideve moderne dhe, nga ana tjetër, në të vërtetë përfaqësonin interesat e një klase të korruptuar për mos të thënë gati reaksionare. Drejtuesit e atyre partive lumturinë e quanin si të drejtë vetëm të tyre.

Me një fjalë, nuk duhej lejuar që gjithë interesat të përqendroheshin te “përfaqësuesit” e UÇK-së dhe te idolët e “Presidentit Historik”, prapa parullave të të cilave për liri, pavarësi e “idealet” rugoviste ende fshiheshin ëndrrat për  të drejtën e më të fortit, gjë që përkundrazi, një sfond aktiv shumë thelbësor duhej të bënin ata të besuar si përfaqësuesit e popullit të thjeshtë, veçanërisht të fshatarësisë dhe  elementëve revolucionarë të qyteteve, të veteranëve të vërtetë dhe jo ata të listave të “komandantëve” politikanë, duke u shndërruar veten në zëdhënës së kryengritjes popullore.

Këto janë shkaqet kryesore pse masa e madhe e votuesve në Kosovë protestoi kundër udhëheqjes së këtyre partive, prandaj kjo aristokraci e krijuar gjatë këtyre njëzetë viteve duhej të binte patjetër. Dhe ishte LVV që në këto kushte shfaqi për të disatën herë epërsinë e ideve të saj për mirëqenie të popullit dhe për një shtet ligjor e të së drejtës.

Përsa u përket diskutimeve  të kryetarëve të këtyre partive dhe deputetëve nga radhët e tyre gjatë konstituimit të Qeverisë Kurti 2, në seancën parlamentare të 22 marsit 2021, ata u ngjanin pak si tepër dëshmitarëve të palës akuzuese në gjyq, duke i kërkuar  Kryeministrit Kurti llogari për skandalet e bëra prej partive të tyre si p.sh. për “demarkacionin”, ”zajednicën”, Gjykatën kundër UÇK-së, mosvlerësimin e veteranëve e të invalidëve të luftës etj, gjë që ngjante si një komedi. Perëndive të Greqisë së Lashtë, që u plagosën një herë për vdekje – në formë tragjike – në “Prometeun e lidhur” të Eskilit, iu desh të vdisnin edhe një herë – në formë komike – në “Bisedat” e Lukianit. Kështu ndodhi sot edhe me LDK, PDK dhe AAK në Kuvendin e Kosovës. Pse të jetë e tillë rrjedha e historisë? Me sa duket, qenka e nevojshme që populli të ndahet me gaz me të kaluarën e vet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *